• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, i ulin për investimet

08:23 : 18/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Vitin e kaluar, shpenzimet e pushtetit vendor arritën gjithsej në 74 miliardë lekë, nga të cilat pjesën më të madhe e zunë shpenzimet e personelit me 46% të totalit nga 43% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2023.

Në anën tjetër, pesha e shpenzimeve për investime ra më tej në vitin 2024. Ky zë vitin e kaluar zuri 19% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor nga 24% në vitin 2023.

Shpenzimet për personelin vendor po rriten vit pas viti për dy arsye. E para lidhet me transferimin e funksioneve të pushtetit qendror tek ai vendor, si rrjedhojë e zbatimit të reformës së decentralizimit dhe e dyta, nga rritja e pagave për administratën vendore nga shtatori i vitit, me një efekt shtesë në total 3 miliardë lekë.

Rezultatet tregojnë se performanca e investimeve në bashkitë e vendit nuk po ecën me të njëjtat ritme si investimet në burimet njerëzore.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, vitin e kaluar pushteti vendor realizoi vetëm 43% të programit të investimeve më 2024. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë, ose më pak se gjysma e programit.

Lexo edhe:

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

Paaftësia e bashkive për të alokuar investimet vjen në një kohë kur ato janë para nevojave të mëdha për të investuar sidomos në infrastrukturën e rrugëve lokale vendore.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se fondin më të madh të investimeve e kishte Bashkia e Tiranës me rreth 18 miliardë lekë më 2024, por ka arritur të investojnë vetëm 6,1 miliardë lekë ose 34% të programit.

Bashkia e Durrësit e cila është mikpritësja kryesore e turistëve në vend dhe me nevoja të mëdha në infrastrukturën vendore ka realizuar vetëm 50% të programit të investimeve për vitin 2024. Nga rreth 4 miliardë lekë të programuara ka realizuar vetëm 2 miliardë prej tyre.

Në bashkitë me qendër prefekture shihet se Vlora kishte realizimin më të dobët me vetëm 17% të programit. Më 2024 u investuan vetëm 251 milionë lekë nga 1,4 miliardë lekë që ishte programi vjetor.

Bashkia e Vlorës ka të zhvilluar turizmin detar me vijën bregdetare më të bukur në vend, teksa nevojat për investime sidomos në menaxhimin e mbetjeve dhe furnizimin me ujë ende janë të mëdha.

Reforma territoriale më të mëdhatë e dekadës së fundit synoi të rrisë pavarësinë e bashkive dhe kapacitet e tyre duke transferuar më shumë burime financiare dhe kompetenca. Por gati 10 vite pas zbatimit të kësaj reforme, ende ka paqartësi dhe konfuzion ndërmjet funksioneve themelore.

P.sh. pushteti qendror ka transferuar shërbimet e zjarrfikësve dhe mirëmbajtjes së rrugëve lokale, pyjeve etj., tek vendori, por nuk i ka shoqëruar me fonde.

Bashkitë vuajnë nga mungesa e kapaciteteve të afta njerëzore për të menaxhuar projekte zhvillimi në favor të komunitetit. Pushteti vendor ka një peshë të madhe për të cilësinë e jetesës së komuniteteve ku ato ushtrojnë funksionet./MONITOR

Etiketa: investimepersonelipushteti vendorshpenzimet|Bashkite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

08:05 : 01/11/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025
AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme, ja sa do të jetë fondi nga KQZ

17:58 : 13/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
Para

Pse Kina po e shfaq mbizotërimin e saj me minerale të rralla në luftën tregtare me SHBA-në?

TË GJITHA

Lë pas historinë me Donald Veshajn, Beatrix Ramosaj kapet mat me partnerin e ri në Amerikë/ FOTO

15:59 : 15/11/2025

U arrestuan për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, gjykata lë të lirë dy policët

15:47 : 15/11/2025

Anglia ashpërson ligjin e emigracionit, preken shqiptarët

15:38 : 15/11/2025

Nga Gjirokastra në Korçë, mjegulla pushton juglindjen

15:33 : 15/11/2025

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

15:19 : 15/11/2025

Përfshihet nga flakët qendra shëndetësore në Sukth

15:05 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com