• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shitës trëndafilash me precedentë penalë, kush është emigranti i parë që u dëbua nga kampi i Gjadrit

09:03 : 21/04/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Sa i ka kushtuar Italisë kthimi në Bangladesh i emigrantit të parë (dhe për momentin i vetmi) i ndaluar në qendrën e riatdhesimit në Gjadër?

Jo më pak se 6.000 euro – dhe kjo është një vlerësim minimal – duke marrë parasysh se shpenzimet kanë qenë të paktën dyfish më të larta se kostoja mesatare e një dëbimi, që vetë ministria e Brendshme italiane e ka përditësuar për vitin 2024 nga 2.500 në rreth 2.800 euro. Kjo pa përfshirë udhëtimet e përsëritura mes Italisë dhe Shqipërisë.

Shitësi i trëndafilave që donte të kthehej në shtëpi

Fahim, 49 vjeç, nga Bangladeshi, shitës trëndafilash në restorantet e Romës, me disa precedentë penalë të lehtë dhe pa leje qëndrimi. Ai do të mbahet mend si i pari që është dëbuar nga qendra e Gjadrit, por jo nga Shqipëria. Sepse protokolli i nënshkruar me Tiranën nuk e parashikon dëbimin direkt nga territori shqiptar – për të dhe të gjithë të tjerët që do të ndjekin të njëjtën rrugë, është e nevojshme rikthimi në Itali përpara fluturimit të dëbimit.

Historia e tij është treguar ditët e fundit edhe në emisionin e Rai-t “Il Cavallo e La Torre”. Fahim u ndalua gjatë një kontrolli në Romë dhe u shpall emigrant i parregullt, fillimisht u dërgua në qendrën e Ponte Galeria. Duket se ai vetë kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer në vendlindje dhe nuk kishte ndërmend të kundërshtonte dëbimin, që mund të ishte kryer lehtësisht direkt nga Roma brenda pak ditësh.

Lexo edhe:

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

Ukraina riatdheson trupat e më shumë se 1.200 ushtarëve të vrarë

Katër udhëtime në shtatë ditë

Por kur duhej të paraqitej përpara gjyqtarit, Fahimi u mor papritur dhe u transferua në Brindisi (udhëtimi i parë), prej nga u nis me anije (udhëtimi i dytë) drejt portit të Shëngjinit, bashkë me 39 migrantë të tjerë. Në Shqipëri qëndroi vetëm një javë, më pas u kthye në Itali (udhëtimi i tretë), dhe prej andej (udhëtimi i katërt dhe i fundit) u nis më në fund me avion drejt Bangladeshit.

Shpenzime të shumëfishuara

Mungesa e transparencës mbi atë që ndodh në qendrën e Gjadrit nuk lejon informacion të detajuar, por duke marrë parasysh se çdo i dëbuar shoqërohet nga dy policë, kostot për çdo udhëtim shumëzohen me tre. Kështu, një dëbim që mund të kryhej nga Italia përmes kostos standarde prej 2.800 euro, është shoqëruar me një sërë shpenzimesh të panevojshme për udhëtimet Romë–Brindisi, Brindisi–Shqipëri dhe kthim për tre persona.

Dhe kush kërkon azil, duhet të kthehet në Itali

Udhëtime të tjera janë bërë të domosdoshme për rikthimin në Itali të tre emigrantëve të tjerë të transferuar në Gjadër para pak ditësh: dy prej tyre për shkak të problemeve të shëndetit mendor që (me vonesë) janë konsideruar të papajtueshme me mbajtjen në qendër, dhe i treti sepse ndërkohë ka kërkuar azil. Ndryshe nga sa kishte deklaruar ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Romë kanë vendosur se një migrant që pret dëbimin, por ndërkohë kërkon azil, nuk mund të mbahet në Shqipëri. Për pasojë, edhe ai është rikthyer në Itali – duke krijuar një precedent që mund të shkaktojë një përplasje të re mes gjyqësorit dhe qeverisë.

/ Burimi: La Repubblica

Etiketa: Gjadritkampiriatdhesimshites trendafilash

Lajme të lidhura

Kampi i Gjadrit
AKTUALITET

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

20:52 : 18/06/2025
BOTA

Ukraina riatdheson trupat e më shumë se 1.200 ushtarëve të vrarë

14:56 : 11/06/2025
AKTUALITET

I sapokthyer nga kampi i Gjadrit, vetëvritet emigranti maroken: Më mirë në burg se në atë qendër!

20:18 : 21/05/2025
AKTUALITET

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

22:58 : 20/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria, kampi i përqëndrimit italian

19:29 : 25/04/2025
AKTUALITET

Kryhet riatdhesimi i emigrantit të parë nga kampi i Gjadrit

19:34 : 19/04/2025
Para

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

TË GJITHA

“Oreksi” i Izraelit për luftë në Gaza kërcënon marrëdhënien e tij me BE-në

08:46 : 23/06/2025

Rusia nuk ndal sulmet ndaj Ukrainës, 6 viktima në Kiev

08:44 : 23/06/2025

Vijon aktiv zjarri në kodrat e Pilurit në Himarë

08:43 : 23/06/2025

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

08:29 : 23/06/2025

Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, shkrumbohet banesa

08:23 : 23/06/2025

Këmbimi valutor 23 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:20 : 23/06/2025

Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran, pas bombardimeve amerikane

08:20 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com