• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

TikTok mbyllet në rrjetet mobile, cili do të jetë hapi i radhës?/ Përdoruesit po aksesojnë përmes VPN-së

10:24 : 28/03/2025
në AKTUALITET

Tik Tok, platforma më e njohur e rrjeteve sociale mes të rinjve nga dje nuk mund të hapet në rrjetet mobile në Shqipëri.

Në një telefon të lidhur me internetin mobile aplikacioni nuk funksionon. Por, nëse kalojmë në një rrjet Wifi, Tik Tok është ende i aksesueshëm. Autoritetet thonë se ky është hapi i radhës dhe se së shpejti do të bllokohet edhe në rrjetin fiks.

“Mbrëmë në orën 12 të natës është finalizuar faza e parë në rrjetin mobile, faza e radhës është mbyllja në rrjetin fiks, në bashkëpunim me operatorët do implementojmë masa të tjera teknike”, u shpreh Saimir Kapllani nga Drejtoria e Riskut dhe Kontrollit. Eksperti pranë Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike bën thirrje për kujdes ndaj përdorimit të VPN-ve falas si mënyrë për të hyrë në Tik Tok, pasi ato mund t’i ekspozojnë përdoruesit ndaj sulmeve të hakerave.

“VPN falas ka një sërë risqesh që konsistojnë në vjedhjen e të dhënave, është njësoj si t’i hapësh derën vetë një hacker-i dhe të aksesojë të dhënat e tyre. Prindërit të jenë shumë vigjilentë, për të mos i lejuar fëmijët e tyre që të instalojnë VPN falas”, shtoi ai.

Lexo edhe:

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

Platforma Tik Tok do të rihapet në vendin tonë sapo kompania të vendosë filtrat e duhur për një lundrim sa më të sigurt të përdoruesve në nivel kombëtar.

“Për të garantuar lundrimin e sigurt, kryesisht për fëmijët që të jenë më të mbrojtur sa i përket kërcënimeve kibernetike, shantazhimeve. Një nga hapat është edhe filtrat që të njohin Gjuhën Shqipe, që të identifikohet gjuha e dhunshme”, theksoi Kapllani.

Mbyllja e Tik Tok edhe në rrjetin fiks për të shkuar kështu në bllokimin përfundimtar të tij kërkon të paktën edhe një javë kohë. Por duket se shumë prej përdoruesve e kanë gjetur sërish mënyrën për t’u aksesuar. VPN-të u kanë mundësuar lundrim në platformë edhe pas vendimit të prerë të qeverisë. Me këtë fenomen, e nisi dje rubrikën e tij “Sy m’Sy” kryeministri Edi Rama. U kërkoi durim qytetarëve derisa kompania prestigjioze të vijë me një plan për sigurinë në Shqipëri dhe i paralajmëroi lidhur me VPN-të.

“Dihet botërisht se përmes VPN-ve falas, hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë! Duroni pa Tik Tok ca kohë, derisa të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri me paraqitjen e planit të sigurisë për fëmijët dhe adoleshentët”, theksoi Rama.

Edhe në mbyllje të komunikimit të tij virtual, e përsëriti këtë apel, veçanërisht ndaj prindërve.

“Mos i hyni asaj rruge sepse VPN-të falas janë hapja e shtegut për t’ju marrë të dhënat në telefon. Iu them prindërve kujdes me fëmijët, se po e futën VPN-në telefon…Është një dardhë që e ka gishtin mbrapa shumë të madh, shumë të gjatë!”, u shpreh kryeministri Rama.

VPN (Virtual Private Network) po përdoret masivisht vitet e fundit për të mundësuar një komunikim më të shpejtë mes degëve të kompanive të caktuara, që janë në lokacione të ndryshme./Gazeta Panorama

Etiketa: TikTokvpn

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

15:46 : 04/11/2025
AKTUALITET

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025
BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
Lajmet e Dites

Emina Cunmulaj trondit me rrëfimin e saj: Ish-bashkëshorti shqiptar më ka thyer qafën

14:34 : 21/09/2025
BOTA

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje kornizë për TikTok, Trump: Të rinjtë do të jenë shumë të lumtur

16:50 : 15/09/2025
Para

Kundër ndërtimit të resortit në Velipojë, banorët protestojnë para SPAK: Po na grabisin pronat

TË GJITHA

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

17:38 : 09/11/2025

Pjesëmarrja e votuesve në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00

17:28 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com