• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plehrat e Ishmit pushtojnë Kepin e Rodonit, Zona e (pa)Mbrojtur nuk mirëmbahet, rruga e shkatërruar

20:59 : 29/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare vijoi të ndjekë një problematikën e mbetjeve të shumta që kanë pushtuar bregdetin shqiptar. Një ditë më parë, emisioni investigativ transmetoi masakrën mjedisore në grykëderdhjen e Lumit Ishëm, me mbetje plastike dhe ato spitalore.

Por, përveç bregut të stërmadh në Deltën e Ishmit, plehrat kanë “pushtuar” edhe Kepin e Rodonit. Kamera e Fiksit filmoi bregdetin brenda zonës që menaxhohet nga Kisha Françeskane, ku bidonët plastikë gjenden lehtësisht në vijë të madhe detare.

Madje, plehrat janë pastruar edhe me dhjetëra herë nga punonjësit e Kishës Françeskane, teksa asnjë institucion qendror dhe lokal nuk ka shkuar për t’i pastruar. Fiksi bisedoi me disa punonjës, të cilët thanë se mbetjet vijnë kudo dhe i sjell Ishmi. “I kemi pastruar ne, por asnjë institucion shtetëror nuk ka ardhur. S’kam parë njeri që t’i pastrojë” thotë punëtori.

Brenda Kepit të Rodonit janë dy monumente Kulture, Kisha dhe Kalaja e Skëndërbeut, të cilat duhet të mirëmbahen nga Ministria e Kulturës. Por, as ministria dhe as bashkia e Durrësit apo Njësia Administrative Ishëm nuk ka marrë asnjë masë.

Përveç plehrave, rruga që të çon në zonat e mbrojtura, ku është Kalaja apo maja e Kepit të Rodonit, është tejet e amortizuar. Megjithëse janë shpenzuar miliona euro për ta bërë, ribërë e mirëmbajtur, sërish gjendja është e prishur.

Lexo edhe:

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

Situatë alarmante/ Elbasani 5 ditë nën “pushtetin” e tymit toksik

Fiksi e ka ndjekur këtë problematikë edhe në vitin 2024, teksa ishin akorduar miliona euro por gjendja ishte tejet problematike. Në atë kohë ndërhyri Bashkia e Durrësit, riparoi vetëm disa gropa por ato janë rihapur akoma më të mëdha dhe askush s’ka vënë dorë.

Një punëtor pohon se pushteti lokal vetëm sa e ka mirëmbajtur sporadikisht, por gjendja sa vjen e rëndohet. Ai thotë se punimet e komplekseve që po bëhen e kanë shkatërruar plotësisht.

“Këtu vijnë turistë nga e gjithë bota, Brazili e Argjentina e Largët. Të gjithë ankohen për rrugën. Vijnë nga të gjitha kontinentet dhe është turp se ku kalojnë. Njëri nga Franca çau dhe sadokartin, ja duken shenjat e vajit. Mezi e ka marrë makinën” thotë punëtori.

Kamera e Fiks Fare filmoi që në buzë rrugës, nga fshati Shetaj drejt Kepit të Rodonit, janë hedhur me tonelata me dhera. Mjete të rënda punojnë papushim, teksa përveçse kanë prishur rrugën, i hedhin dherat kuturu. Por, çuditërisht askush s’i shikon! As policia, njësia vendore e pushtetit lokal apo edhe ata të qeverisë qendrore.

Fiksi bisedon me ekspertin e mjedisit Lavdosh Feruni, i cili thotë se gjendja është alarmante në deltat e lumenjve. Sipas tij, duhet një projekt i gjerë, ndërgjegjësim deri në burim mos të kemi këtë lloj masakre.

Feruni thotë se nismat e qeverisë dhe bashkive për plehrat janë problem kudo, dhe këtu s’mund të bënte përjashtim as lumenjtë. Krahas plastikës dhe mbetjeve spitalore, Feruni thotë se në lumenj hidhen edhe mbetje të renda nga fabrikat dhe ato janë më të rrezikshme, pasi me ujin e lumit vaditet dhe mbetjet na kthehen në tryezë. Sipas tij, me këtë lloj ndotje është shumë e vështirë kthimi i gjendjes fillestare./TCH

Etiketa: kepi i rodonitplehra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

19:43 : 07/07/2025
AKTUALITET

Situatë alarmante/ Elbasani 5 ditë nën “pushtetin” e tymit toksik

09:43 : 05/07/2025
AKTUALITET

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin

20:39 : 02/07/2025
AKTUALITET

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

Miliona euro për pastrimin dhe impiantin të shkuara dëm, plehrat pushtojnë grykëderdhjen e Shkumbinit!

21:25 : 12/06/2025
AKTUALITET

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari Elton Arbana xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025
Para

Defender Europë 2025/ Presidentja Osmani: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO

TË GJITHA

Rama: Drejtori i UKT Tiranë kishte 30 këshilltarë në zyrë

10:46 : 11/07/2025

4 vatra zjarri aktive në vend

10:45 : 11/07/2025

Rama: Ermal Dredha i ka sytë gjysmë të mbyllur, financon me dhjetëra mijëra euro një TV privat

10:43 : 11/07/2025

Heqja e tendave, Malaj kritika Ramës: Biznesi i vogël po pengohet për të favorizuar oligarkët

10:30 : 11/07/2025

Pas shkresës në KLP, Rama vijon akuzat ndaj prokurores Gjeli

10:29 : 11/07/2025

Porositi vrasjen e gruas/ Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

10:20 : 11/07/2025

Osmani diskuton me zëvendëssekretarin Landau për bashkëpunimin ekonomik Kosovë – SHBA

10:09 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com