• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

35 organizata dhe mbi 730 qytetarë kërkojnë ndalimin e punimeve në Spaç

17:23 : 10/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Qytetarë dhe aktivistë dorëzuan sot një peticion në Ministrinë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për ndalimin e punimeve në ish-burgun e Spaçit, e për rrjedhojë, sipas tyre, parandalimin e tjetërsimit të historisë.

Peticioni, i cili sipas aktivistëve u hartua në gjendje të jashtëzakonshme bëri bashkë 35 organizata dhe 734 qytetarë për vetëm 6 ditë.

“Kjo nuk mbetet me kaq! Ne do të vazhdojmë të gjitha hapat ligjore, ku do të kërkojmë të procedohen penalisht të gjitha autoritetet që nuk kanë ndërhyrë dhe nuk e kanë bërë detyrën siç duhet bërë,” tha aktivisti Edison Lika, gjatë fjalës së tij.

Lika theksoi se kjo ndërhyrje bie ndesh me çdo parim restaurues, por edhe me planin e menaxhimit që vetë qeveria ka miratuar.

Lexo edhe:

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

Lubonja kundër restaurimit: Godinat e rrënuara të Spaçit flasin më tepër se muret e lyera me suva

“Kjo ndërhyrje bie ndesh me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, si dhe me VKM-në shoqëruese nr. 1099: “Për kriteret dhe mënyrat e ndërhyrjes në pasuritë kulturore”, e cila përcakton qartë direktivat për ndërhyrjet restauruese, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me ndërhyrjen që po kryhet aktualisht në këtë zonë,” citohet në deklaratën e shpërndarë nga organizata “Qëndresa Qytetare”.

Arkitektja Entela Spahivogli shtoi se Spaçi është një ndër shembujt sesi shteti shqiptar bën projekte në terr informativ, pa konsultime me publikun dhe grupet e interesit.

“Shteti është i detyruar të ndalojë punimet, sepse ky projekt ka dhënë prova në terren dhe në letër, që nuk është projekti i duhur për Spaçin,” u shpreh Spahivogli.

Ajo përmbylli se të gjithë ata që po akuzojnë aktivistët se po punojnë kundër projektit, duhet të dinë se “jemi ende në fazën e konservimit dhe se projekti i aprovuar është i gabuar”.

Çfarë dimë për ndërhyrjet në Spaç

Në një artikull të mëparshëm, Citizens.al, ka treguar detajet e ndërhyrjeve të parashikuara nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) në strukturat e Spaçit.

Projekti me vlerë rreth 100 mijë euro, po zbatohet nga “Martini Konstruksion & Real Estate”. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit kjo kompani rezulton të mos ketë deklaruar pronarët përfitues.

Nga ekstrakti historik kuptohet se ajo është themeluar në vitin 2008 nga sipërmarrësi shkodran Bernard Martini, fillimisht me emrin “Skela Martini” me objekt kryesor montim, çmontim skelash, punime muresh dhe rikonstruksione.

Më pas, ajo ndryshoi emrin në “Martini Konstruksion & Real Estate” në qershor 2019 kur sipërmarrësi Martini dubloi me rithemelim nga e para “Skela Martini” me ortakë sipërmarrësit Alfred dhe Kujtim Kola.

Kompania “Martini Konstruksion & Real Estate” ka rikonstruktuar galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës apo dhe shkollën 9-vjeçare në Gruemirë të Malësisë së Madhe.

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit/Foto Sidorela Vatnikaj, Facebook.

Punimet në Spaç nisën në fund të muajit maj me një afat prej 56 ditësh (8 javë).

Ato u miratuan më 12 dhjetor 2024 dhe u publikuan për tender publik në janar. Prej atëherë, e deri në fund të muajit mars, IKTK anuloi të paktën tre herë tenderin për mungesë ofertash.

Vlen të theksohet se – sikurse citohet, sipas preventivit të miratuar, por që nuk ka çmimet e afishuara – fillimisht buxheti qe parashikuar me vlerë rreth 40 mijë euro (4,166,282 lekë), më pas në shkurt, te dokumentet e publikuara u vendos fondi prej rreth 100 mijë eurosh (10,705,261 lekë).

Projekti parashikon meremetime në të paktën 8 hapësira: vendroja, komanda, dhoma e takimeve, infermieria, kuzhina/mensa, fjetorja, vendi i apelit dhe tualetet.

Në relacionin teknik grupi i projektit, drejtuar nga arkitektët Genci Tufi e Klejdia Kore dhe inxhinieri Sokol Ismaili, e konsideron ndërhyrjen e nevojshme për ta bërë zonën “të vizitueshme dhe të sigurt”.

Ndërhyrjet cilësohen të pjesshme dhe përshkruhen kryesisht si plotësime muresh, riparime shkallësh, vendosje parmakësh, dyersh dhe dritaresh.

Paralelisht është planifikuar ngritja e një kulle vrojtimi, vendosja e një porte hekuri në hyrje dhe rrethimi me tela me gjemba i disa hapësirave, si për shembull oborri i brendshëm, apo vendi ku bëhej apeli.

