• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga bujqësia tek shëndetësia, Qori prezanton programin e LB: Na duhet një shtet zhvillimor

18:36 : 26/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, ka shpjeguar disa aspekte të rëndësishme të programit të partisë që ai drejton.

Qori tha se Lëvizja Bashkë ka bashkëpunuar me ekspertë të njohur për të përgatitur programin. Ai foli më tepër se çfarë do të bëjë Lëvizja Bashkë për bujqësinë.

“Kemi 15 muaj që punojmë për programin e Lëvizjes Bashkë. Na duhet një shtet zhvillimor. Kemi bashkëpunuar me 50 ekspertë për programin. Industria dhe bujqësia duhet të mbështeten. Programi ynë ka 177 faqe. Buxhetin e shtetit për bujqësinë duam ta dërgojmë tek 5 përqind. Ne duam të kemi skemë subvencioni tek 5 përqind. Bujqit nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë shumë herë më tepër traktorë sesa bujku shqiptar. Do rrisim subvencionet, do ngremë institucione që shpërndajnë subvencionet sipas meritës, subvencionet do shkojnë dhe për produktin. Do të nxisim bashkëpunimin mes bujqve. Sot ligji është çmenduri, që nëse bashkëpunon me fermer tjetër, ti taksohesh më shumë. Është çmenduri. Në Perëndim, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor janë tepër të rëndësishme. Shteti duhet të nxisë prodhimin e produkteve. Shteti ndërhyn duke mundësuar dhoma frigoriferike dhe vendos çmime minimale. Ne duam që shkollat publike të jenë me ushqim. Duam të lidhim arsimin me bujqësinë. Çdo vend i rajonit e subvencionon më mirë bujqësinë. Këtu janë vjedhur edhe fondet e IPART”, tha Qori.

Duke u ndalur tek arsimi, Qori vlerësoi se pikërisht arsimi përbën një shtyllë të rëndësishme të shtetit social. Ai shtoi se duhet gjithashtu që të shëndoshet demokracia universitare.

“Arsimi është shtyllë e shtetit tonë social. Pagat e mësuesve duam t’i rrisim me 20 përqind, që pagat të jenë 1 milion së paku. Fëmijët duhet të qëndrojnë më shumë në shkollë. Financimin e arsimit duhet ta çojmë në së paku 4 përqind. Fëmija duhet të rrijë në shkollë edhe për të bërë një kurs, që të ketë komunitet të shëndetshëm. Ne luanim pas shkolle, ndërsa sot poshtë pallatit të shtyp makina. Të përdorim shkollat si qendra të edukimit të avancuar të fëmijëve. Ne duhet të ngremë grupe ekspertësh të pavarur që të përcaktojmë kurrikulat. Partia në pushtet nuk do vendosë për kurrikulat. Tiranës i mungojnë 30 shkolla. Të ngremë infrastrukturën arsimore. Të marrë fund mësimi me turne, mësuesit duhet të mos kërcënohen, pasi ndihen të kërcënuar nga politika. Në universitet, do luftohen marrëdhëniet klienteliste në universitet, do luftohen plagjiaturat. Plagjiatura është vjedhje, duhet të hetohet. Duhet të shëndoshet demokracia universitare”, tha ai.

Lexo edhe:

Qori flet për mandatet e Tiranës: Po s’hyra në Parlament do dorëhiqem

Lëvizja BASHKË: Tirana po mbytet nga betoni dhe paratë e pista

Duke u ndalur tek ekonomia, Qori tha se Lëvizja Bashkë është për taksën progresive. Ai premtoi se nëse Lëvizja Bashkë do jetë në qeveri, paga minimale do të jetë 60 mijë lekë të reja.

