• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Vora është ekip elitar”, Çela: Besa me meritë, jo nga kurrizi i të tjerëve

08:46 : 13/04/2025
në SPORT

Fitorja në Vlorë kundër Flamurtarit, dëshmoi se grupi që drejton trajneri Emiljano Çela meriton edhe Superioren.

Në prag të sfidës mjaft të rëndësishme ndaj Vorës që luhet sot në “Arena e Demave”, për “Panorama Sport”, trajneri Çela sqaron për herë të parë ndjesitë për atë që i ndodhi në stadiumin e Vlorës, por edhe synimet Besës deri në fund të sezonit, përfshi edhe ndeshjet “play off”.

Situata në prag të ndeshjes me Vorën – Çdo fitore të jep ndikim pozitiv në skuadër, aq më tepër ndaj një rivali direkt si Flamurtari. Ekipi gëzon formë shumë të mirë dhe lojtarët kanë fituar besim dhe lirshmëri në lojë. Kemi një konkurrencë shumë të shëndoshë. Gjithsecili është fokusuar të bëjë punën e tij.

A u tregua e butë Disiplina me vlonjatët? Ishte një situatë shumë e frikshme. Pas ndeshjes, shumë tifozë zaptuan fushën, ku dikush e kishte me lojtarët apo stafin e Flamurtarit, e dikush me ne.

Një situatë kaotike dhe shqetësimi im i vetëm ishte të merrja lojtarët e mi dhe t’i fusja shpejt në dhomat e zhveshjes. Kam pasur shumë mesazhe nga tifozë të Flamurtarit dhe qytetarë vlonjatë, që më kanë kërkuar ndjesë për veprimet dhe distancimin prej asaj që ndodhi. Ato veprime nuk e përfaqësojnë qytetarinë dhe tifozerinë vlonjate.

Lexo edhe:

Fatmir Prengajt i përfundon huazimi me Tiranën, kthehet te Vora

Sulmuesi i Vorës thirret nga Kombëtarja, klubi i Superiores krenohet me 28-vjeçarin

Janë dy qytete me tradita, histori e kulturë, si dhe dy klube të vjetra që nuk duhet të nxisin dhunë dhe urrejtje. Njerëzit që vijnë në stadium kanë përgjegjësi shumë të madhe. Sa i përket vendimit të Disiplinës, nuk është se e kërkojmë suksesin nga fatkeqësitë e të tjerëve. Ne e kemi merituar në fushë dhe deri në fund do t’ia dalim vetëm, me mënyra sportive, larg çdo veprimi të dënueshëm.

Çfarë prisni në takimin e së sotëm ndaj Vorës?

Është një tjetër finale për ne. Luajmë ndaj ekipit kampion me meritë, kështu që na duhet të bëjmë një tjetër sforco maksimale për ta kaluar me sukses këtë ndeshje. Në këtë fazë kemi marrë me meritë 8 fitore e një barazim, gjë që tregon se ekipi ka formë shumë të mirë dhe freski fizike. Kemi punuar shumë e kokulur për të dhënë më të mirën.

Prisni që Vora të luajë drejt dhe ndershëm në dy takimet e fundit?

Personalisht besoj se Vora do luajë drejt ndaj të dy ekipeve që ka pasur rivale gjithë sezonin. Vora është ekip Superioreje tani dhe ka përgjegjësinë të mbajë garën dhe produktin e shëndoshë e real të saj. Janë ngjitur me meritë në Superiore, fituan një garë shumë të fortë kundër dy ekipeve e klubeve me shumë histori. Besoj të hyjnë me këmbën e djathtë në elitën e futbollit shqiptar.

Cila është premio për Besën kundër Flamurtarit dhe Vorës?

Lojtarët e mi nuk luajnë për premio, ta sqarojmë këtë punë. Kur klubi e ka parë të arsyeshme, si dhe shkallën e vështirësisë së ndeshjeve, patjetër që ka shpërblyer lojtarët. Në ekip kemi disa grupmosha, nga lojtarët me eksperiencë, që luftojnë fort e garantojnë cilësinë, deri tek ata që duan të konfirmohen apo rikonfirmohen. Kemi edhe të rinj, që janë në proces rritje e përmirësimi. Të mos harrojmë se ndikim në ecurinë ka pasur edhe fakti që gjithë sezoni u luajt jashtë Kavajës. Presidenca ka bërë një punë shumë të mirë dhe e meritojmë të ngjitemi në Superiore.

Etiketa: BesaEmiljano Çelavora

Lajme të lidhura

SPORT

Fatmir Prengajt i përfundon huazimi me Tiranën, kthehet te Vora

15:40 : 22/05/2025
SPORT

Sulmuesi i Vorës thirret nga Kombëtarja, klubi i Superiores krenohet me 28-vjeçarin

15:56 : 21/05/2025
SPORT

Shënoi 15 gola në Kategorinë e Parë, Vora “shënjestron” sulmuesin 23-vjeçar

22:23 : 13/05/2025
AKTUALITET

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rezultati i votimit elektronik, PS sulmon Celibashin: Vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes!

21:26 : 11/05/2025
SPORT

Pogradeci triumfon ndaj Besës, përballet me Tiranën për një vend në Superiore

19:07 : 28/04/2025
Para

Ja kush janë 4 finalistët e "Big Brother VIP"/ EMRAT

TË GJITHA

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com