Akrepat e orës do të ecin një orë përpara këtë të diel.
Lajmit të keq se do të humbasim një orë gjumë, i shtohet lajmi i mirë se errësira do të shtyhet. Fundi i orës dimërore do të ndodh në dy të mëngjesit, kur akrepat do të shkojnë menjëherë në 3:00. Në këtë mënyrë, ora verore do të na dhurojë më shumë dritë në mbrëmje, për një periudhë që zgjat deri në fund të tetorit.
Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë. Ky ndryshim u vendos me ligj në kontinentin e vjetër në vitin 1981. Praktika që synon një përdorim më të mirë të orëve me dritë e kursim të energjisë – duke i lëvizur akrepat një orë përpara gjatë gjysmës së vitit, në verë, për të shfrytëzuar sa më shumë mbrëmjet – ka qenë në gjithashtu në fuqi pothuajse në të gjithë Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1960. Por kjo çështje është kthyer në temë debati vitet e fundit. Disa ligjvënës duan të qëndrojnë me orën lokale gjatë gjithë vitit, ashtu siç është, pa ndodhur ndryshimi, një pjesë kërkojnë që ndryshimi të ndodhë gjatë gjithë vitit, të tjerë duan të ruajnë status quo-në.
Ish presidenti amerikan Joe Biden nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim publik mbi këtë çështje, ndërsa ne 2024-tën, Donald Trump, tashmë president i Shteteve të Bashkuara qe shprehur se Partia Republikane “do të bëjë përpjekjet e saj më të mira” për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, të cilën ai e quajti “të papërshtatshme dhe shumë të kushtueshme për vendin”.