Titulli kampion në NBA do të vendoset në finalen e shtatë dhe të fundit, duke e bërë më të fortë dhe më spektakolare garën.
Meritë e Indiana Pacers, që anuloi “match point” të Oklahoma, duke barazuar 3-3 serinë e përgjithshme.
Në sfidën e gjashtë, Pacers triumfuan në fushën e tyre me 17 pikë diferencë në rezultatin përfundimtar 108-91, duke ndezur edhe një herë shanset për unazat e kampionëve në këtë sezon të basketbollit amerikan.
Skuadra nga Indianapolis u udhëhoq nga dy yjet e saj, Paskal Siakam dhe Tajris Halibarton.Të dy ata shënuan së bashku 30 pikë, por më shumë se kaq ndihmuan skuadrën në fazat e tjera të lojës me topat e kapur në tabelë dhe asiste.
Nga ana tjetër, Shay Gilgous-Alexander nuk arriti të bëjë diferencën për Oklahoma. “MVP” I sezonit të rregullt në NBA, kanadezi ishte shënuesi më i mirë I ndeshjes me 21 pikë.
Kjo është shifra më e ulët e pikëve të realizuar prej tij në finalet e NBA, duke treguar edhe mbrëmjen për t’u harruar të City Thunders.
Tashmë titulli kampion në NBA do të vendoset në finalen e shtatë, që program të dielën, ku pavarësisht kësaj humbjeje, Oklahoma vazhdon të jetë favorite.