• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Dimarco: Interi në zemër, sivjet s’tolerojmë askënd

12:50 : 30/03/2025
në SPORT

Federiko Dimarko është një nga dy protagonistët e kopertinës së dyfishtë të “Rivista Undici”, i cili ka zgjedhur, përveç anësorit interist, edhe Rikardo Kalafiorin, mbrojtës i Arsenalit. Në vijim, intervista e 27- vjeçarit zikaltër.

A ndiheni një flamur i kohëve moderne, duke qenë se luani në ekipin e zemrës?
Nuk e di nëse jam “flamur modern” dhe as nuk pyes veten, thjesht jap gjithçka që kam për këtë fanellë, sepse e di që duhet trajtuar në mënyrë të veçantë.

Pra, nuk qëndroni më i inatosur për disa ditë pas një disfate, siç e keni thënë shumë herë?
Epo, varet nga ndeshjet dhe sa afër janë. Nëse luan pas një jave është e vështirë të kthesh menjëherë pllakë, por nëse luan pas tri ditësh, detyrohesh ta bësh menjëherë.

Një nga momentet më të vështira ishte kur ju dolët para tifozëve pasi humbët kampionatin në ditën e fundit. Çfarë ndjetë me atë rast?
Natyrisht një trishtim i madh, sepse përtej meritave të Milanit atë vit ne e ndërlikuam vetë ecurinë tonë. Por përqafimi i të gjithë stadiumit ishte i bukur, emocionues. Nuk e di se cili akt dashurie është më i rëndësishëm se të jesh i bashkuar në dhimbje, sesa të shohësh një publik kaq kërkues të njohë meritat edhe në disfatë.

Sa ndikoi ai sezon në suksesin e vitit të kaluar?
Dua t’ju zbuloj diçka. Para derbit ku fituam kampionatin, vitin e kaluar, i tregova ekipit videon e atij momenti. Doja t’u kujtoja të gjithëve se ku filluam, çfarë lamë pas dhe çfarë i detyroheshim vetes dhe njerëzve tanë. Patëm një mundësi të madhe për hakmarrjen tonë dhe ia dolëm, në një mënyrë që ndoshta nuk do të përsëritet.

Lexo edhe:

Napoli-Inter, shënohet goli i parë i supersfidës (Video)

Dimarco: Topi nuk hyri në rrjetë, kjo finale si pikënisje për Interin

Keni qenë më i tensionuar dhe i emocionuar para asaj ndeshjeje apo para finales së Championsit?
Fatmirësisht nuk jam tip që vuaj emocionet. Jam gjithmonë shumë i qetë, përveçse në disa derbi. Me Mançester Sitin e dinim se po luanim kundër skuadrës më të fortë në botë, na duhej vetëm të fitonim, dhe kur të tjerët kanë gjithçka për të humbur, ju hyni në fushë me shumë më tepër lehtësi se kundërshtari. Ndërsa para derbit të titullit isha thjesht i motivuar, sepse e dija që mund të shkruanim një faqe të pashlyeshme në historinë e Interit. Unë gjithmonë fle mirë para ndeshjeve, shpesh edhe pasdite.

Ashtu si Turam, i cili thotë se fle 14 orë në ditë…
Unë pak më pak, sepse ndryshe nga ai kam fëmijë. (qesh)

Çfarë ju bën një lojtar të ndryshëm nga të tjerët?
Mënyra se si e interpretoj rolin, sepse edhe pse luaj si anësor me këmbën time të fortë, nuk më pëlqen të qëndroj në korsi. Në fakt, shpesh e gjej veten në pozicionin e mesfushorit, apo edhe të sulmuesit, edhe falë lojës sonë që në disa situata më lë lirinë e interpretimit.

Si e vlerësoni veten?
Jam shumë autokritik. Edhe kur fitojmë, dhe jam i lumtur për ekipin, nëse performanca ime nuk ishte e mirë, jam i mërzitur, ndihem si nën zjarr. Dhe kur luaj keq, e vërej nga fusha, pa pasur nevojë të shikoj përsëri ndeshjen.

Jeni një nga anësorët më të mirë në Evropë dhe nuk e thonë vetëm shifrat. A është më e vështirë arritja apo ruajtja e këtij niveli?
Qëndrimi, pa dyshim. Ka shumë lojtarë që arrijnë në elitë, por më pas zgjasin një apo dy vjet. Do të jem i sinqertë, nuk po kaloj periudhën time më të mirë dhe kur je mësuar të jesh në nivele të larta, e kupton menjëherë. Duhet të ulësh kokën dhe të përpiqesh të përmirësohesh.

Etiketa: DimarcoFederiko Dimarko

Lajme të lidhura

SPORT

Napoli-Inter, shënohet goli i parë i supersfidës (Video)

18:29 : 01/03/2025
SPORT

Dimarco: Topi nuk hyri në rrjetë, kjo finale si pikënisje për Interin

10:45 : 11/06/2023
Para

Tërmeti në Mianmar, viktimat mund të shkojnë në 10 mijë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025

U vesh si fantazmë, deputeti italian përjashtohet nga Parlamenti

22:10 : 14/05/2025

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

22:03 : 14/05/2025

Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales

21:54 : 14/05/2025

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

21:45 : 14/05/2025

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

21:40 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com