• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Ndodh dhe kështu. Teksa të tjerë kërkojnë të drejtën e atësisë për fëmijët e braktisur nga babai, një grua në një fshat të Peqinit kërkon t’ja heqë fëmijës së saj atësinë, pasi e pranon se ky fëmijë nuk është i tij.

Gruaja prej disa kohësh sorollatet dyerve të gjykatës dhe për këtë arsye iu drejtua redaksisë së “Tak Fak”. Gazetarja e emisionit Anxhela Gjiriti, intervistoi nënën e djalit që sot ka mbetur pa përkrahje.

Gruaja tregon se babai biologjik e ka mohuar djalin, ndërsa ajo nuk pranon të qëndrojë me ish-bashkëshortin e saj pasi i gjithë fshati e di që ajo fëmijën e ka me dikë tjetër.

“Unë kam patur konflikte gjithmonë me bashkëshortin tim. Ai jetonte në Greqi dhe në pjesën më të madhe të kohës unë kam jetuar tek prindërit e mi. Në 2019 unë u shkëputa nga ai sepse ai më akuzonte se nuk bëja fëmijë. Gjatë kësaj kohe ai nuk më është përgjigjur për asgjë. Familja e tij më keqtrajtonte, më fyente. Unë më pas krijova një raport me një burrë të martuar që më premtoi se do të ishte me mua pasi me martesën e tij kishte probleme. Por më gënjeu. Ai kërkoi që unë ta hiqja fëmijën por unë kisha vite që tentoja dhe nuk pranova të abortoja. Kur isha 1 muajshe shtatzënë unë erdha tek prindërit e mi. Kur bashkëshorti im e mori vesh, më tha është fëmija im. Ai s’e ka pranuar kurrë këtë dhe këmbëngul madje dhe pas përgjigjes së ADN-së”, tregon gruaja.

Ajo tani kërkon që fëmija e tij të mos ketë mbiemrin e ish-bashkëshortit, pasi ai nuk është i jati.

Lexo edhe:

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

Zbulohet se ku ndodhet luani që kafshoi burrin në kokë, Policia do ta largojë nga banesa

“Unë dua të largohem jashtë, të krijoj një jetë të re pasi fëmija është hiperaktiv ka nevojë për një mjedis tjetër. Unë i jam drejtuar gjykatës për kundërshtim atësie, gjyqi ka mbaruar në 13 shkurt por vendimi akoma nuk është zbardhur. Më dhimbset djali sepse nuk ma pranojnë në shkollë. Unë jam e papunë dhe jetoj me pensionin e babait tim”, vijon gruaja në intervistën për gazetaren Anxhela Gjiriti.

Sot, fëmija e saj nuk mbështetet nga askush, por gruaja është e vendosur t’i qëndrojë pranë dhe ti ofrojë një jetë më të mirë.

“Fëmija im luan me kafshë, kërkon të luajë më fëmijë të tjerë. Dua të iki jashtë, atje i përgjigjen, kurse këtu nuk të sheh asnjë, nuk do ta dijë askush se ku ha fëmija im”, tregon gruaja.

Gjyqi i divorcit po zvarritet pikërisht për vendimin për heqjen e atësisë, dhe pa këto dokumenta gruaja e ka të pamundur të udhëtojë jashtë.

“Kisha vendosur të iki jashtë sepse gjyqi po zvarritet. Kur gjyqi i heqjes së atësisë në shkurt përfundoi, mendova se divorci do të zgjidhej shpejt. Por nga shkurti në qershor unë vazhdoj të pres vendimin për tu zbardhur”, thotë gruaja.

  • Fëmija jashtë martese në gjyq me babain/ Qytetarja në Gjykatën e Fierit, marrin pas 3 muajsh vendimin gjyqësor

Gazetarja e emisionit “Tak Fak” e ndoqi ankesën e qytetares nga Peqini, për zvarritjen e zbardhjes së vendimit të gjyqit për kundërshtimin e atësisë, i cili ka përfunduar që në datën 18 shkurt të këtij viti.

Anxhela Gjiriti bashkë me qytetaren që ka sjellë në redaksinë e “Tak Fak” shqetësimin e saj, iu drejtuan Gjykatës së Fierit, me qëllim zgjidhjen e problemit.

Në Sekretarinë e kësaj gjykate thonë se arsyeja pse vendimi për kundërshtimin e atësisë nuk është zbardhur, është mbingarkesa.

Por ndërkohë, ekipi i “Tak Fak” nuk largohet nga ambientet e gjykatës deri në marrjen e vendimit pasi nuk ka arsye që vendimi t’i shkojë avokatit, por duhet t’ja japin qytetares e cila ishte prezente në ambientet e gjykatës.

Pas disa orësh pritje në gjykatë dhe pasi komunikohet me avokatin e çështjes, mësohet se kërkesa për marrjen e vendimit është dorëzuar në prill nga vetë qytetarja në gjykatën e Lushnjës. Këmbëngulja e gazetares Gjiriti bën që nga ana e gjykatës të premtohet se ditën e hënë do t’i jepet vendimi qytetares, dhe ashtu ndodh.

Të hënën, gazetarja e “Tak Fak” u rikthye sërish në gjykatën e Fierit, e shoqëruar nga qytetarja, ku më në fund vendimi iu dha gruas në dorë.

Pas 3 muaj sorollatje, qytetarja ka në duar vendimin e kundërshtimit të atësisë së fëmijës, me anën e së cilës ajo ka mundësi të marrë dhe vendimin e divorcit, i cili ka mbetur peng i kësaj procedure./ News24

Etiketa: burrinhistoria e pazakonte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025
AKTUALITET

Zbulohet se ku ndodhet luani që kafshoi burrin në kokë, Policia do ta largojë nga banesa

22:31 : 09/04/2025
AKTUALITET

VIDEO +18/ Ndodh në Shqipëri! Luani kafshon në kokë një burrë

18:57 : 08/04/2025
AKTUALITET

Plagosja në Fier/ Melisa nxori në pritë burrin, i dashuri e qëlloi në sy të djalit. Çifti në kërkim prej 5 ditësh

12:38 : 10/01/2025
AKTUALITET

Tronditëse në Sarandë/ Gruaja vret burrin me sëpatë

08:52 : 24/12/2024
AKTUALITET

Korçarja njeh burrin nga një shoqe dhe martohet, ai i merr mbiemrin e zhduket

21:32 : 06/11/2024
Para

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com