Armando Broja nuk është as në stol në ndeshjen që Everton po zhvillon ndaj Southampton.
Shqiptari është dërguar në tribunë nga trajneri David Moyes, i cili për të tretën ndeshje me radhë nuk i rezervon asnjë minutë Armando Brojës.
Sulmuesi i kombëtares në dy ndeshjet e fundit ka qëndruar në stol, ndërsa këtë të dielë do të jetë në tribunë.
Duke përfshirë edhe ndeshjen me Chelsean, ku nuk mund të aktivizohej si i huazuar, kjo është ndeshja e 4 që Broja nuk zbret në fushë.
23-vjeçari pritet që në fund të sezonit të rikthehet të Chelsea, por edhe të londinezët nuk preferohet. Kështu që gjatë verës pritet që Broja të gjejë një tjetër skuadër.