• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fasulet, patatet dhe mishi i pulës, me rritjen më të lartë të çmimeve më 2024

14:30 : 14/04/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Një listë e detajuar me 44 artikuj të shportës, ku dominojnë ushqimet, tregon se ndërmjet janarit 2024 dhe atij 2025, çmimet në shumicën e tyre u rritën më shumë se inflacioni mesatar prej 2.1% i vitit të kaluar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritjen më të madhe të çmimeve në janar 2025 në krahasim me janar 2024 e kishin limonët me 42% më shumë, fasulet me 37.5%, mishi i pulës me 24.4%, patatet me 13.1%, ullinjtë me 12.2%, mishi i vicit me 8.6% etj.

Një kilogram fasule kushtoi mesatarisht 317 lekë në janar 2025 nga 230 lekë në të njëjtin muaj 2024. Ndërsa një kilogram nga mishi i pulës kushtoi 596 lekë nga 479 lekë që ishte në janar 2024 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Gjithashtu zarzavatet dhe bulmetrat u rriten me ritme dy herë më të larta se inflacioni. Në janar 2025 një kilogram domate kushtoi mesatarisht 177,6 lekë 5.2% më shumë se në janar 2024, ndërsa një kg kastravec kushtoi 184 lekë ose 6.3% më shumë se në janar 2024.

Në krahun tjetër 10 artikujt kryesor të shportës shënuan rënie të çmimeve ndërmjet 2024 dhe 2025. Në janar të këtij viti një kg spec kushtoi 14.5% më lirë se në janarin 2024, qepa e thatë 13.2% më lirë, molla-13%, Benzina -1.4%, nafta -8.1%, Gazi -5.8%, Vaji i Lulediellit -5.7%, etj (shiko grafikun e mëposhtëm).

Lexo edhe:

Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët: Do merrem privatisht me ju!

Shtrenjtohet ari në Shqipëri, shkon deri në 12 mijë lekë të reja grami

Çmimet e produkteve të shportës pësojnë luhatje të forta ne periudha të shkurta kohe për shkak të faktorëve që lidhen me rendimentin e prodhimit, mungesën e informacionit me kërkesën në treg, etj.

Në vitet kur ka mungesë prodhimi dhe çmimet rriten për një produkt p.sh. qepën, vitin tjetër fermerët priren te mbjellin më shumë, duke krijuar mbi ofertë dhe çmime të ulëta për sezonin e ardhshëm.

Ecuria e çmimeve në dekadën e fundit tregon luhatje të forta nga viti në varësi të rendimentit të kulturave bujqësore.

Në këto vitet e fundit kur kërkesa në eksport po rritet dhe gjithashtu konsumi vendas po zgjerohet nga numri i lartë i turistëve, prodhimi vendas bujqësor po pëson ulje.

Plakja e popullsisë në fshat, mungesa e mbështetjes financiare për fermerët dhe emigracioni i lartë i të rinjve nga zonat rurale po sjell rënie të prodhimit dhe rritje të çmimeve për shumicën e prodhimeve bujqësore.

Sipas të dhënave zyrtare, prodhimi bujqësor ra për të tretin vit radhazi, ndonëse Shqipëria është konkurruese në Rajon për prodhimin e hershëm për shkak të pozitës së favorshme gjeografike si vend mesdhetar me klimë të ngrohtë./ Monitor.al

Etiketa: 2024CmimiFasuletpatatetrritje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët: Do merrem privatisht me ju!

14:18 : 13/11/2025
AKTUALITET

Shtrenjtohet ari në Shqipëri, shkon deri në 12 mijë lekë të reja grami

20:15 : 24/10/2025
RAJONI

Vjosa Osmani nderohet me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: I dedikohet grave të Kosovës

15:34 : 13/10/2025
AKTUALITET

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

19:53 : 30/09/2025
BOTA

Ari “humbet terren” pas vlerave rekord

19:13 : 17/09/2025
BOTA

Çmimi i arit pëson 30% rritje nga fillimi i 2025-ës! Kush janë blerësit më të mëdhenj

13:22 : 14/09/2025
Para

Lejuan ndërtime pa leje në Mallakastër, pezullohen nga detyra 3 policë dhe 3 punonjës të IMT

TË GJITHA

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, arrestohen 2 autorët (EMRAT)

09:44 : 16/11/2025

Aksidentohet në punë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

09:33 : 16/11/2025

Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet

09:23 : 16/11/2025

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025

Këmbimi valutor 16 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:50 : 16/11/2025

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com