• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ish-ministrja e Bujqësisë zgjidhet presidente e Bundestagut gjerman

22:22 : 25/03/2025
në BOTA

Bundestagu ka zgjedhur politikanen e CDU-së Julia Klöckner si drejtuese të tij me një shumicë të qartë. Ish-ministrja e Bujqësisë tani mban postin e dytë më të lartë në shtet.

Politikania e CDU-së Julia Klöckner është Presidentja e re e Bundestagut. Në seancën konstituive të Bundestagut, deputetët e zgjodhën me shumicë dërrmuese 52-vjeçaren në postin e dytë më të lartë në shtet. Presidenti më i vjetër për nga vitet e shërbimit si deputet Gregor Gysi i sapozgjedhur, pas votimit ia dorëzoi kryesinë e seancës Klöcknerit.

52-vjeçarja mori 382 vota pro në një votim të fshehtë, 204 deputetë votuan kundër dhe 31 abstenuan. Koalicioni i mundshëm i ardhshëm qeverisës i CDU, CSU dhe SPD ka 328 vende në Bundestag.

Gruaja e katërt në postin e dytë më të lartë në shtet

Pas Annemarie Renger, Rita Süssmuthit dhe paraardhëses së saj Bärbel Bas, Klöckner është gruaja e katërt që mban postin e dytë më të lartë në shtet.

Lexo edhe:

Deputeti gjerman: Pasaportën Europiane ua garanton vetëm Sali Berisha!

Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit

Politikania e CDU tha se e shikonte zgjedhjen e saj si Presidente e Bundestagut si një detyrim dhe shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë ndaj saj. Ajo tha se donte t’i kryente detyrat e tij në mënyrë të paanshme, të qetë dhe me guxim.

“Demokracia jonë liberale nuk është diçka që duhet marrë si e mirëqenë,” tha Klöckner në fjalimin e saj të parë.Ajo jo vetëm që do të kujdeset që të respektohet  koha e të folurit, por edhe do të dëgjojë, si në foltore ashtu edhe në sallë. Këtu ka një etalon matës, që është sjellja e hijshme. “Unë do të kujdesem që ne të ruajmë një bashkëpunim të civilizuar,” tha Klöckner.

Koalicioni qeverisës në largim është shpërbërë për shkak të mosmarrëveshjeve intensive, tha Klöckner. “Duke pasur parasysh kërkesat me të cilat përballet vendi ynë, të gjithë duhet të rishikojmë stilin tonë të të folurit”, shtoi ajo.

Klöckner: Ndikimi në debatet në shoqëri

Klöckner theksoi: “Mënyra se si e trajtojmë njëri-tjetrin këtu dhe shkëmbejmë argumente ndikon në debatet në shoqëri.” Ajo kërkoi: “Le të jemi gjithmonë të gatshëm të dëgjojmë të tjerët dhe të kuptojmë motivet e tyre, edhe nëse nuk i ndajmë ato.”

Në këtë kuptim, shumica nuk ka automatikisht të drejtë, por as pakica. “Le të kritikojmë njëri-tjetrin, por të mos e shajmë njëri-tjetrin personalisht”. Kushdo që e merr seriozisht lirinë e shprehjes dhe diversitetin duhet të tolerojë dhe pranojë edhe këndvështrime të tjera.

Lidhur me rënien e përqindjes së femrave në parlament, Klöckner bëri thirrje për një ekuilibër më të mirë midis jetës familjare dhe politikës. Konkretisht, ajo iu referua nevojës aktuale për një leje speciale “të ndërlikuar” për të sjellë një foshnjë ose fëmijë të vogël në seancën plenare, për shembull, gjatë një votimi. Nuk ka të bëjë me kthimin e Bundestagut në një “grup me foshnja”, por më tepër për realitetet e jetës, tha Presidentja e Bundestagut.

Kritika për reformën zgjedhore

Klöckner kritikoi gjithashtu reformën e fundit zgjedhore.Sipas saj, vërtet që me të synimi për zvogëlimin e madhësisë së Bundestagut gjerman është arritur. Megjithatë, është e vështirë t’u shpjegohet votuesve se 23 kandidatë nuk kanë fituar asnjë mandat, pavarësisht se kishin fituar shumicën në zonat e tyre zgjedhore. “Duhet të jetë e mundur të kombinohet qëllimi i reformës zgjedhore – një zvogëlim i ndjeshëm i Bundestagut – me një ligj zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të drejtë”, tha Klöckner.

Klöckner ngriti gjithashtu mundësinë e reduktimit të fuqisë punëtore të administratës së Bundestagut, e cila aktualisht ka 3200 punonjës. Çështja nëse një parlament më i vogël mund të menaxhojë me më pak burime është legjitime.

Politika e CDU-së ka lindur në Bad Kreuznach, në landin Rheinland-Pfalz. Ajo ka qenë Ministre e Bujqësisë e Gjermanisë nga viti 2018 deri në 2021 nën Kancelaren Angela Merkel (CDU). Klöckner ishte deputete e Bundestagut nga viti 2002 deri në 2011 dhe ka shërbyer sërish që nga viti 2021.

Së fundmi, ajo shërbeu si zëdhënëse për politikën ekonomike të partive unioniste. Që nga viti 2022, Klöckner ka shërbyer gjithashtu si arkëtare federale e CDU. Ajo tani ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

/DW

Etiketa: bundestaggjermanJulia Klöcknerpresidente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deputeti gjerman: Pasaportën Europiane ua garanton vetëm Sali Berisha!

20:41 : 09/05/2025
BOTA

Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit

16:35 : 06/05/2025
RAJONI

Mandati si Presidente i mbaron në 2026, Vjosa Osmani flet për të ardhmen në politikë

22:49 : 13/04/2025
BOTA

VENDIMI/ Marine Le Pen i ndalohet të garojë për presidente! Dënohet dhe me 4 vite burg, por…

13:41 : 31/03/2025
RAJONI

Osmani: Vendimin nëse do të garoj për mandatin e dytë do ta marr bazuar në interesin e Kosovës

19:24 : 21/03/2025
BOTA

Scholz: Ukraina ka nevojë për një ushtri të fortë

19:12 : 02/03/2025
Para

Prokurorët ukrainas: Forcat ruse vranë vajzën 3 vjeç dhe nënën e saj në një shesh lojërash

TË GJITHA

IDC-CDI miraton rezolutën e PD-së për “farsën” e 11 Majit: Të mbahen zgjedhje të reja me qeveri teknike!

12:53 : 31/05/2025

Partizani “peshkon” ish-talentin e Milanit, sulmuesi pranë firmës me të kuqtë

12:29 : 31/05/2025

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

12:16 : 31/05/2025

Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në autostradë, dërgohet në gjendje kritike tek Trauma

12:01 : 31/05/2025

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:38 : 31/05/2025
Në foto: Kidi Kazazi

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

11:27 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com