• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parku i Liqenit, qokë fushate për Noizyn! Firmëtarja hesht, xhandarët e Bashkisë ‘mundje’ me gazetarin

21:12 : 23/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektorale, Sekretarja e Përgjithshme e Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licencimit në Bashkinë e Tiranës, Jonida Halili, firmosi nën kamuflimin e ligjit “për shfrytëzimin e hapësirës publike” lejen për dhënien e rreth 43.000 m2 në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Sheshimi i hapësirës, gërmimi duke hequr barin, shkurret dhe pemët, janë në fokus të punës që ka nisur prej disa ditësh në park, dhe kjo masakër mjedisore në mes të mushkërisë së vetme të mbetur në Tiranë, po bëhet, sepse më datë 31 maj, Noizy do të organizojë një koncert me DJ të huaj, ku do të marrin pjesë mijëra fansa të muzikës elektronike. E gjithë kjo masakër mjedisore po bëhet në kurriz të qytetarëve të Tiranës, vetëm për t’i bërë qokën Rigels Rajkut, të cilit mesa duket nuk i mjaftojnë sheshet e mëdha që ka kryeqyteti, por i pëlqen natyra, pavarësisht dëmit që do t’i shkaktohet, duke përsëritur historinë njëlloj me të famshmin Sunny Hill të Dukagjin Lipës, babait të Dua Lipës, i cili u prit si një hero kombëtar nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë Erion Veliaj, i cili sot është burgosur me urdhër të SPAK.

Nëse bëhet një vëzhgim i thjeshtë në Google Earth, në përditësimin e datës 9 prill 2022, zona për të cilën po flasim ka qenë tërësisht e pyllëzuar, por në përditësimin e datës 21 tetor 2022, dy muaj pas koncertit të Dua Lipës, vihet re se zona e ka humbur ngjyrën e gjelbër. Në përditësimin e datës 7 tetor 2023, vihet re një ndryshim i vogël në kthimin e zonës në situatën fillestare, po ashtu dhe në muajin prill 2024, ndërsa sot, jemi në kushtet kur edhe ato pemë të mbjella pas koncertit të Dua Lipës me taksat e qytetarëve të Tiranës, janë shkulur për t’i lënë vend çakullit dhe zhavorrit, eskavatorëve, kamionëve, rrulave. Aktualisht zona e gjelbëruar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, është kthyer në shesh-punim për mjetet e rënda, e mbushur me materiale ndërtimi për të bërë gati terrenin për montimin e skelave, e gërryer anës saj, duke dëmtuar florën dhe faunën përreth.

“Dëmi është evident. Në një hapësirë kaq të madhe, llogaritet ekuivalente me 100 mijë banorë në Tiranë që privohen nga hapësira e gjelbër. Nuk duhet të ndodhte kjo gjë, të prishej kjo hapësirë. Ky park duhej të ruhej në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk e shoh të mundshme të kthehet në gjendjen fillestare. Po të angazhohen prapë rruspaku e fadromat, të heqin gjithë këtë shtresë, toka mund të vitalizohet për 1 vit, por nëse mbetet kështu do shumë vite të tjera të kthehet siç ishte”, shprehet ambientalisti Lavdosh Feruni, për të cilin, përgatitja e këtij terreni, mund të ketë të tjera prapaskena.

“Unë shoh që ky shtrim që është bërë këtu është me qëllim afatgjatë, ndoshta për ta kthyer këtë territor në një territor të pjesës urbane dhe të përjashtohet nga pjesa e Parkut të Liqenit. Ndoshta dikush ka menduar diçka, ndonjë investitor strategjik të bëjë diçka këtu. Le ta bëjnë koncertin, ka sheshe plot Tirana për koncerte të tilla pa prishur parkun”, thotë ai.

Ndërhyrja me mjete të rënda në mes të Parkut të Liqenit, ka shqetësuar jo pak edhe qytetarët e Tiranës, shumë prej të cilëve e shfrytëzojnë këtë hapësirë për qetësi dhe ajër të pastër.

Lexo edhe:

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

“Uaaaa e tmerrshme! S’më pëlqen. Nuk ka pse të ndërhyhet te natyra për të bërë këtë gjë. Shkatërrim domethënë. 100% e padrejtë. Kjo është lulishte, është park, gjelbërim. S’e kuptoj pse është nevoja për një koncert të prishësh komplet gjelbërimin. Si nuk u rregullua ky vend apapapa. Shumë keq është. Popullësi e madhe, gjithandej beton. Këtu u mbollën disa pemë, tani janë shkulur prapë. Unë s’jam dakord për asnjë pëllëmbë zhavorr këtu. Duhet të reflektojnë ata të tjerët që marrin këto vendime”.

Dhe meqë jemi te reflektimi dhe personat që marrin vendime, “Piranjat” kërkuan informacion pranë Bashkisë Tiranë, për statusin aktiv të Parkut të Liqenit, kufijtë e tij, ligjshmërinë e ndërhyrjeve dhe ndërtimeve në këtë park, mundësinë e ndotjes nga prania e mijëra personave që do të marrin pjesë në koncert dhe dëmin e mundshëm që mund të shkaktohet. Gjithashtu, me një shkresë të dytë, u interesuan për një studim të mundshëm me ekspertë dhe ambientalistë, dëmet apo rikuperimet, investimet, kontraktorët, përfitimet, por siç ndodh thuajse gjithmonë me Bashkinë e Tiranës dhe drejtoritë në varësi, nuk dhanë asnjë përgjigje.

Ndaj, për të mësuar më shumë se pse është dhënë një leje e tillë për qokë, me pasojë shkatërrimin e mjedisit dhe pa bërë asnjë konsultim me qytetarët apo ekspertët, “Piranjat” vendosën të pyesin vetë firmëtaren, por ajo heshti, ndërsa roja i zellshëm i Bashkisë bëri detyrën dhe znj. Halili u largua pa dhënë asnjë shpjegim. Gazetari i “Piranjave”, Freard Rista, pati një komunikim të dytë me znj. Jonida Halili, por ajo sërish heshti, ndërsa kësaj here xhandarët nisën të praktikonin mundje greko-romake me gazetarin./ Piranjat

Etiketa: Bashkinë e TiranësJonida HaliliNoizypiranjat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

20:57 : 10/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025
AKTUALITET

 Et’hem Aga i gatshëm të kandidojë për Bashkinë e Tiranës: Nuk ja kthej shpinën luftës!

22:46 : 24/09/2025
AKTUALITET

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

Sinan Idrizi dhe Refik Halili dhunojnë gazetarët e Piranjave (Video)

19:39 : 13/09/2025
AKTUALITET

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025
Para

Banda e "Visit të Pojës"/ Lirohet avokati Tragaj dhe dy të tjerë, mbeten në burg 11 të akuzuar

TË GJITHA

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025

Portugalia miraton projektligjin për ndalimin e burkës dhe nikabit

20:33 : 18/10/2025

Humb jetën 35-vjeçarja në Kuçovë, piu fotoksinë

20:20 : 18/10/2025

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com