• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“200 mijë lekë në muaj për të thithur oksigjen”, shteti nuk e rimburson

21:17 : 02/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Stop” ndodhet në Tiranë në familjen Hasanaj, ku kryefamiljari Tomor Hasanaj është i diagnostikuar me sëmundje kronike mushkërish.

Në 5 vitet e fundit gjendja e tij është rënduar dhe mjeku i Sanatoriumit i thotë se duhet të bëjë terapi me oksigjen 24 orë në banesë.“5 vjet ka gjendja është rënduar. Ky shtrohet çdo 6 muaj në sanatorium sepse sëmundja është kronike sa i përket mushkërive. Mjekët thanë që ky duhet të rrijë me oksigjen 24 orë në shtëpi sepse në spital nuk mund ta mbajmë gjithë jetën. Tani marrim bombolën me oksigjen të cilën e paguajmë, e kemi pasur 25 mijë lekë për 5 ditë. Mirëpo unë mbush edhe këtë bombolën që e merr me vete, paguaj taksi, paguaj dhe punëtorë transportin që ma sjellin brenda, më shkon 30 mijë lekë për 5 ditë. Më shkon gati tek 200 mijë lekëshi. Ne pensionin e kemi unë e kam 290, kurse ky e ka 230. Një pension do të shkojë për rimbushjen e bombolës së oksigjenit”, tha bashkëshortja e Tomor Hasanajt.

Kostoja e oksigjenit shkon 200 mijë lekë në muaj, sa është pensioni i njërit prej të moshuarve ndaj ata e kanë të pamundur ta përballojnë. Për shkak të kostos së lartë ai shprehet se gjatë natës kursen oksigjenin, që për të është në fakt vetë jeta.

“E kam për 24 orë, unë për rezerva e mbaj natën. Nuk e çoj as tek 2 dhe as tek 3, e çoj tek 1 që të ndihmoj edhe vetveten për nga ana ekonomike, të kursej”, tha Tomor Hasanaj.

Lexo edhe:

15.2% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat mjekësore, kryeson kosto e lartë, rekord në Europë

Arritje në mjekësi! Shkencëtarët amerikanë krijojnë dy antibiotikë të ri falë IA

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor miraton listat e barnave të rimbursueshme, por këtu qytetari nuk gjen zgjidhje. Në këtë institucion nuk kanë asnjë informacion për rimbursimin e oksigjeno-terapisë.

Qytetarja: Daja, që vuan nga sëmundja e mushkërisë, dhe i kanë rekomanduar, që të bëjë oksigjenoterapi. A mundet ta bëjë nëpër qendra shëndetësore, a poliklinika?

Informacioni: Ky është problem, që ne si fond, Fondi i sigurimit të detyrueshëm, nuk merremi me këtë pjesë. Që do të thotë, që nuk kemi ndonjë informacion për këtë.

Qytetarja: E kuptoj!

Informacioni: Se nuk është në ato, e përcaktuar tek ne.

Informacioni: Nuk besoj, se e kanë Qendra shëndetësore. Po te spitali nuk të dhanë ndonjë infromacion për këtë?

Qytetarja: Jo!

Informacioni: Nuk besoj, që qendrat shëndetësore, apo poliklinikat, të japin oksigjenoterapi.

Qytetarja: Në këto raste…

Informacioni: Mundohu ta marrësh te spitali, se si ta menaxhosh mbrapa, të të japi informacion. Është diçka, që shkon përtej funksionit tonë. Më kupton? Nuk merremi me atë pjesën, po…

Spitalet dhe poliklinikat kryesore në kryeqytet thonë, se qytetarët duhet të zgjidhin vetë çështjen e trajtimit me oksigjen.

Qytetarja: Kam dajën, që vuan nga sëmundja e mushkërive. I ka rekomanduar, që të bëjë oksigjenoterapi. Po ajo, që dua të di unë, është, nëse atij ia mundëson Qendra Shëndetësore, ku ai është?

Doktoresha: Jo! Asnjë qendër shëndetësore…

Qytetarja: Poliklinikë?

Doktoresha: Nuk pranojnë. Specialitetet, siç jemi ne, që jemi poliklinikë specialitetesh, ne jemi si institucion për shërbim dhe konsultash të planifikuara. Oksigjenoterapia është terapi, që rekomandohet nga mjekët spitalorë. Kur vjen puna për zgjidhjen e problemit në shtëpi, ngelet individuale për ta zgjidhur, siç u zgjidh edhe në covid, ku shteti ty s’të dha në covid suport me oksigjen, thotë po ka nevojë për oksigjen, bëje në shtëpi, në spital, por nuk ta ofron asnjë qendër shëndetësore, se nuk e kemi tagër.

Qytetarja: E kuptova!

Pak kohë më parë janë bërë ndryshimet në listën e barnave të rimbursueshme dhe oksigjenoterapia nuk është parë e arsyeshme të përfshihet. Mjeku Ilir Alimehmeti, shprehet se kjo procedurë duhet t’u sigurohet nga shteti pacientëve kronikë.

“Oksigjeni është thelbësor për jetën, pa të nuk ka jetë, që do të thotë se nëse nuk e merr atë kemi direkt dëmtim të shëndetit dhe jetës, kjo në varësi se sa është nevoja e tij për oksigjen. Kemi parë shumë mirë në disa sëmundje të rënda se sa oksigjeni ka qenë i nevojshëm në sasi tejet të mëdha duke qenë se është gaz thelbësor për jetën, është e detyrueshme që sistemi shëndetësor ta mbuloj këtë. Njësoj si ilaçet thelbësore për jetën është edhe oksigjeni, madje është dhe më thelbësor. Të paktën në ato kushte shtëpiake që ata kanë të paktën të lehtësohen nga kostot e përdorimit të oksigjenit dhe oksigjeni të jetë i ofruar nga sistemi shëndetësor shtetëror. Pra të kemi sigurinë dhe për cilësinë e tij sepse nuk është vetëm çështja e kostos, por dhe e cilësisë së tij”, tha mjeku Ilir Alimehmeti./tvklan

Etiketa: mjekesioksigjenrimbursim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

15.2% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat mjekësore, kryeson kosto e lartë, rekord në Europë

13:32 : 29/08/2025
BOTA

Arritje në mjekësi! Shkencëtarët amerikanë krijojnë dy antibiotikë të ri falë IA

18:43 : 14/08/2025
AKTUALITET

Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për drejtoreshën e APP, 2.3 mln lekë për kurimin e Reida Kashtës

21:23 : 31/07/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet e Bankers/ Nga rryshfeti për TVSH-në, tek ulja e çmimit të energjisë nga ERE dhe PCG e drejtorëshës së AIDA-s

13:11 : 21/07/2025
AKTUALITET

Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO

12:42 : 17/07/2025
AKTUALITET

Zbulimi tronditës i Chiesi/ CFO Pharma dhe Bioplus skemë gjigante mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve

17:08 : 14/07/2025
Para

Dhunoi gruan në kokë në mes të lokalit, çfarë ndodhi me burrin agresor

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com