Qeveria mbron projektin: “Pjesë e një strategjie më të gjerë”

Pas rreth një jave heshtje publike, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, reagoi më 6 qershor. Ai deklaroi se projekti që po zbatohet aktualisht është “pjesë e një strategjie më të gjerë” që synon “rehabilitimin e vlerave dhe peizazhit në gjendjen sa më origjinale”.

Në këtë pikë, ministri përmendi Planin e Përgjithshëm të Menaxhimit të Spaçit, të miratuar në vitin 2024 me kërkesë të organizatës “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB Albania), e cila është angazhuar edhe për ngritjen e një fondacioni që do të administrojë sitin.

Gonxhja shpjegoi se ndërhyrja aktuale ka marrë përparësi për të mbështetur projektin filmik të regjisorit Namik Ajazi dhe shkrimtarit Visar Zhiti, të cilët kanë shprehur interes për të realizuar një film mbi revoltën e Spaçit të vitit 1973. Sipas tij, qeveria ka vendosur të ndërhyjë pjesërisht për të garantuar “sigurinë dhe krijimin e atmosferës së asaj periudhe kur u krye revolta” por “pa modifikuar kujtesën historike”.

Faksemile nga projekti i miratuar i IKTK-së ku përmendet rindërtimi i tualeteve/Citizens.al

Ministri theksoi se qëllimi i projektit është të sigurojë vazhdimësinë e saj. Në këtë kontekst, ai iu përgjigj kritikëve duke i quajtur disa nga aktivistët që kanë shprehur shqetësime për projektin si “Sanço Panço të politikës së vjetër” – një etiketim që nxiti reagime të shumta.

Një ditë më pas, më 7 qershor, Gonxhja vijoi mbrojtjen publike të projektit, duke theksuar se ndërhyrjet janë “korrekte” dhe “konservuese”. Ai i cilësoi debatet publike si “tymnajë” e krijuar “nga dy foto të punimeve [të papërfunduara] fillestare”.

Në një postim në Facebook, ministri u shpreh se rindërtimi i banjave dhe tarracës së ajrimit “nuk është pjesë e ndërhyrjes, nuk është aprovuar nga IKTK dhe nuk është në kontratë”. Ai shtoi se “çdo përgjegjësi gjatë fazës zbatuese është nën shqyrtim”, duke garantuar transparencë për publikun.

Sipas tij, struktura si rrethimi, porta metalike apo kulla e vrojtimit do të ndërtohen “pas zbërthimit të detajuar bazuar në foto dhe dëshmi historike” dhe do të jenë të çmontueshme për projektet e tjera në vazhdim.

Megjithatë, shqyrtimet e realizuara nga Citizens.al tregojnë se jo çdo informacion është i aksesueshëm publikisht. Ndryshe nga sa deklaron ministri, dokumentacioni i projektit përfshin edhe rindërtimin e tualeteve.

Gjithashtu, në faqen zyrtare të IKTK mungon njoftimi për fituesin e tenderit të punimeve. Lidhja përkatëse në faqen e IKTK-së është e padisponueshme dhe rezulton me mesazhin “404 Page not found”. Ngjashëm edhe njoftimet për anulimin e tenderëve të muajve shkurt.

Ndërkohë, përballë interesimeve për koment apo sqarim publik, as CHwB Albania dhe as IKTK nuk kanë kthyer përgjigje ndaj kërkesave të Citizens.al./ Elira Kadriu, Citizens.al

Etiketa: Burgu i Spaçit

Lajme të lidhura

Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç
AKTUALITET

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

20:16 : 09/06/2025
AKTUALITET

Lubonja kundër restaurimit: Godinat e rrënuara të Spaçit flasin më tepër se muret e lyera me suva

18:57 : 05/06/2025
AKTUALITET

I mbijetoi burgut të Spaçit/ Rrëfimi i 82-vjeçarit: Më thonin “do hash dru para apo pas buke?”

22:53 : 08/11/2024
AKTUALITET

Propozimi i Alibeajt: Burgu i Spaçit e kampi i Tepelenës të kthehen në Muze Kombëtar

12:09 : 01/07/2022
Para

Italia pa trajner! Një tjetër “jo” e bujshme për pankinën pas asaj të Ranierit

TË GJITHA

Leroy Sané largohet nga Bayerni, firmos në Turqi

20:44 : 11/06/2025

Murtaja e bagëtive/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga e gjithë Shqipëria

20:36 : 11/06/2025

BE: Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë përqendrohet te energjia dhe financa

20:33 : 11/06/2025

Ku t’i zgjidhin “hallet” qytetarët në Tiranë? Shqetësuese mungesa e banjove publike në Tiranë

20:30 : 11/06/2025

James Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

20:27 : 11/06/2025

Skandal! Kompania “Driza” shkarkon mbetjet e pulave në liqenin e Shkodrës – VIDEO

20:14 : 11/06/2025

Europiani U-21, Spanja mund Sllovakinë në ndeshjen hapëse

20:12 : 11/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com