• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriteret përjashtuese të azileve shtetërore, skemat që lënë të pamundurit në mëshirë të fatit

22:34 : 02/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Zgjidhja për të moshuarit e vetmuar mbeten azilet, por në pamundësi për strehim në institucionet publike, azilet private janë të papërballueshme, përveç problematikave të sigurisë. Pagesat fillojnë nga 40 mijë deri në 100 mijë lekë në muaj, apo edhe më tepër.

Çmimi përcaktohet jo vetëm në bazë të kushteve që ofrohen në azil, por edhe në bazë të gjendjes shëndetësore të të moshuarve. Në vende të tjera, zgjidhja është gjetur te rritja e pensioneve për të përballuar pagesat.

“Pensioni mesatar në Shqipëri është 18 mijë e 700 lekë të reja, ndërkohë që një strukturë private kushton nga 40 deri në 60 mijë lekë të reja”, u shpreh Klodian Muço, ekspert ekonomie.

“Nuk kam fëmijë unë, se po të isha kështu, më kishin gjurmuar mbrapa me kohë. Oh, nënë, si do të shkoj unë atje, nuk e di. Atje te ura, ku hanë pleqtë bukë, ma sillte komshija. Vdiq Ilmiu, tani shkoj vetë. U kam thënë të ma japin për dy ditë, sot shkoj, nesër nuk shkoj”, u shpreh Fiqirete Biti, pensioniste.

E moshuara quhet Fiqirete Biti. Ajo është e sëmurë dhe jeton e vetme në shtëpinë që e ka trashëguar nga i ati. Dhimbjet, për shkak të sëmundjes, ia kanë vështirësuar shumë jetën. Nuk ka fëmijë apo të afërm që ta ndihmojnë. Ajo përpiqet t’ia dalë e vetme mes skamjes dhe dhimbjes së sëmundjes.

Lexo edhe:

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

Shpresë ka

“Nuk kam njeri, moj nënë. Një gocë vëllai kam, ajo më merr ndonjëherë në telefon. Me më larë, me më shpëlarë, nuk ka kohë”, u shpreh Fiqirete Biti.

Tavani i shtëpisë ka pësuar dëmtime dhe duket sikur do të shembet. Ajo është ankuar në bashki dhe ka kërkuar ndihmë, por deri më sot askush nuk ka ardhur ta riparojë.

“Isha, u fola për këtë. Erdhi e fotografuan. Jo, kemi usta; jo, s’kemi usta…”, u shpreh pensionistja.

Barnat që merr nuk ia kanë lehtësuar dhimbjen. Në shenjë revolte, ka vendosur të mos i pijë më. Mjeku, në vizitën e fundit, i tha se nuk do të shërohet asnjëherë. Kjo e bëri Fiqiretën të ndihej e pashpresë.

“Asgjë nuk më bëjnë. Duke marrë muaj për muaj 50 mijë lekë ilaçe, ia kam hedhur murit”, tha Fiqirete Biti.

Këto histori të dhimbshme që ne sjellim, janë vetëm disa prej qindra, e ndoshta mijëra të tilla në mbarë vendin.

Këta fatkeqë, do të duhej të ishin sistemuar në shtëpitë e të moshuarve për të marrë shërbim shëndetësor, social, e për të jetuar me dinjitet. Por kjo është e pamundur për shkak të mënyrës se si funksionojnë politikat sociale në vendin tonë.

Nëse shqyrtojmë të dhënat e marra nga Shërbimi Social Shtetëror, ato tingëllojnë ironike. Rezulton se nuk janë ezauruar kapacitetet në azilet shtetërore. Por, në realitet, në çdo skaj të vendit shohim persona në nevojë në kushte të mjerueshme të cilët mund të ishin në këto institucione. Në fakt, janë barrierat e vendosura me apo pa dashje që e bëjnë të pamundur që një i moshuar të jetë në shtëpitë strehuese.

Këto kushte, janë parashikuar në mënyrë të detajuar në VKM nr. 518, datë 04.09.2018 për procedurat dhe kriteret e pranimit. Në të njëjtën linjë, komisionet vendore të bashkive përbëjnë filtrat e dytë pengues, pa harruar kriteret e ngurta të Shërbimit Social. Kritere që shpesh nuk i gjejmë as në VKM-në e cituar më lart.

