• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Zbulohet se kush është i penduari i parë i drejtësisë shqiptare

22:32 : 21/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

Vrasja e Astrit Kalajës në Tiranë, Fox News: Simptomë e rrënimit të sistemit të drejtësisë

Emisioni “Inside Story” ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë në Shqipëri.

Dokumenti është firmosur në shtator të vitit 2005, vetëm pak  muaj pas miratimit të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Në Shqipëri në vitin 2004-2005 u përgatit për herë të parë për të futur institutin e të penduarit dhe prokuroria për krime të rënda në atë periudhë ka filluar me të penduarit e parë. Sigurisht që ishte përvojë e re, përvojë e cila rezultoi e suksesshme në goditjen e disa grupeve kriminale që merreshin qoftë me kontrabandë të mallrave apo njerëzve, me krimin e organizuar që ishin aktiv me bandat e armatosura në disa pjesë të territorit’ u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror

Personi i parë që mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë është Fatmir Zotaj. Akt marrëveshja e parë e firmosur nga ish Prokuroria për Krime të Rënda u hartua me 7 pika. Pika tre e saj njihte statusin e bashkëpunëtorit.

Prokurorët marrin përsipër që t’i njohin të hetuarit statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, si dhe të gjitha përfitimet që i siguron ky status. Ata marrin përsipër  t’i argumentojnë gjykatës dhe t’i kërkojnë që, në këmbim të të dhënave dhe fakteve të ofruara nga bashkëpunëtori i drejtësisë, në varësi nga rëndësia e tyre, uljen e dënimit apo edhe përjashtimin e tij nga dënimi.

“Ai funksionoj që në momentin e parë, që në muajt e parë ne bëmë bashkëpunëtorin e parë të drejtësisë dhe zbuluam një nga ngjarjet më të mëdha që ishin bërë në atë peridhë, por kam përshtypjen që edhe sot që flasim nuk ka ndodhur një ngjarje aq e madhe saç ishte kontrabanda e cigareve në portin e Durrësit” u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.

“Mendoj që edhe prokuroria e krimeve të rënda ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në hetimin dhe në përfaqësim e gjykim, të çështjeve penale shumë të rënda, ka patur një rol të jashtëzakonshëm. Por, ka qenë struktura e parë në RSH që krijoj metodika dhe e ngriti nivelin e hetimit në një stad që nuk ishte parë më parë në Shqipëri” u shpreh Vladimir Mara, Prokuror i SPAK.

Zotaj, luajti një rol kyç në zbulimin e një grupi të madh kriminal që merrej me kontrabandë në Portin e Durrësit. Pas katër ditëve marrje në pyetje dhe bisedimeve intensive me prokurorinë, ai pranoi të bashkëpunojë. Atij i’u mor në mbrojtje edhe familja.

Prokurorët marrin përsipër, gjithashtu, që nëse u kërkohet nga pala në marrëveshje, të fillojnë menjëherë procedurat dhe të argumentojnë marrjen e masave të posaçme të mbrojtjes për bashkëpunëtorin e drejtësisë, apo personat e afërm dhe të lidhur me të, sipas ligjit “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë”.

“Policia e Shtetit ka struktura të posaçme, e cila merret me mbrojtjen e dëshmitarëve dhe mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të drejtësisë e cila funksionon normalisht pranë institucioneve shqiptare’ u shpreh Vladimir Mara, prokuror i SPAK.

“Janë dy kohë jo shumë të largëta në fakt, por janë dy struktura të cilat koha i ka vendosur përballë këtyre krimeve dhe secila prej tyre mendoj se kanë pasur një rol shumë të rëndësishëm, si Krimet e Rënda, ashtu edhe struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot” u shpreh Vladimir Mara, Prokuror i SPAK.

Akt Marrëveshja është dokumenti që flet për përballjen e kriminelit me të vërtetën. Për zgjedhjen e tij për të shpëtuar veten dhe për të çuar drejtësinë përpara. Ai bëhet armik i sistemit kriminal ku bënte pjesë. I tillë është rasti i Nuredin Dumanit, pentitos që ka tronditur më shumë se kushdo botën e krimit.

‘Përveç faktit përfitimit ligjor që ka një bashkëpunëtor drejtësie, mund të ketë edhe arsye personale që mund të ketë ndaj anëtarëve të grupit ku ata janë pjesë ose për arsye që ndjen një farë pendese për veprimet e kryera gjatë veprimtarisë së tyre kriminale. Kjo shihet rast pas rasti’ u shpreh Artur Prenga, ZV/Kryetar i Gjykatës Elbasan./Top Channel

Etiketa: bashkepunetordrejtesiaeugen beciFatmir Zotaji parii penduaripentito

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

21:05 : 12/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Astrit Kalajës në Tiranë, Fox News: Simptomë e rrënimit të sistemit të drejtësisë

09:34 : 12/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025
AKTUALITET

Salianji: Drejtësia e re po përdoret për hakmarrje politike dhe personale

21:22 : 26/09/2025
Para

Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

TË GJITHA

Sekretariati i Etikës përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi për 15 ditë

10:12 : 20/10/2025

Sulmet e Izraelit, 45 persona humbin jetën në Gaza

10:08 : 20/10/2025
Vrasja e Selavdi Shehaj

Porositi vrasjen e Selavdi Shehaj për 150 mijë €, arrestohet në Dubai trafikanti i drogës Altin Sinomati

10:07 : 20/10/2025

Keydata: Çmimet e apartamenteve në 3-mujorin e dytë 2025 janë trefishuar krahasuar me 2005

09:56 : 20/10/2025

VIDEO/ Merr flakë bagazhi, avioni “Air China” bën ulje emergjente

09:47 : 20/10/2025

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, bojkotohen gjyqet për 5 ditë

09:27 : 20/10/2025

Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

09:14 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com