• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

100 vjetori i KLSH/ Shehu: Misioni ynë, mbikëqyrja e përdorimit të drejtë të fondeve publike

11:48 : 20/05/2025
në AKTUALITET

Kreu i KLSH-së, Arben Shehu nga foltorja e Kuvendit ka mbajtur një fjalim në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Shehu bëri bilancin e 100 viteve KLSH e cila ka vepruar në kushte dhe kohë të ndryshme duke nisur nga periudha e monarkisë, te regjimi i centralizuar i pasluftës, deri te faza e tranzicionit demokratik pas viteve ’90.

Shehu theksoi se gjatë kësaj kohe, institucioni ka ruajtur misionin e tij thelbësor: mbikëqyrjen e përdorimit të drejtë të fondeve publike.

“Është një nder i veçantë që sot, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kremtojmë së bashku përvjetorin e 100-të të themelimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit – një institucion që për një shekull ka kontribuar në forcimin e kulturës së llogaridhënies dhe përmirësimin e qeverisjes në menaxhimin e financave publike.

Ky përvjetor përfaqëson një moment historik jo vetëm për KLSH-në, por për gjithë zhvillimin institucional të Shqipërisë moderne. E themeluar në Maj 1925, në një etapë vendimtare për konsolidimin e shtetit shqiptar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka qenë i pranishëm në çdo fazë të transformimit të administratës publike.

Lexo edhe:

Ambasadori Italian: KLSH rol kyç në integrimin europian të Shqipërisë

Andi Tela: Merrnin paratë e USAID dhe hanin dreka në restorante

Përgjatë një shekulli, ai ka vepruar në kushte të ndryshme historike dhe politike – nga periudha e monarkisë, te regjimi i centralizuar i pasluftës, deri te faza e tranzicionit demokratik pas viteve ’90. Gjatë kësaj kohe, institucioni ka ruajtur misionin e tij thelbësor: mbikëqyrjen e përdorimit të drejtë të fondeve publike.

Pas miratimit të Kushtetutës së vitit 1998 dhe reformave të mëvonshme, KLSH mori një rol të qartë si organ i pavarur kushtetues. Ai ka qenë aktiv në përshtatjen e standardeve të auditimit sipas modeleve më të avancuara, si dhe në rritjen e përgjegjshmërisë institucionale.

Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare si INTOSAI dhe EUROSAI, si dhe bashkëpunimi rajonal, ka ndihmuar në zhvillimin profesional të audituesve dhe në forcimin e praktikave të mira, duke rritur ndjeshëm cilësinë e veprimtarisë sonë.

Ky përvjetor është edhe një rast për të nderuar përkushtimin e brezave që e kanë ndërtuar këtë institucion. Kontributi i tyre ka lënë një trashëgimi të çmuar për administrimin e drejtë dhe efikas të financave shtetërore. Kjo trashëgimi ka ndihmuar në ndërtimin e besimit të qytetarëve tek institucionet shtetërore, duke garantuar një menaxhim financiar që mbështetet jo vetëm në efikasitet, por mbi të gjitha në ndershmëri, transparencë dhe përgjegjshmëri.

Të nderuar pjesëmarrës, dëshiroj gjithashtu të shpreh mirënjohjen time të thellë që kemi sot mes nesh: përfaqësues të institucioneve supreme të auditimit nga vende partnere, përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, drejtues të institucioneve të pavarura dhe të administratës publike, akademikë, përfaqësues të universiteteve, organizata të shoqërisë civile, partnerët tanë institucionalë vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe në veçanti përfaqësues të medias, e cila në Shqipëri është ngritur mes vështirësive në një nivel të vërtetë institucional, dhe për të cilën në emër të institucionit dua të shpreh një mirënjohje të veçantë. Pjesëmarrja juaj në këtë aktivitet është jo vetëm një vlerësim për Kontrollin e Lartë të Shtetit, por edhe një dëshmi e mbështetjes për institucionet e shtetit shqiptar.

Të nderuar të pranishëm,

100 vite histori nuk janë thjesht një rrugëtim për t’u përkujtuar, por një bazë e fortë për të ndërtuar të ardhmen. Kontrolli i Lartë i Shtetit do të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet profesionale, të adoptojë teknologji moderne dhe të qëndrojë në dobi të interesit të përbashkët.

Ky përvjetor është jo vetëm një pikë ndalese për të vlerësuar rrugëtimin tonë, por edhe një pikënisje për një angazhim të ri për të ndërtuar një të ardhme më të përgjegjshme, më efikase dhe më të ndershme në shërbim të qytetarit.

Dua të ritheksoj se Kontrolli i Lartë i Shtetit do të qëndrojë besnik ndaj misionit të tij kushtetues në sinkron me interesin e shtetit dhe në thelb të çdo shqiptari. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesin publik dhe të çdo shtetasi shqiptar, me përkushtim ndaj parimeve të shtetit të së drejtës dhe të mirëqeverisjes. Jam i bindur se rruga jonë e përbashkët do të vijojë me bashkëpunim të qëndrueshëm, shkëmbim të ndërsjellët dhe mbështetje reciproke për të ndërtuar institucione më të forta dhe administratë më të përgjegjshme.

Ju falënderoj edhe një herë për praninë tuaj sot, për vlerësimin që i keni bërë këtij përvjetori, dhe për mbështetjen që i ofroni vazhdimisht misionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, tha Arben Shehu.

Lexo edhe:

100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE

Etiketa: Arben Shehufodnekrijimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ambasadori Italian: KLSH rol kyç në integrimin europian të Shqipërisë

17:54 : 16/04/2025
Lajmet e Dites

Andi Tela: Merrnin paratë e USAID dhe hanin dreka në restorante

22:12 : 03/02/2025
AKTUALITET

Braçe sulmon mediat, kreu i KLSH “i mbyll” gojën: Janë avokat i shoqërisë shqiptare

12:56 : 29/10/2024
AKTUALITET

Shtyrja e raportit të KLSH, Bardhi-Shalsit:Po e bëni për të shantazhuar Arben Shehun

12:40 : 02/09/2024
AKTUALITET

BIRN: Raportimi i KLSH në Kuvend “mbahet peng” nga Eduard Shalsi

16:36 : 25/07/2024
AKTUALITET

Tabaku debat me Shalsin: Po sulmoni KLSH-në se denoncon skandalet e qeverisë

15:15 : 19/07/2024
Para

Veliaj bën bilancin e 100 ditëve të para në burg: Po më sulmojnë mua dhe familjen time

TË GJITHA

Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vret komandantin iranian

16:18 : 13/06/2025

Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula, “kyç” gojën para togave të zeza

16:15 : 13/06/2025

Zyrtare/ Kontratë 6-vjeçare, Real Madrid paguan 63 milionë euro për 17-vjeçarin argjentinas

16:12 : 13/06/2025

Një variant i ri i Sars Cov 2 po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi, ja cilat janë simptomat

16:09 : 13/06/2025

Kush janë “kokat” e larta të ushtrisë së Iranit që u vranë nga sulmet e Izraelit

16:06 : 13/06/2025

Florian Wirtz transferohet te Liverpool, klubi anglez paguan 116 milionë paund për 22-vjeçarin

16:01 : 13/06/2025

“Punësime elektorale”/ Si u fry administrata publike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit

15:48 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com