• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pastori i ‘Mrekullive’/ Njeri i Zotit apo mashtrues?

22:01 : 28/03/2025
në AKTUALITET

Kastriot Sinaj, i njohur si Pastor i Kishës Katolike të të gjitha Kombeve, e cila ndodhet në katin nëntokësor të një vile në rrugën kryesore të Saukut, kryen çdo të dielë në drekë skena qesharake ekzorcizmi përballë dhjetëra personave, me pretendimin se do ti çlirojë ata nga demonët që i kanë pushtuar.

Kastrioti, nga Bilçi i Beratit emigroi në moshën 18 vjeçare në Greqi, dhe aty u njoh me të vetëquajturin Njeriu i Perëndisë, Hari, i cili e fton të bëhet një nga dishepujt e tij. Pasi pranoi këtë ofertë, Kastrioti u bë një “misionar”, duke u rikthyer në Shqipëri me pretendimin se do të çlirojë popullin e tij nga djalli.

Hapi i parë për Piranjat për të parë nga afër se çfarë ndodh në këtë Kishë, është një takim në zyrën e regjistrimit të besimtarëve. Një zyrë ku sipas tyre njerezit duhet të shprehin hallet dhe problemet që ata kanë.

Personi që kryen intervistat rezulton të jetë gruaja e Pastor Kastriotit, e cila pasi dëgjon problemet personale, ia tregon ato të gjitha Pastorit. I cili i përsërit ato në ritualin e të dielës që ai kryen për largimin e demonëve.

Në disa video në internet, ku Pastori shfaqte skenat e suksesit të tij në nxjerrjen e djallit, shikojmë se po të njëjtët persona në video, shërbejnë pranë Pastorit. Këta persona duke filluar tek truproja, gruaja e tij, dhe fotografia aktrojnë si persona që brenda tyre kanë djallin dhe ndodhen në depresion, dhe shërimi i tyre është i mundur vetëm falë pastor Kastriotit.

Lexo edhe:

“Ide për copëzimin e Shqipërisë”/ Pano del kundër shtetit bektashi: Begaj të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Pastori del kundër krijimit të shtetit bektashi: Rrezikohet harmonia fetare

Tashmë është rradha e Piranjave për të vërtetuar këto skena mashtrimi me pastorin “mrekullibërës”. Jozefi një djalë 23 vjeçar i cili pretendon se është i pushtuar nga demonët dhe ka nevojë për ndihmën e pastorit për të shpëtuar. Pastori fillon të kryejë gjestet e tij ekzorciste duke menduar se është duke çliruar këtë të ri, i cili nuk bën asgjë tjetër veçse është duke aktruar.

Dhe njëlloj si Jozefi që aktroi për të zbuluar truket e këtij zotërie, brenda Kishës Katolike të të gjitha Kombeve, duket se ka një numër të konsiderueshëm personash që në bashkëpunim me të ashtuquajturin pastor, aktrojnë çdo të dielë përballë dhjetëra personave.

Imagjinoni pak persona ne nevoje qe kerkojne te ndregin jetën e tyre, persona te sëmurë, në depresion, te zhgënjyer nga jeta per njé arsye apo një tjeter te cilët ky i veteshpallur njeri i Perëndisë i bën te besojné që po komandohen nga djalli. Prandaj duhet te kerkojnë shpëtim tek metodat e tij qesharake me fraza standarde, te mesuara permendesh në ndonjë skutë të Greqisë ku ka qenë emigrant për shume vite.

Mjafton te shohim video gjatë qendrimit te tij në Greqi, për te kuptuar metodat e tij të mashtrimit me disa veprime bazike ekzorcismi, me gjasë të mesuara ne internet, ndrkohë qe perballe ka emigrante hallexhinj të cilët imagjinohet lehte se me çfarë çmimi mund te jenë rekrutuar.

Sepse besimtarët kane detyrim moral ta shperblejne pastorin e tyre per sakrificën e përjavshme qe bën. Prandaj dhe kontribuojné secili me aq sa munden.

Në fakt, te gjitha keto qe ju treguam jane asgje perpara skenave në te cilat perfshihen femijet.

Këta dhjetra persona, shumica me probleme me vetbesimin dhe pa shpresa per të ardhmen, e kerkojnë dritën ne fund te tunelit tek ky individ që vetdeklarohet si i derguar i Zotit, dhe kjo eshte zgjedhja e tyre. Por kur në këtë teater absurdi perfshihen fëmijet, te cilëve kerkojne t’iu injektojne histori me engjej dhe djaj ne një bodrum në Sauk, atehere jemi perpara një manipulimi ndaj te cilit dikush duhet te nderhyjë.

Në përballjen me Piranjat, pastori i pyetur se përse i mashtron njerëzit me gjestet e tij absurde, duke terrorizuar fëmijët, zgjodhi të largohet duke sulur aktorët e tij besnikë që të na largonin me forcë./ Piranjat

Etiketa: Kastriot sinajPastor Kastriotipastori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ide për copëzimin e Shqipërisë”/ Pano del kundër shtetit bektashi: Begaj të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

14:50 : 23/09/2024
AKTUALITET

Pastori del kundër krijimit të shtetit bektashi: Rrezikohet harmonia fetare

21:00 : 22/09/2024
AKTUALITET

Shpopullimi alarmant/ Pastori Akil Pano: Shqipëria do të ripopullohet me emigrantë!

23:30 : 09/11/2023
SHOW BIZ

“Meshkujt shqiptarë kanë frikë nga femrat e zgjuara”, pastori: Jo! Duan një vajzë për shtëpi

10:48 : 03/11/2023
BOTA

Të shtëna me armë zjarri në një kishë/ Dy të plagosur, humb jetën pastori

09:21 : 04/01/2021
BOTA

Biden apo Trump? Pastori amerikan: Ma ka thënë Zoti se kush i fiton zgjedhjet

10:11 : 04/11/2020
Para

‘Nga fshati i gruas!’ Shqiptari s’i shpëton dot arrestimit, edhe pse mori mbiemrin e gruas pas martesës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

DW: Rama ruajti pushtetin me mjete të dyshimta?

14:22 : 14/05/2025

Rrëmbimi në Tiranë/ U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit

14:10 : 14/05/2025

SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD

13:50 : 14/05/2025

Celibashi apel numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni!

13:46 : 14/05/2025

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

13:27 : 14/05/2025

Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë

13:24 : 14/05/2025

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

13:06 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com