• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga torturat te vrasjet për shënjestër, seria brutale e bandave të Elbasanit

22:08 : 26/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Pas kryerjes së ritualit të 40-ave të vëllait të tij, Gazmendit, Eduart Peqini mbledh rreth 15 anëtarë të grupit dhe vendos të niset drejt Cërrikut për të eliminuar Arjan Toskën.

Me të hyrë në Cërrik, grupi i Arjanit, pasi sheh se po vinin kundërshtarët, qëllon në drejtim të tyre. Për disa orë, anëtarët e të dy grupeve, për shkak edhe të errësirës, kanë qëlluar kuturu. Nga përplasja me armë mbetën të vrarë dy anëtarë të grupit të “Mandelës”, mes të cilëve edhe nipi i Myzejen Peqinit, nënës së “Mandelës”.

Në orët e para të mëngjesit, grupi i Eduart Peqinit tërhiqet duke lënë pas viktimat. Arjan Toska i mban si trofe trupat e lënë në sheshin e betejës nga “banda e Mandelës” dhe refuzon kthimin e tyre.

Por “Mandela” vihet në lëvizje dhe rrëmben njerkun e Toskës, Petrit Kumrian. Ai e mban në një banesë, e cila ishte shtëpia dhe baza e bandës së Eduart Peqinit. Kumria u torturua për ditë me radhë në bodrumin e banesës. Por sërish Toska refuzoi kthimin e kufomave, duke e detyruar “Mandelën” të eliminojë njerkun e tij. Ai u dërgua në bregun e Shkumbinit nga Vladimir Peqini, Dashamir Bristi dhe tre persona të tjerë.

Ata hapën një gropë buzë lumit Shkumbin, ku e futën të gjallë. Më pas qëlluan me kallashnikov, duke e lënë të vdekur, dhe më pas mbuluan trupin.

Lexo edhe:

Gjysmëfinalja e “Final Four”, Dinamo pranë golit ndaj Vllaznisë (Video)

Dinamo-Egnatia/ Kombinim Nani-Mandela, “blutë” shënojnë golin e avantazhit (Video)

“Ka qenë një situatë kaotike, ku shumë krime, po t’i mendosh sot, janë të palogjikshme. Dhe ky brez që ka lindur pas ‘95-ës, po t’i dëgjojë, do të na thotë: ‘Nuk keni qenë njerëz që keni kryer këto veprime, sepse është gjithçka jashtë logjikës njerëzore’”, u shpreh avokati, Alban Qafa.

Pas këtyre ngjarjeve, “Banda e Mandelës” u shndërrua në tmerrin e zonës. Grupi nisi grabitjet ndaj qytetarëve. Ata dilnin në një postbllok në unazën e qytetit dhe në një tjetër postbllok në zonën e “Mirakës”, pranë tunelit.

“Grabitjet i bënin në tunelin e Mirakës, ku grabisnin furgona mallrash dhe pasagjerësh. Këta kanë pasur nivelin më të ulët të grabitjes, pasi grabisnin edhe portofolat e njerëzve”, u shpreh avokati, Alban Qafa.

Pas përplasjes me “Bandën e Cërrikut”, “Mandelat” u bënë të njohur në qytet për mënyrën agresive sesi operonin. Ata u përfshinë në dhjetëra krime të tjera. Grabitën qindra automjete dhe qytetarë, por organet ligjzbatuese arritën të zbardhnin vetëm një rast, duke lënë shumicën e grabitjeve të pazgjidhura.

I pandehuri D. L., i pamaskuar, u ka bërë shenjë viktimave të ndalonin dhe të zbrisnin nga makina, duke iu drejtuar armët. Dëshmitarët, të frikësuar, kanë zbritur nga makina, ndërsa i pandehuri D. L. i ka marrë nga xhepi Xh. P. 40.000 lekë dhe orën e dorës, ndërsa M. B. 70.000 lekë.

Përveç grabitjeve, banda kreu edhe dy vrasje të rastësishme ndaj personave me të cilët nuk kishin asnjë konflikt. Në një rast, një nga anëtarët e bandës qëlloi nga ballkoni i një banese pranë doganës në drejtim të ullishtës, duke vrarë një person pa asnjë motiv. Ai thjesht po testonte aftësinë në qitje te një njeri i pafajshëm.

Ndërkohë, një tjetër person u ekzekutua pasi nuk iu bind një postblloku të ngritur nga anëtarët e bandës, të cilët hapën zjarr mbi automjetin e tij./Inside story

Etiketa: albanqafaBanda e Cërrikutmandela

Lajme të lidhura

SPORT

Gjysmëfinalja e “Final Four”, Dinamo pranë golit ndaj Vllaznisë (Video)

20:19 : 04/05/2025
SPORT

Dinamo-Egnatia/ Kombinim Nani-Mandela, “blutë” shënojnë golin e avantazhit (Video)

17:03 : 21/12/2024
AKTUALITET

EMRAT/ Vranë 6 gardistë, Apeli i GJKKO dënon me burg përjetë 3 anëtarë të “Bandës së Cërrikut”

20:22 : 21/11/2024
Para

Kryetarja e Apelit të GJKKO: Bandat e armatosura evoluuan drejt krimit të organizuar

TË GJITHA

Foto ilustruese

Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë

08:12 : 10/05/2025

Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 10/05/2025

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com