• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Shkrime promocionale

Grupi BALFIN bëhet bashkë me markën franceze Kiabi për të zgjeruar praninë e tij në tregun e Ballkanit

11:36 : 10/04/2025
në Shkrime promocionale

Grupi BALFIN, grup i mirënjohur dhe me portofol të diversifikuar investimesh në Ballkanin Perëndimor, ka hyrë në një partneritet strategjik me markën franceze të modës KIABI, që diferencohet për veshjet e cilësisë së lartë dhe çmimet e saj të arsyeshme.

Marrëveshja shënon një hap të rëndësishëm për Grupin BALFIN, pasi forcon praninë e tij në sektorin e shitjeve, ndërsa prezanton markën e njohur ndërkombëtare KIABI në vende si Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi dhe Kosovë.

Përmes kësaj marrëveshjeje, KIABI do të hapë dyqanin e parë në Shqipëri, me plane të mëtejshme zgjerimi në vendet fqinje. Synimi është që, me çmime konkurruese, të ofrohet një gamë e gjerë produktesh të qëndrueshme e të cilësisë së lartë, për të përmirësuar përvojën e blerjeve për klientët, e për të ofruar për familjet një destinacion të vetëm mode.

Kiabi është pjesë e Grupit të madh francez Mulliez, që udhëhiqet nga familja Mulliez dhe zotëron marka të njohura si Decathlon, Auchan, Leroy Merlin, Boulanger, Midas, Jules, Oney, si dhe shumë marka të tjera, po kaq të njohura.

Lexo edhe:

Grupi BALFIN zgjeron aktivitetin në Austri, duke u fokusuar në pronat e patundshme

Grupi “Balfin” i Samir Manes: Nuk kemi asnjë lidhje me Marinën e Jahteve Durrës

“KIABI është një markë franceze e shquar dhe koncepti i saj unik, duhet thënë, po pushton tregun ndërkombëtar. Qasja jonë ndaj çmimeve, stilit të pakontestueshëm, qëndrueshmërisë, por edhe përvoja jonë e gjerë në blerjet online, na bën vërtet unikë. Sot, sfidat tona të rritjes na çojnë në çdo vend ku ka familje. Ne synojmë të zhvillojmë partneritete të të gjitha llojeve dhe në të gjitha kanalet, për të arritur në sa më shumë familje. KIABI është një retail-er lokal që ka si qëllim ‘ta bëjë jetën më të lehtë për familjet’, duke u përshtatur me çdo zonë urbane dhe rurale, e duke sjellë koleksione dhe zgjidhje të qëndrueshme”, – thotë Francois Haimez, Drejtuesi Ndërkombëtar i KIABI.

Julian Mane, Zëvendëspresident i sektorit të retail-it në Grupin BALFIN, thekson: “Kjo marrëveshje shënon fillimin e një udhëtimi emocionues, duke filluar me hapjen e dyqanit të parë të KIABI në Shqipëri, e duke vazhduar me zgjerim më të gjerë rajonal. Ndërkohë që e kuptojmë se do të kemi sfida përpara, jemi të bindur se, së bashku me KIABI, do të arrijmë t’i përballojmë ato. Vizioni ynë është të rritemi në mënyrë strategjike në kryeqytete dhe qytete kryesore, duke punuar pa u lodhur për të plotësuar dhe tejkaluar pritshmëritë e klientëve dhe partnerëve tanë.”

Fashion Group Albania, një nga kompanitë e Grupit BALFIN, ka luajtur një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e negociatave midis grupit dhe KIABI. Partneriteti ndërmjet KIABI dhe Grupit BALFIN vjen në një kohë kur ka një kërkesë në rritje nga familjet në rajon për modën e përballueshme. Ky bashkëpunim ka për qëllim të përmbushë këtë kërkesë, duke kontribuar gjithashtu në krijimin e mbi 400 vendesh pune, dhe për pasojë, në stimulimin e zhvillimit ekonomik lokal. Për më tepër, angazhimi i KIABI për qëndrueshmëri, produkte të cilësisë së lartë dhe klientë të kënaqur, i forcon pozitat e saj si markë lider në sektorin e modës së përballueshme.