“Ne jemi për taksim progresiv. Ne duam të vëmë taksë 3 përqind për kompanitë që investon në teknologjinë e informacionit, por bazohet edhe sa e madhe është kompania. Tatimi personal është me fasha. Tatimi për ata që marrin shumë para do shkojë deri në 35 përqind. Ne duam të kemi ngremë pensionet, të investojmë më shumë në arsim e në shëndetësi. Për punonjësit që kanë të ardhura deri në 2 milionë lekë të vjetra të muaj, tatimi nuk do jetë i lartë. Ne propozojmë pagë minimale 60 mijë lekë të reja, me zero taksë. Tatimi vjen në rritje në bazë të të ardhurave. Ne duam që të nxisim punën efikase në administratë. Në vende të zhvilluara, tatimi për ata që kanë të ardhura të mira, tatimi është shumë i lartë. Një përqind e popullsisë mendoj se marrin aq shumë, sa duhet të japin. Nuk mund të jesh i lumtur, aty ku të tjerët janë të varfër. Ne duam të kthejmë shtetin social, ne duam të luftojmë korrupsionin dhe evazorët. Problemi jonë është që taksat na marrin, nuk bëjnë gjë”, u shpreh Qori.

Më tej, Arlind Qori foli me detaje për programin e Lëvizjes Bashkë, sa i përket shëndetësisë dhe pensioneve. Ai tha se shëndetësia do jetë falas e se pensioni minimal do të jetë 200 euro.

“Ne duam që 6 përqind e PPB të shkojë tek shëndetësia. Shëndetësia do jetë realisht falas, që kur të shkosh në spital mos të kesh nevojë të paguash. Ne duam që të rritet kontributi i shtetit tek ilaçet. Shqipëria ka nivelin më të lartë të pagesës nga xhepi, tek 60 përqind. Në Holandë prsh qytetari nxjerr 10 përqind nga xhepi, ku qytetarët janë të pasur. Na duhen fonde për shëndetësinë. Minimumi jetik është 21 mijë lekë të reja, pensioni minimal do jetë aq. Sikur ne të përgjysmojmë informalitetin në punë, do kishim gjysmën e parave që na duhen. Së paku ta kemi nivelin e informalitetit që ka Serbia dhe RMV. Sikur të mos kemi vjedhje, do kemi para të tjera”, përmbylli Qori në News24.

Etiketa: arlind qoriLevizja "Bashke"shtet zhvillimor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qori flet për mandatet e Tiranës: Po s’hyra në Parlament do dorëhiqem

22:23 : 07/05/2025
AKTUALITET

Lëvizja BASHKË: Tirana po mbytet nga betoni dhe paratë e pista

09:06 : 06/05/2025
AKTUALITET

“Do çojmë kauzat tona në Kuvendin e Shqipërisë”, Arlind Qori takime me qytetarët në Tiranë

17:04 : 02/05/2025
AKTUALITET

Pse nr 2 i Arlind Qorit është risia e këtyre zgjedhjeve

11:14 : 02/05/2025
AKTUALITET

Qori: Shitja e votës shenjë e disfatës sociale

22:58 : 01/05/2025
AKTUALITET

Lobimi në SHBA/ Muçi: Oligarkia shqiptare po paguan për t’i hequr non-gratën Berishës

22:41 : 01/05/2025
Para

Rama "harron" listat e tija, komenton kandidatët e PD: Janë bir Selmani i nënës kë të qaj më parë

TË GJITHA

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez të spiunazhit

15:52 : 09/05/2025

Vota e diasporës dhe partitë e reja sjellin një atmosferë pasigurie në zgjedhje

15:46 : 09/05/2025

Largim i rëndësishëm nga Teuta, sulmuesi u jep lamtumirën durrsakëve pas dy vitesh

15:44 : 09/05/2025

Liberation Day

15:37 : 09/05/2025

Zyrtare/ Xabi Alonso largohet nga Leverkusen, trajneri pritet të firmosë me Realin

15:32 : 09/05/2025

“Kosova nuk është e përgatitur”, Oda Amerikane kërkon shtyrjen e liberalizimit të energjisë

15:29 : 09/05/2025

12 vite që ia “merr shpirtin” shqiptarëve, Rama tregohet “zemërgjerë” 2 ditë para zgjedhjeve: Falen gjobat!

15:13 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com