Këto institucione kërkojnë vërtetim nga kadastra për pronat që ka në zotërim i moshuari. Nëse zotërojnë një pasuri, nuk pranohen në shtëpinë e të moshuarve. Nëse i moshuari ka një llogari bankare në të cilën mund të mbajë të kursyera një vlerë të vogël parash, i hiqet e drejta për t’u pranuar si rezident në azil. Por, këto kritere bien në kundërshtim me përcaktimet e VKM-së numër 518 dhe duket sikur kanë qëllime penguese.

VKM: Pronësia e një ngastre të vogël toke bujqësore, ndoshta jo pjellore, të përfituar nga ligji nr. 7501 dhe pronësia apo posedimi i një ndërtese banimi të thjeshtë, nuk mund të jenë shkaqe apo barriera për mos pranim dhe të mos marrjen e shërbimeve e përkujdesjes shoqërore në azile.

Pra, edhe pse të zhytur në mjerim, qepja e kritereve nga institucionet i pengon pensionistët Pali Shyte dhe Fiqirete Biti të strehohen në azilet publike.

E njëjta gjë ndodh edhe me 86-vjeçaren Hurma Leba. Ajo jeton e vetme pasi fëmijët e saj kanë emigruar. Ajo mbahet me mjaft vështirësi me pensionin e saj, por gjendja fizike po i përkeqësohet dita-ditës.

‘Vetëm nuk dal dot, do të mbahem për një njeri se bie, vetë nuk jam në gjendje. Pensioni më mban mua, kush më mban, mua nuk më mban shteti, shteti ka pru një herë ushqime dhe ja ku janë se s’mund ti ziej nga duart, shiko si i kam duart, edhe koka, tani po më merr sytë, nuk ju shoh fare, vetëm hije. Asnjë gjë nuk bëj, nuk gatuaj, nuk jam në gjendje, nuk shoh, më bjen kjo mensa’ u shpreh Hurma Leba, pensioniste.

86-vjeçarja ka nevojë për dikë që ta ndihmojë për shkak të pamundësisë shëndetësore. Nëse kriteret për tu strehuar në azile e pengojnë, një zgjidhje e dytë ekziston. Ajo mund të ishte pjesë e personave që marrin shërbimin në banesë, një ndër format me të cilat shërbimi social iu vjen në ndihmë të moshuarve.

‘Një njeri duhet ta ketë. Unë shtetit i kam punuar me 16 orë punë, edhe me 24 orë punë kam punuar me faqe të bardhë. S’ka ndonjë gjë, plakave do ju bjerë një sëmundje, t’i marrë kolera me vete, me bëtë për të qeshur’ u shpreh pensionistja, Hurma Leba./Inside Story

Etiketa: azilepensioniste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025
AKTUALITET

Shpresë ka

15:36 : 05/05/2025
AKTUALITET

Premton rritje të pensioneve, ja si po gënjen Rama moshën e tretë

22:52 : 02/05/2025
AKTUALITET

Mjekët: Të rritet mosha e kontrollit mjekësor bazë

16:57 : 05/01/2025
AKTUALITET

“Këtu nuk ka drejtësi”, pensionistët sërish në protestë para Kryeministrisë

12:19 : 11/12/2024
AKTUALITET

Pensionistët shqiptarë më të palumturit nga grupet e tjera të popullsisë

08:03 : 05/12/2024
Para

Milan-Inter, Çalhanoğlu vendos baraspeshën në derbi

TË GJITHA

“Ekspozita Building”/ Kulla e Ervin Matës që ngrin në zemër të Tiranës, dyshime mbi financimin

12:26 : 24/05/2025

Policia tha se fletët e votimit në Pekisht ishin false/ Reagon PD: E pavërtetë! Po fshehin krimin

12:09 : 24/05/2025

Ngriti “shtëpi bari” në Australi? Reagon Vis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme, nuk jam arratisur

11:55 : 24/05/2025

“11 mln euro për një farsë”/ PD: Ja si u shkel kontrata me DHL-në, përgjegjës Ilirjan Celibashi

11:45 : 24/05/2025

Vdes një italian në Tiranë, pas operacionit në një klinikë dentare private

11:24 : 24/05/2025

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u regjistrua procedimi

11:12 : 24/05/2025

VIDEO-EMRI/ Droni zbulon një parcelë me kanabis në Thumanë, kapet në flagrancë 28-vjeçari

10:59 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com