Rreth KIABI

E themeluar në vitin 1978 në veri të Francës, KIABI është marka kryesore e modës për veshjet standarde, dhe është mjaft e dashur për familjet. Ajo ka një rrjet prej 640 pikash në 33 shtete dhe gjeneron shitje prej 2.5 miliardë eurosh (+5% krahasuar me vitin 2023). KIABI bashkon pothuajse 10,000 punonjës të 83 kombësive. Ndërsa i qëndron besnike ADN-s për modë të përballueshme, marka është duke u transformuar për t’i ofruar të gjithëve një stil më të qëndrueshëm jetese.  Ky angazhim bazohet në përdorimin e materialeve me ndikim më të ulët mjedisor; materialeve të përdorura për jetëgjatësi dhe veshje që i rezistojnë kohës, si dhe në nisma solidariteti të mbështetura nga Fondacioni KIABI. Një angazhim kolektiv që ka bashkuar punonjës, partnerë dhe familje për gati 50 vite.

Për më shumë informacion, vizitoni www.kiabi.com

Rreth Grupit BALFIN

Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimit dhe më me ndikim në Ballkanin Perëndimor, me total asetesh prej 2.8 miliardë eurosh për vitin 2024, dhe me   fuqi punëtore prej mbi 5,500 punonjësish. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Z.Samir Mane, grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kanada, Maqedoninë e Veriut, Holandë, Mal të Zi, Kroaci, Zvicër dhe SHBA.

Me një portofol të diversifikuar në industri si pasuri të paluajtshme, shitje me pakicë dhe shumicë, banka, turizëm, energji dhe logjistikë, Grupi BALFIN është pozicionuar si një partner i besueshëm për shumë kompani ndërkombëtare dhe institucione financiare. Dedikimi i grupit ndaj zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe përgjegjësisë sociale e ka konsoliduar rolin e tij si një forcë shtytëse për ndryshime pozitive në rajon.

Si pjesë të një angazhimi afatgjatë për përgjegjësinë sociale, që nga viti 2023, iniciativat filantropike të Grupit janë konsoliduar nën themelimin e Fondacionit Mane, një platformë  dedikuar fuqizimit të komuniteteve, avancimit të arsimit dhe mbështetjes së zhvillimit gjithëpërfshirës në të gjitha vendet ku operon Grupi BALFIN.

Qëndroni të informuar: Web || Facebook || Linkedin || Instagram

Etiketa: Grupi "Balfin"KIABI

Lajme të lidhura

Shkrime promocionale

Grupi BALFIN zgjeron aktivitetin në Austri, duke u fokusuar në pronat e patundshme

17:27 : 29/08/2024
AKTUALITET

Grupi “Balfin” i Samir Manes: Nuk kemi asnjë lidhje me Marinën e Jahteve Durrës

21:56 : 19/11/2022
Para

“Rama vdes për pak Kadastër”/ Meta video-mesazh nga burgu, akuzon qeverinë për abuzime në Durrës

TË GJITHA

Vota e diasporës dhe partitë e reja sjellin një atmosferë pasigurie në zgjedhje

15:46 : 09/05/2025

Largim i rëndësishëm nga Teuta, sulmuesi u jep lamtumirën durrsakëve pas dy vitesh

15:44 : 09/05/2025

Liberation Day

15:37 : 09/05/2025

Zyrtare/ Xabi Alonso largohet nga Leverkusen, trajneri pritet të firmosë me Realin

15:32 : 09/05/2025

“Kosova nuk është e përgatitur”, Oda Amerikane kërkon shtyrjen e liberalizimit të energjisë

15:29 : 09/05/2025

12 vite që ia “merr shpirtin” shqiptarëve, Rama tregohet “zemërgjerë” 2 ditë para zgjedhjeve: Falen gjobat!

15:13 : 09/05/2025

Rama ia mori të gjitha, Veliaj nga qelia: Vota për Saliun është kthim pas

15:09 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com