• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Dembélé sfidon Thuram: Jemi miq, por jo në fushë, aq më tepër në finalen e Champions-it

16:50 : 27/05/2025
në SPORT

Ousmane Dembélé po kalon ndoshta sezonin më të mirë të karrierës së tij dhe të shtunën ka mundësinë të hyjë në historinë e futbollit francez, duke fituar Ligën e Kampionëve me PSG.

Ndeshja ndaj Interit do të zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut dhe është ndër më të rëndësishmet për të në karrierë:

“Në 10 sezone si profesionist kam luajtur në Champions League 9 herë, kështu që kjo është arritje e jashtëzakonshme. Shpresoj ta vazhdoj kështu deri në fund të karrierës. Është kompeticioni më i rëndësishëm dhe duam ta luajmë gjithmonë. Nuk të bëhet kurrë zakon, sidomos pa e fituar…, por imagjinoj që pastaj dëshiron ta përsërisësh sërish vitin tjetër”.

Për kujtimet e para në Champions: “Debutova me Borussia Dortmundin, më kujtohet ndeshja e parë kundër Legia Varshavës. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Pastaj e kam luajtur Ligën e Kampionëve me Barcelonën, ku qëllimi ishte gjithmonë të fitohej. Tani jam te PSG, kam luajtur dy gjysmëfinale dhe këtë vit jam në finale”.

Ndikimi i Luis Enrique: “Trajneri erdhi me një ide shumë të qartë. Ka ndryshuar shumë gjëra, përfshirë edhe mentalitetin e lojtarëve. Mundohemi gjithmonë të japim maksimumin, sidomos sepse PSG ka ambicien për ta fituar këtë trofe për herë të parë. Edhe unë kam ndryshuar shumë. Tani luaj ndryshe, kam më shumë liri në fushë, nuk jam i detyruar të qëndroj në qendër si numër 9, përpiqem të krijoj hapësira dhe të sjell kaos në mesfushë”.

Lexo edhe:

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

“Top i Arte”/ Mediat e huaja: Yamal favorit për të fituar trofeun

Për bashkëlojtarët e rinj: “Kvaratskhelia dhe Doué u përshtatën shpejt me stilin e lojës dhe me atë që kërkon trajneri. Na pëlqen shumë të sulmojmë dhe të mbrohemi si grup. Kemi uri për trofe. Kemi mentalitet fituesi dhe mbështesim njëri-tjetrin. Konkurrenca brenda skuadrës është thelbësore që çdo lojtar të japë më të mirën”.

Për ndjesitë para finales së Mynihut: “Mendoj se do ketë shumë përqendrim përpara se të hyjmë në fushë, por edhe disa buzëqeshje, sepse këto janë ndeshjet që i kemi ëndërruar qysh kur ishim fëmijë. Të luash një finale të Ligës së Kampionëve është diçka e mrekullueshme, duhet shumë përqendrim dhe krenari”.

Për kundërshtarin: “Shpresojmë të fitojmë, por nuk do të jetë e lehtë kundër këtij Interi, i cili është vërtet i fortë. E kam ndjekur gjatë gjithë sezonit Interin, sepse aty luan shoku im, Marcus Thuram. Është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur, por në finale gjithçka mund të ndodhë. Unë dhe Marcus jemi miq, por jo në fushë, jo në një finale”.

Etiketa: championsdembelëThuram

Lajme të lidhura

SPORT

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

23:00 : 22/09/2025
SPORT

“Top i Arte”/ Mediat e huaja: Yamal favorit për të fituar trofeun

20:46 : 22/09/2025
SPORT

Fund i hidhur në Champions për Shkëndijën, Europa League, objektivi i ri

19:53 : 12/08/2025
SPORT

Kualifikueset e Champions/ Rangers fiton në shtëpi, surprizën e bën kampioni i Qipros

22:45 : 05/08/2025
SPORT

Champions/ Shkëndija Tetovë-Qarabag, publikohen formacionet zyrtare

19:17 : 05/08/2025
SPORT

Champions/ Shkëndija përballet me Steauan në Bukuresht, formacionet zyrtare

18:46 : 30/07/2025
Para

'Kakistokracia': Kur më të paaftët marrin pushtetin

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com