Kristi Fufi, 19-vjeçari i cili u dhunua me sende të forta mbrëmjen e sotme në rezidencën me vila “Long Hill” në zonën e Lundrës në Tiranë është djali i ish-deputetit të PD-së Mhill Fufi.
Burime bëjnë me dije se autorët e ngjarjes kanë kërkuar fillimisht për të riun, të cilin më pas e kanë gjetur në një lokal. Agresorët kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar 19-vjeçarin duke e goditur.
Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar. Kristi Fufi ka marrë lëndime në kokë dhe trup dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se ka qenë vetë Mhill Fufi, ai i cili ka bërë denoncimin në Polici, teksa ende nuk dihet se kush janë autorët.