• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Robert Losha dështoi, ende pa autor atentati me kallash ndaj të miturve, Proda e mban në detyrë

18:29 : 09/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Strukturat shtetërore në Shqipëri kanë perfeksionuar rregullën e pashkruar të “harresës brenda tre ditëve”, për skandalet apo ngjarjet problematike. Por, për fat të keq, ky rregull po aplikohet edhe për ngjarje të rënda, ku viktimë e atentateve janë fëmijët e vegjël.

Rreth dy muaj më parë, një krim shumë i rëndë tronditi Tiranës. Dy fëmijë të mitur, përkatësisht djali dhe nipi injë biznesmeni të njohur, si edhe dy shoqërues të tyre, u plagosën rëndë, pas një atentati me nuanca mafioze, në zonën e Lundrës, në Unazën e Madhe, pranë Tregut Ushqimor.

Policia deklaroi se u ngrit në alarm për të gjetur autorët dhe, si gjithnjë, premtoi zbulimin e shpejtë të autorëve. Por, kur kanë kaluar rreth 60 ditë, asnjë sinjal nuk është dhënë nga uniformat blu për gjetjen e duarve që lëshuan plumba mbi dy të mitur, të cilët po udhëtonin në automjet mbrëmjen e 17 Prillit 2025.

Jo vetëm që autorët ende nuk janë zbuluar, por askush nuk mbajti përgjegjësi për dështimin në kontrollin e territorit.

Lexo edhe:

Dorëhiqet nga policia Ritvan Pali, Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës

Policia rrethon vilat pa leje të ish-deputetit të PS në Farkë, Koçiu dhe Proda pjesë e Show-ut

Zona ku ndodhi atentati është përgjegjësi territoriale e Komisariatit numër 1, në Tiranë, i drejtuar nga Robert Losha.

Drejtuesi Losha u emërua në këtë detyrë në nëntor të vitit 2024, pas një konkursi të shumëdebatuar të zhvilluar nga kryepolici, Ilir Proda.

Para emërimit në Tiranë, Losha ishte shef krimesh në komisariatin e Elbasanit, ku drejtor ishte vetë Proda, para se të merrte firmën e kryeministrit për të drejtuar Policinë e Shtetit.

Losha ishte vartës direkt i Roven Zekës, i cili, nga ish-shefi i Komisariatit të Elbasanit, u katapultua në Shef të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, detyroi që e mbajti për pak muaj, pasi përfundoi në burg, nën akuzat e korrupsionit.

Pra, shefi i Komisariatit nr.1, Robert Losha, është një prej atyre që patën sukses në “konkursin” e zhvilluar nga Proda, një procedurë, nga e cili, rastësisht dy vartës të kryepolicit në Elbasan, arritën të siguronin vende pëllumbash në Tiranë.

Roven Zeka iku nga qarkullimi, për shkak të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme. Por, Robert Losha, vijon të mbajë fuqishëm pozitat e tij, edhe pse rezulton se ka dështuar në mënyrë spektakolare me zbulimin e atentatorëve të dy fëmijëve të mitur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 të 17 prillit pranë Tregut Agro Ushqimor në Tiranë. Nga një mjet në lëvizje është qëlluar në drejtim të automjetit “G Class”, në të cilin po udhëtonin shtetasit Arenc Sefa, 34 vjeç, Kian Mullahi, 19 vjeç, si edhe dy të miturit, B.D. 11 vjeç dhe M.D. 17 vjeç, djali dhe nipi i pronarit të kompanisë “Pelikani Security”.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia ngriti dyshimet se atentati mund të ishte ngatërrim shënjestre, pasi, thuajse në të njëjtën kohë, u vra në Pllajë të Lezhës 64-vjeçari Gjovalin Prendi, babai i një personazhi të njohur të botës së krimit, Roan Brahimi, edhe ky i vrarë më parë në Greqi.

Por, të dhënat e mëpasshme treguan se të ngatërruarit në këtë histori ishin vetëm uniformat blu. Dy ngjarjet nuk duket se kishin lidhje me njëra-tjetrën, por ato u “ngatërruan” nga shefi i Komisaritit nr.1, Robert Losha dhe vartësit e tij.

Ajo “ngatërresë” e momenteve të para pas atentatit vijon edhe tashmë kur kanë kaluar dy muaj. Policia nuk rezulton të ketë rënë në gjurmë të atentatorëve, megjithëse shefi Robert Losha vijon të shijojë pa asnjë grishje ndërgjegjeje detyrën e tij.

Etiketa: autor atentatidështoiilir prodamiturRobert Losha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dorëhiqet nga policia Ritvan Pali, Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës

09:48 : 06/11/2025
AKTUALITET

Policia rrethon vilat pa leje të ish-deputetit të PS në Farkë, Koçiu dhe Proda pjesë e Show-ut

14:09 : 03/11/2025
AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Ulian Bajramit, Berisha akuza Prodës: Ushtron terror mbi avokatët që të mbyllin gojën

11:06 : 20/10/2025
Para

Debat në Komision/ Ina Zhupa - Fidel Yllit: Jeni bërë njësh me politikën, s’dihet ku fillon Rama e ku mbaroni ju

TË GJITHA

Në makinë me Gilmando Danin, i plagosuri i atentatit në Rinas dyshohet agjent i AMP-së

15:52 : 11/11/2025

Prokuroria turke kërkon mbi 2000 vjet burg për kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu

15:45 : 11/11/2025

Detaje nga atentati në Rinas/ Gilmando Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona, kush e ‘spiunoi’

15:40 : 11/11/2025

Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani

15:32 : 11/11/2025

I kishte shpëtuar dy atentateve më parë, kush është Gilmando Dani i cili u vra në Rinas

15:24 : 11/11/2025

Atentati me një viktimë në Rinas, policia: I plagosuri në gjendje të rëndë shëndetësore

15:21 : 11/11/2025

Atentat tek rrethrrotullimi i Rinasit, viktimë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit/ DETAJE – PAMJE

15:09 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com