• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ilir Shtufi, Mark Luli dhe Aida Dushku ndryshojnë projektin, nga 14 e ngrenë “çibanin” 41 kate te Garda!

20:28 : 03/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një aferë e stërmadhe është gatuar në një nga pronat më të lakmuara publike, ku me vendime të dyshimta, territori i ish-Gardës së Republikës, në hyrje të Liqenit Artificial, është tjetërsuar. Godinat dhe garnizoni i Gardës, që ka funksionuar në atë vend që prej kohës së italianëve, po shndërrohet dita-ditës në një kantier të stërmadh, ku jepen dhe ndryshohen lejet sipas oreksit të njërës apo tjetrës palë.

Madje ndryshohen edhe studimet e të gjithë zonës, teksa leja fillimisht ishte për 14 kate dhe tashmë ka shkuar në 41 kate. Me vendime të befta të të gjithë zinxhirit, prona fillimisht u shkëmbye dhe më pas po me vendime të dyshimta leja u ndryshua. Kaq shumë “ndere” kanë bërë pronarët e pronës dhe firmës që ka marrë lejet?

Faksimile: Vendimi i KKT-së në datën 24 dhjetor 2024 për miratimin e lejes së ndërtimit

Sipas dokumenteve, Këshillit Kombëtar i Territorit, në datën 24 dhjetor 2024 ka vendosur “për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin godinë me funksion hotel ‘Nova Hotel Five Star”, zyra, shërbime dhe banim 35 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”.

Vendimi përcakton se projekti ka një sipërfaqe totale prej 45.400 metër katrorë, e cila është e shpërndarë në funksione të ndryshme për të mbështetur nevojat e përdoruesve dhe për të optimizuar përdorimin e hapësirave. Objektit i janë dedikuar 3 funksione kryesore; zyra, banim dhe hotel. “Çdo funksion është organizyar në mënyrë që të ofrojë kushte optimale për aktivitetet përkatëse duke sugjeruar një përvojë të kënaqshme për përdoruesit” thuhet në vendim.

Lexo edhe:

Izraeli godet një kullë në Gaza, 27 të vdekur

Raimond Cimbi i koncesioneve qindra milionëshe në shëndetësi merr leje për kullë në ish Bllok

Në foto: Projekti i kullës që do të ngrihet te territori i ish-Gardës së Republikës

KKTU ka përcaktuar se zyrat janë të shpërndara në një krah të objektit dhe shtrihen nga kati 0 deri në katin 16. Ky sektor përfshin një sipërfaqe prej 8.000 m2.

Më pas janë hapësira për hotelin që është gjithashtu i shpërndarë në një krah të objektit dhe shtrihet nga kati 0 deri në katin 16. Ky sektor ka një sipërfaqe prej 2,650 m2.

Më pas janë hapësirat e banimit që zhvillohet mbi katin e 18 dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 20.350 m2. “Do të jenë gjithsej 6 kate nëntokë që janë të dedikuara për parkim dhe ambiente teknike” thuhet në vendim.

Faksimile: Firma Ferro është në pronësi të z. Ilir Shtufi dhe Mark Luli

Firma ndërtuese e këtij projekti ka ndryshuar disa duar, ku deri në vitin 2008 aksioner ka qenë edhe z. Arben Pëllumbi, deputet i PS-së dhe i shpallur investitor strategjik nga qeveria së fundmi.

Ajo quhet Ferro Beton Construction Co dhe është në pronësi të z. Ilir Shtufi dhe Mark Luli.

Faksimile: Në dokumentet e lejes thuhet se pronar i truallit është Ilir Shtufi dhe znj. Aida Dushku

Po, ku do të ndërtohet çibani 41 kate? Sipas dokumenteve, kulla do të ndërtohet në ish-pronën shtetërore në te ish-Garda e Republikës. Në letra shkruhet se pronarë aktualë janë z. Ilir Shtufi dhe znj. Aida Dushku.

Po në këto dokumente, përcaktohet se projekti ka si qëllim të thyejë barriera dhe të krijojë një lidhje organike mes qytetit dhe parkut. “Duke nxjerrë përtej kufijve aktualë të Gardës dhe një pronë private, do të krijohet një hapësirë prej rreth 45.000 m2 që do të jetë plotësisht e aksesueshme për publikun. Kjo do t’u ofrojë qytetarëve një mundësi të re për tu angazhuar me natyrën dhe për të shikuar hapësira të hapura dhe të gjelbëruara duke përfshirë parqe infrastrukture të re dhe objekte publike” shkruhet rëndom në këto dokumente.

Faksimile: Në vitin 2020 qeveria vendosi që të shkëmbejë truallin aktual me një tjetër pronë në hyrje të Liqenit Artificial

Në datën 23 shtator 2020, qeveria mori një vendim me numër 763 për shkëmbimin e një sipërfaqe të pronës shtetërore “Garda e Republikës, Garnizon” me një pronë në hyrje të Parkut.

Bëhet fjalë për pronën që po ndërtohet çibani 41 kate dhe një tjetër pronë e zonjës Aida Dushku. Pronat janë me sipërfaqe 1470 metra, ku qeveria vendosi që të bëjë këtë shkëmbim, me shoqërinë “Dushku S.A”.

Në foto: Projekti fillestar ka qenë 14 kate, i denoncuar nga Belind Këlliçi disa vite më parë

Disa vite më parë, ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, denoncoi ndërtimin te territori i Gardës së Republikës. Ai tha se me leje të diskutuara u mor një vendim për ndërtim të një pallati 14 katësh.

Por, koha kaloi dhe numri 14 u kthye nga ana tjetër, duke e bërë pallatin plot 41 katësh. U ndryshuan studime dhe u bënë projekte të reja, me qëllim që çibani i radhës të ishte sa më i lartë. Madje, në një territor ish-shtetëror dhe në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial./VoxNews

Etiketa: Aida Dushkugarda e republikeshotel ‘Nova Hotel Five Star”Ilir ShtufikulleMark Luli

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli godet një kullë në Gaza, 27 të vdekur

18:17 : 05/09/2025
AKTUALITET

Raimond Cimbi i koncesioneve qindra milionëshe në shëndetësi merr leje për kullë në ish Bllok

12:57 : 01/09/2025
AKTUALITET

Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë, kërcënoi të afërmin me armën e shërbimit/ EMRI

10:30 : 22/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Makina e Gardës së Republikës përdoret për të shmangur trafikun në Lushnje

21:11 : 10/08/2025
AKTUALITET

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025
AKTUALITET

Karamuça i ngul “Saranda Tower” 32 katëshe qytetit bregdetar

13:40 : 02/08/2025
Para

Atentati ndaj biznesmenit Bujar Nasufi/ Doreza gjysmë e djegur e autorit, prova e fortë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com