• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paratë nuk prodhojnë demokraci

18:12 : 11/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Gjergj Erebara

Një nga makthet më të forta të demokracisë në ato pak vende të botës ku ajo ekziston në forma dhe cilësi të ndryshme, një shqetësim që në fakt është dhënë që nga koha e Greqisë së lashtë dhe është popullarizuar nga studimet e Etërve Themelues të Shteteve të Bashkuara, është rrëshqitja e demokracisë drejt plutokracisë dhe oligarkisë si pasojë e pabarazive ekonomike në rritje. Ajo që u studiua për paralajmërim është periudha e rënies së Perandorisë Romake, kur, disa gjeneralë romakë, pasi u pasuruan në mënyrë të paimagjinueshme në luftërat kundër mbretërive të pasura të Mesdheut Lindor, u kthyen në shtëpi dhe përdorën paratë e bëra si plaçkë lufte për të blerë zgjedhjet.

Në bllokun e tij të kuq, ironizonte Ciceroni “kolegun” e tij gjeneralin kokëgdhë Pompei i Madh, fitimet e të cilit nga luftërat në lindje arrinin në disa herë të ardhurat vjetore të Romës, “ka një listë të konsujve që kanë qenë në të shkuarën, dhe një tjetër, të atyre që do të vijnë në të ardhmen.” Konsujt ishin pozicioni i barasvlershëm me kryeministrin sot dhe ata zgjidheshin me votim popullor një herë në vit, pa të drejtë rikandidimi për së paku dhjetë vjet pas mandatit të parë dhe, për shumicën, praktikisht të vetëm të jetës së tyre. Dhe ndërsa paratë e përdorura për të blerë zgjedhjet u shtuan, zgjedhjet humbën kuptimin e të qenit të tilla dhe Roma, jo shumë më vonë se sa kjo, humbi republikën dhe lirinë.

Debati në botën e sotme është i ethshëm në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjitha demokracitë dhe, ndonëse parimi i gjithëpranuar është që, pasunarët nuk mund të lejohen të shpenzojnë pa limit nga xhepi i vet për të bërë politikë, mekanizmat për zbatimin në praktikë të kufizimeve të tilla nuk kanë qenë shumë të efektshme.

Parimi është që partitë politike dhe kandidatët, gjatë fushatave apo gjatë aktivitetit të tyre të zakonshëm, nuk duhet të lejohen të shpenzojnë para pa limit, por gjithashtu që, një kompani apo një individ, pavarësisht se për çfarë qëllimesh e bën, nuk duhet të lejohet të shpenzojë pa limit për një apo disa kandidatë apo parti.

Lexo edhe:

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

“Duam para nga sekuestrimi i të ardhurave të krimit”, Belgjika-Shqipërisë: Merrni të burgosurit tuaj në burgjet tona

Kur kufizime të tilla u vunë në Shtetet e Bashkuara, në skenë u shfaq një skemë e tërthortë, e njohur si skema e Vëllezërve Koch, dy industrialistë të pasur të cilët, për të shmangur financimin e drejtpërdrejtë të partisë së tyre të parapëlqyer, financuan rreth 1 mijë organizata, që të gjitha të deklaruara si politikisht neutrale, por që promovonin dhe rrjedhimisht sillnin votues për partinë përkatëse. Ky u njoh si problemi i palëve të treta.

Me një hamendësim mund të themi se në fakt, paratë e Agron Shehajt, i cili nuk thotë se sa ka shpenzuar deri më sot për partinë Mundësia, por, në një emision televiziv deklaroi se në llogarinë e partisë së tij kanë mbetur ende “vetëm 140 mijë euro”, janë jo aq shumë sa shumat marramendëse që duket se hedhin, me burime financimi të padeklaruara, partitë kryesore në vend. Por rasti i Shehajt është i vlefshëm për të rikujtuar se në botën demokratike, nëse ke para, kjo nuk do të thotë se lejohesh të shpenzosh sa të duash, sepse përndryshe, nuk kemi të bëjmë më me demokraci, por me plutokraci.

Demokracia është regjimi nën të cilin njerëzit kanë mundësi të barabarta për të garuar dhe ku politika funksionin në bazë të bindjes dhe jo të shtrëngimit. Paratë, nëse përdoret, jo për mirëqenien, qejfet dhe jetën e luksit të atij që i posedon, por përdoren për pushtet, qoftë ky pushtet i synuar për të bërë më shumë para, qoftë pushtet i synuar për shkak të sëmundjes për të qenë i pushtetshëm, qoftë edhe pushteti i dikujt që beson se mund të bëjë mirë dhe t’i shërbejë nevojave të popullsisë së gjerë, nuk janë demokratike dhe nuk mund të prodhojnë demokraci.

Paratë e disponueshme për politikë duhet të kufizohen, qoftë nëse posedohen nga një individ, qoftë nëse posedohen nga një grup apo një parti politike. Dhe para se të mendojmë për t’u kufizuar me ligj, efikasiteti i të cilit mund të lërë në çdo rast për të dëshiruar, është shumë e arsyeshme që t’i kufizojmë si etikë shoqërore.

Është e nevojshme që të biem dakord që, një individ, pavarësisht se sa i pasur është dhe pavarësisht se për çfarë arsyesh parimore dëshiron të shpenzojë paratë e veta, të vetëpërmbahet dhe të mos kontribuojë për politikanin apo partinë e tij të preferuar pa limit. Në fakt, nëse me të vërtetë mbështet demokracinë, duhet ta ketë për nder që të kufizojë vetveten pavarësisht sasisë së parave që disponon. Nuk është e mundur as që të justifikosh shpenzime të tilla në emër të një qëllimi më të lartë.

Shqiptarët duhet të mësohen që të kontribuojnë për politikëbërjen, me fjalë dhe me paratë e veta, sepse, nëse nuk ka kontribute nga qytetarët e zakonshëm, partitë politike dhe politikanët do të financohen nga buxheti i shtetit, grupet e interesit, biznesmenët apo drejtpërsëdrejti, krimi. Njëkohësisht duhet të kihet parasysh se demokracia konsiston në kontribute të vogla, fjala vjen, 10,20, 100 apo 200 euro maksimumi për individ, sepse përndryshe, nuk mund të flasim më për demokraci./ BIRN

Etiketa: Agron Shehajbirndemokraciapara

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

21:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Duam para nga sekuestrimi i të ardhurave të krimit”, Belgjika-Shqipërisë: Merrni të burgosurit tuaj në burgjet tona

12:06 : 08/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
AKTUALITET

“U hodh në erë procesi”/ Alimehmeti i përgjiogjet Shehajt: I kërkuam takim për Binajn, por nuk u përgjigj

23:01 : 06/10/2025
AKTUALITET

PD do mbështesë Florjan Binajn si kandidat/ Shehaj: E papranueshme! U hodh në erë procesi

20:32 : 06/10/2025
AKTUALITET

I mori 5 mijë euro një gruaje dhe e shantazhonte për 50 mijë të tjera, arrestohet durrsakja

08:42 : 06/10/2025
Para

Abdixhiku: Nëse LVV nuk i ka numrat, Qeverinë mund ta bëjnë partitë e tjera

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com