• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja e BKH me njerëzit e Agron Kapllanajt, gazetarja: Hetuesit ngritën dronin për…

22:01 : 16/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur dinamikën e incidentit të ndodhur një natë më parë në Fier, mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe punonjësve të një biznesi lokal, në pronësi të vëllait të Agron Kapllanajt.

E ftuar në emisionin Open në News 24, Lala tha se hetuesit kishin shkuar në Fier në kuadër të një operacioni të posaçëm dhe kishin ngritur një dron për të ndjekur nga ajri dy subjekte të dyshuara.

Siç tregon ajo, ngjarja ka ndodhur në afërsi të një biznesi në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt. BKH kishte ndaluar në parkimin pranë ambientit dhe kishte filluar veprimet operative, por është përballur me reagimin e një punonjësi të biznesit, i cili u kërkoi llogari për praninë e tyre.

“Ka dalë një nga punonjësit dhe kanë kërkuar llogari pse ata ndodheshin aty. Punonjësit e BKH-së pretendojnë në dëshminë e tyre që konform çdo procedure ligjore dhe se operacioni ishte i një rëndësie të veçantë nuk kanë dhënë shpjegime, por kanë thënë që ndodhemi këtu për arsyet tona dhe kaq, këtu e kanë mbyllur diskutimin. Kanë kontaktuar prokurorin dhe ai ka urdhëruar sërish vijimin e operacionit, deklaroi Lala.

Agjentët e BKH-së janë shprehur se po kryenin detyrat e tyre zyrtare dhe se ndodheshin në hapësirë publike.

Lexo edhe:

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

Lala: Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallë! Të japin dorëheqjen Koçiu dhe Proda

Sipas Lalës, hetuesit e BKH po vepronin me urdhër të prokurorit dhe përdorimi i dronit u bë për shkak të pamundësisë për të ndjekur automjetet në distancë.

Po ashtu, ajo zbuloi se pasi ka ndodhur debati oficerët e BKH janë larguar dhe nipat e Kapllanajt dhe një një punjës i kompanisë, në aksin Fier-Patos, siç kanë dëshmuar agjentët, kanë dhunuar këta të fundit.

“Ka ndodhur debati aty, oficerët e BKH janë larguar dhe nipat e zotit Kapllanaj të cilët janë të arrestuar dhe një një punjës i kompanisë, në aksin Fier-Patos kanë debatuar me ta, dhe sipas dëshmisë, agjentja e BKH-së, njera është zonjë dhe është rreth të 50 dhe dy të tjerë, kanë pretenduar se janë goditur nga nipat e zotiti Kapllani dhe punonjësi”, tha gazetarja.

Klodiana Lala: “Agjentët e BKH-së kanë pasur një urdhër të prokurorit që në bashkëpunim më forcën e posaçme operacionale të kryenin veprime hetimore shumë të rëndësishme në lidhje me një çështje që prek njerëz të rëndësishëm. Nuk mund të jap detaje më shumë sepse operacioni është duke u zhvilluar dhe ka ditë që po kryen veprime në disa qytete, përfshirë dhe Fierin.

BKH ka vajtur dhe ka qenë në mbikëqyrjen e prokurorit e posaçëm, që ka deleguar ata për veprimet hetimore. Ata u delegojnë detyrat hetuesve të BKH, që janë në dy profile, ata që merren me krimin e organizuar dha ata që merren me korrupsionin.

Në rastin konkret, hetuesit në fjalë që edhe targën që zotëria (Agron Kapllanaj) paradite mbajti një version tjetër ku tha që nuk ekzistonte, janë targa të miratuara me vendim të drejtueses së BKH, nga policia e shtetit, shpesh BKH-ja operon dhe në mënyra të fshehta për të mos rënë në sy kur ndjek subjekte të caktuar. Ka disa taktika që jo çdo njeri mund t’i dijë. Ata kanë shkuar në Fier, janë ndaluar në pjesën e jashtme…. Nuk mund të jap detaje për arsyen sepse nuk më lejohet kategorikisht…

Në momentin që kanë shkuar aty, kanë qëndruar te parkrimi, pa e menduar që mund të kishte problematikë, ka ngritur dronin për të gjurmuar dy automjete që lëviznin në zonë, në pamundësi për t’i ndjekur në distancë, për shkak se ju e dini që qytetet e vogla janë qytetet kua ata bien në sy, është dhënë urdhër që të ndiqeshin dy subjektet që ishin për tu ndjekur, dhe që besoj shumë shpejt do kuptohet e vërteta.

Nga brenda kompanisë së zotit Kapllanaj, biznesi mos gaboj është në emër të vëllait të tij, Shkëlqim Kapllanaj. Ka dalë një nga punonjësit dhe kanë kërkuar llogari pse ata ndodheshin aty. Punonjësit e BKH-së pretendojnë në dëshminë e tyre që konform çdo procedure ligjore dhe se operacioni ishte i një rëndësie të veçantë nuk kanë dhënë shpjegime, por kanë thënë që ndodhemi këtu për arsyet tona dhe kaq, këtu e kanë mbyllur diskutimin. Kanë kontaktuar prokurorin dhe ai ka urdhëruar sërish vijimin e operacionit.

Parkimi është jashtë rrethimit të kompanisë dhe është konsideruar pronë publike. Nuk kanë ndërdyrë në porën, është jashtë rrethimit. Ka ndodhur debati aty, oficerët e BKH janë larguar dhe nipat e zotit Kapllanaj të cilët janë të arrestuar dhe një një punjës i kompanisë, në aksin Fier-Patos kanë debatuar me ta, dhe sipas dëshmisë, agjentja e BKH-së, njerA është zonjë dhe është rreth të 50 dhe dy të tjerë, kanë pretenduar se janë goditur nga nipat e zotiti Kapllani dhe punonjësi.”

Etiketa: BKHKapllanajtklodiana lalaperplasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025
AKTUALITET

Lala: Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallë! Të japin dorëheqjen Koçiu dhe Proda

21:42 : 06/10/2025
AKTUALITET

Klodiana Lala: Veliaj ka informacion që mund të përmbysë qeverinë

21:36 : 03/10/2025
AKTUALITET

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe figurës së Kandidatëve mblidhet për kreun e ri të BKH-së

16:00 : 03/10/2025
AKTUALITET

Takimi sekret në Aruba/ Gazetarja: U fol për leje ndërtimi, personazh qëndror Artur Shehu

21:32 : 29/09/2025
AKTUALITET

A u helmua Nuredin Dumani? Lala: Janë bërë analiza, priten rezultatet toksikologjike

21:59 : 08/09/2025
Para

Kontakti mes Declan Rice dhe Mbappe, UEFA tregon pse u anulua penalltia për Realin

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com