• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, kopshtari rrëfen si u zhvendos trupi i pajetë

16:56 : 16/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit Golden ku mendohet se ka ndërruar jetë dhe më pas është zhdukur Jani Prengës në janar të vitit 2021 ka rrëfyer detaje në sallën e gjyqit për ngjarjen.

Kopshtari ka treguar se ka parë 4 persona të zbrisnin nga një makinë Range Rover dhe më pas t’i kërkonin zhvendosjen e një trupi në një automjet tjetër si edhe një kazëm e një lopatë.

“Në këtë seancë Festim Bexhdili ka rrëfyer se teksa ka qenë duke punuar në kompleksin Golden në Shijak teksa bënte punën e kopshtarit ai ka pohuar se kishte parë një mjet Range Rover të futej në garazh nëntokësor nga i cili kanë zbritur 4 persona të armatosur  dhe teksa është afruar dhe i ka pyetur se çfarë kërkonin i kanë thënë se duan 4 bidona me ujë. Personat nuk i ka identifikuar se nuk i njihte por referuar dialektit të tyre ishin persona nga veriu. Ai është bindur urdhrave të tyre edhe për zhvendosjen e një trupi të pajetë nga Range Rover drejt një automjeti Fiat Doblo automjet në pronësi të kompleksit”, raportoi gazetari Armand Bajrami.

I pyetur nga prokurorët në sallë Bexhdili tha se ishte ndjerë i frikësuar dhe se ishte bindur urdhrave të tyre. Nuk e ka njohur viktimën dhe nuk e dinte se cili ishte personi i pajetë, por ka rrëfyer se të njëtët persona i kanë kërkuar edhe një kazëm dhe lopatë që ua ka vënë në dispozicion.

Lexo edhe:

Rrëmbyen 68-vjeçarin për t’i marrë para, Prokuroria dërgon për gjykim 4 autorët dhe vajzën që e futi në kurth

Rrëmbeu dhe dhunoi fizikisht një shtetase, vihet në pranga 58-vjeçari/ EMRI

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Behar Dibra, ai ka pasur kontradikta në dëshminë e tij.

Festim Bexhdili është larguar me të njëjtin mjet nga kompleksi. Përpos pamjeve filmike në sallën e gjyqit ai ka thënë se nuk është  larguar me atë automjet por me një tjetër. Becçdili pretendoi se kishte gabuar kur kishte thënë që trupi ishte zhvendosur nga Range Rover në Fiat Doblo, por duke përfshirë edhe një mjet të tjerë. Pra nga Range Rover të një Mercedez dhe më pas te Fiat Doblo.

Ai ka përmendur edhe praninë e Altin Hajrit i dyshuar dhe i pandehur për këtë ngjarje, ku sipas tij gjatë kohës që këta persona ndodheshin në garazhin nëntokësor u kishte kërkuar llogari 4 personave që ndodheshin në garazh.

Në GJKKO u zhvillua seanca e radhës për Dritan Rexhepajn dhe disa të tjerërve të akuzuarve për rëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës të ndodhur në janar 2021. Në këtë proces përveç Dritan Rexhepajt i cili është ekstraduar së fundmi në Shqipëri të tjerët gjykohen në mungesë.

Në seancën e sotme në kafazin e xhamtë bashkë me Rexhepajn ka qenë edhe Festim Beçdili i akuzuar, gjykuar e dënuar në një proces të ndarë të veçuar. Bizhdili kopshtar në kompleksin Golden aty ku ka ndërruar jetë dhe më pas është zhdukur pa gjurmë ka dëshmuar mbi momentet e fundit. Ai është i dënuar më herët me burgim të përjetshëm po rigjykohet në apelin e Posaçëm pas vendimit të gjykatës së lartë./A2

Etiketa: jani prengarrembim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëmbyen 68-vjeçarin për t’i marrë para, Prokuroria dërgon për gjykim 4 autorët dhe vajzën që e futi në kurth

09:31 : 16/10/2025
AKTUALITET

Rrëmbeu dhe dhunoi fizikisht një shtetase, vihet në pranga 58-vjeçari/ EMRI

12:21 : 15/10/2025
AKTUALITET

Rrëmbeu 19-vjeçarin në Sarandë, arrestohet autori/ EMRI

10:21 : 25/09/2025
AKTUALITET

U raportua se një 19-vjeçar u rrëmbye, policia: I riu ndodhet në komisariat

15:28 : 24/09/2025
AKTUALITET

Rrëmbehet një person në Sarandë, policia në kërkim të autorëve/ DETAJET e para

14:37 : 24/09/2025
AKTUALITET

Në kërkim për rrëmbim në Vlorë, kapet në portin e Barit shqiptari. Po arratisej i fshehur në kamion

15:36 : 11/09/2025
Para

Aston Villa nuk pranon eliminimin ndaj PSG-së: Arbitrimi ishte qesharak

TË GJITHA

Me skenarë në duar, publikohen pamjet nga përgatitjet e filmit të Luizit dhe Kiarës

18:09 : 30/10/2025

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com