• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Shaqirit i rikthehet shkëlqimi në Basel, pas ngecjes së karrierës në MLS

22:14 : 18/04/2025
në SPORT

Rilindja e Xherdan Shaqirit pas largimit nga Chicago Fire dhe rikthimit te Basel këtë sezon – si dhe golat e tij me bollëk në pranverë – kanë bërë që skuadra zvicerane të marshojë drejt titullit të parë në ligën elitare zvicerane pas tetë vjetësh.

Statusi i Shaqirit si lojtar kyç në klubin e tij të qytetit ku është rritur – të cilin e kishte lënë në vitin 2012 për t’iu bashkuar gjigantit gjerman Bayern Munich u bë i qartë me dy gola mbresëlënës fundjavën e kaluar në fitoren 4:0 ndaj rivalit tradicional, Zurich.

“Shikoni rezultatin, nuk ka nevojë për fjalë të tjera”, tha kapiteni 33-vjeçar për fitoren që i ndihmoi Baselit ta sigurojë një epërsi prej gjashtë pikësh në një garë të ngushtë me gjashtë ekipe.

Me të majtën e tij të famshme, Shaqiri e goditi topin fort duke e dërguar në një hapësirë të ngushtë mes shtyllës pingule dhe traversës, dhe në fund në rrjetën e portës. Ai pastaj e shënoi golin e dytë nga gjuajtja e lirë.

Tani, me 13 gola, Shaqiri është golashënuesi më i mirë në Superligën zvicerane, që është rekord personal, si dhe ka 14 asistime në vetëm 28 ndeshje.

Lexo edhe:

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

Shaqiri vijon të shkëlqejë në Zvicër, sulmuesi udhëheq Baselin drejt fitores

Nëse e shënon një gol kur Baseli ta mirëpret skuadrën Yverdon të hënën, Shaqiri do ta barazojë numrin e golave që kishte shënuar gjatë dy vjetëve e gjysmë në MLS me Chicago Fire.

Chicago përfundoi me bilanc negativ në secilin nga tri sezonet e Shaqirit atje dhe nuk ka arritur të kualifikohet në fazën play-off që nga viti 2017 – po atë vit kur përfundoi edhe seria e Baselit si kampion i tetëfishtë radhazi në Zvicër.

Ajo seri nisi në sezonin debutues të Shaqirit, 2009-2010, i cili përfundoi me pjesëmarrjen e tij të parë në një Kupë Bote, si një talent 18-vjeçar.

Ai nuk shënoi gol në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut, por e bëri këtë në tre Botërorët pasues, si dhe në tri Kampionate Evropiane nga viti 2016 deri në vitin 2024.

Një gol të paparë ndaj Skocisë në qershorin e kaluar Shaqiri e shënoi në ndeshjen e vetme ku ai luajti titullar në pesë ndeshje në Euro 2024, pasi e kishte humbur vendin e padiskutueshëm në një Zvicër shumë mbresëlënëse, që u eliminua në çerekfinale nga Anglia, pas penalltive.

Shaqiri realizoi penalltinë e tij, pasi hyri në lojë si zëvendësues në kohën shtesë, në atë që ishte paraqitja e tij e fundit me përfaqësuesen në ndeshjen e tij të 125-të.

Ai u pensionua nga kombëtarja pas turneut dhe, një muaj më vonë, u pajtua ta prishë kontratën me Chicago Fire, në një vendim që klubi e përshkroi si “në interesin më të mirë të të gjitha palëve”.

Shaqiri – i lindur në Kosovë u rikthye menjëherë te Basel, klub me të cilin kishte nisur karrierën në moshën 8-vjeçare dhe me të cilin kishte fituar ligën zvicerane në secilin prej tri sezoneve të tij të para.

Pas largimit nga Basel për herë të parë, kur u zëvendësua nga një Mohamed Salah i ri, Shaqiri e fitoi një medalje të Ligës së Kampionëve me Bayernin në sezonin e parë. Ai fitoi një tjetër në vitin 2019 me Liverpoolin – si shok skuadre i Salahut – edhe pse nuk luajti në asnjërën finale.

Baseli ka luajtur për herë të fundit në Ligën e Kampionëve në vitin 2018 dhe do të marrë pjesë në rundet kualifikuese në gusht, nëse ekipi i Shaqirit arrin ta ruajë epërsinë prej gjashtë pikëve ndaj Servette kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje.

Pa barrën e udhëtimeve të gjata nga Shtetet e Bashkuara për të luajtur për kombëtaren, Shaqiri e ka menaxhuar më mirë gjendjen fizike përgjatë këtij sezoni zviceran, i cili do të përfundojë me ndarjen e ligës në një grup kampionati mes gjysmës së sipërme të 12 ekipeve.

“Ne po e vendosim ritmin”, tha Shaqiri duke folur për një seri prej katër fitoresh ku ka shënuar katër gola.

“Të shohim çfarë do të bëjnë të tjerët”, përfundoi ai./REL

Etiketa: baselshaqiri

Lajme të lidhura

SPORT

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

20:01 : 24/05/2025
SPORT

Shaqiri vijon të shkëlqejë në Zvicër, sulmuesi udhëheq Baselin drejt fitores

22:32 : 21/04/2025
SPORT

VIDEO/ Gol spektakolar nga goditja e dënimit, Shaqiri kalon në avantazh Zvicrën

21:20 : 26/03/2024
SPORT

Zyrtare/ Mesfushori shqiptar transferohet nga Grasshoppers te Basel-i

19:50 : 07/02/2024
SPORT

Shaqiri: Kosova duhet të rregullojë stadiumin, turp ta shikojë bota me atë fushë

14:27 : 20/11/2023
SPORT

VIDEO/ Xherdan Shaqiri me këtë super gol kalon Zvicrën në avantazh

18:54 : 15/10/2023
Para

“Ishim në festë”/ Zbardhet dëshmia e badigardit: S’kam konflikte! Po shkonim...

TË GJITHA

Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

19:28 : 01/06/2025

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

17:47 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com