• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Uji në Tokë mund të jetë krijuar që në fillim, studimi i ri sfidon teoritë ekzistuese

21:28 : 19/04/2025
në NDRYSHE

Pyetja për origjinën e ujit në planetin tonë mbetet ende pa një përgjigje përfundimtare, ndërsa teori të ndryshme ofrojnë shpjegime të kundërta.

Tani, një studim i ri paraqet prova të reja që mund të ndryshojnë mënyrën se si e kuptojmë këtë çështje.

Toka njihet si “Planeti Blu” për shkak të oqeaneve të saj të mëdha me ujë. Por nga vjen i gjithë ky ujë? Është një pyetje që ka qenë objekt diskutimi në shkencë për shumë kohë. Një teori sugjeron se uji ka origjinën në rajonet e jashtme të sistemit diellor dhe është sjellë në Tokë nga asteroidë dhe kometa.

Një teori tjetër pohon se uji ishte tashmë i pranishëm në materialin shkëmbor të Tokës së hershme dhe është liruar gradualisht me kalimin e kohës. Por cila është e vërteta?

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Oksfordit tani pretendon se ka gjetur prova që mbështesin një nga këto teori. Ata kanë analizuar një lloj të lashtë dhe të rrallë meteoriti, të njohur si kondrite enstatite – të cilat kanë përbërje shumë të ngjashme me Tokën e hershme, rreth 4.5 miliardë vjet më parë. Kjo sugjeron se ato mund të kenë qenë ndër “blloqet ndërtuese” të Tokës.

Studiuesit analizuan nga afër një prej këtyre meteoritëve, i cili është gjetur në Antarktidë, dhe zbuluan gjurmë të hidrogjenit brenda tij. Ndërsa pjesë të tjera të meteoritit, që tregonin çarje dhe papastërti si ndryshku, kishin shumë pak ose aspak hidrogjen.

Lexo edhe:

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

Përfundimi i tyre: Hidrogjeni në këta meteorë duhet të ketë qenë i pranishëm që në formimin e Tokës. Dhe nëse Toka është formuar nga i njëjti material, atëherë është shumë e mundur që uji i saj e ka origjinën pikërisht aty. Sipas studiuesve, kjo gjetje vë në pikëpyetje idenë e mëparshme që uji në Tokë është sjellë kryesisht nga kometat dhe asteroidët e sistemit të jashtëm diellor pas formimit të planetit.

“Ne tani besojmë se materiali nga i cili u formua planeti ynë – dhe që mund ta studiojmë përmes këtyre meteoritëve të rrallë – ishte shumë më i pasur me hidrogjen sesa kemi menduar më parë,” tha bashkëautori James Bryson në një deklaratë.

Sipas udhëheqësit të studimit, Tom Barrett, rezultatet e tyre ofrojnë prova të rëndësishme që mbështesin teorinë se uji është primordial – domethënë, ka qenë në Tokë që në fillimet e saj. Studimi u publikua në revistën Icarus.

Etiketa: TokaUji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025
AKTUALITET

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Paketa e maleve”/ Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro

18:50 : 17/10/2025
AKTUALITET

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Plagë, qepje dhe dosje mjeko-ligjore/ Konflikti për copën e tokës kthehet në dhunë barbare mes fqinjëve

21:27 : 03/10/2025
Para

Skandali me shefat e policisë rrugore, Karamuço: Ja çfarë ka firmosur Roven Zeka

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com