• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafikonin emigrantë nga vendet e treta, dënohen me burg 4 anëtarët e një bande të huajsh

17:59 : 06/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Fotot në TikTok dhe Facebook “marrin në qafë” bosin shqiptar të trafikut të emigrantëve në Angli

Trafik emigrantësh, Policia e Tiranës arreston 15 persona

GJKKO ka shpallur fajtor 4 anëtarët e huaj të një bande që trafikonin klandestinë nga vendet e treta drejt BE-së, kundrejt shumave që shkonin nga 5 mijë deri në 10 mijë euro.

Në total për 4 personat GJKKO ka vendosur 36 vite burg. Konkretisht për Yalcin Ali Hanci dhe Mustafa Cosekoglu u caktuan nga 6 vite burg, ndërsa nga 12 vite burg u vendos për Soran Saber dhe Yahia Yussef (alias Kamal Kamil).

Mbi ta rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Pjesëtaret e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5,000 deri në 10,000 Euro, i kalonin ato në rrugë tokësore dhe detare.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), Soran Saber, Yalcin Ali Hanca, Mustafa Cosekoglu, etj…”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 20, datë 06.03.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Yalcin Ali Hanci për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Yalcin Ali Hanci për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Yalcin Ali Hanci me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Yalcin Ali Hanci t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustafa Cosekoglu për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustafa Cosekoglu për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Mustafa Cosekoglu me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Mustafa Cosekoglu t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Soran Saber për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Soran Saber për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Soran Saber me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Soran Saber t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

Lidhur me provat materiale, në bazë të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale dhe 36 të Kodit Penal, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit: – Mjeti lundrues tip “Velierë” me të dhëna ****, me flamur të shtetit turk. – Një mjet lundrues tip “skaf me dy motorra”, sekuestruar në Vlorë. – Dy aparate celulare, njëri i markës “Iphone 6S model A1” me numër IMEI **** dhe një aparat i markës “Xioami” me nr. IMEI **** sekuestruar bashkë të pandehurit Mehdi Mamushli. – Një aparat celularë i markës “Samsung” me numër IMEI **** dhe një aparat celularë “Samsung” A31 me nr. IMEI ****, sekuestruar shtetasit Yalcin Hanci. – Një aparat celularë i markës “Redmi” me numër **** sekuestruar shtetasit Mustafa Cosekoglu. – Një shumë parash në shumën **** euro sekuestruar bashkë të pandehurit Klodjan Gjikondaj, shuma e parave prej **** euro sekuestruar të pandehurit Mohamed Abdel Renim Sherif dhe shuma **** euro që ndodhen brenda në pasaporten e shtetasit Mohamed Abdel Renim Sherif. – Aparati celularë i Klodian Gjikonda, aparat telefoni celular i markës “Iphone”, me ngjyrë të zezë, i shtetasit Klodian Gjikondi, aparat telefoni celular i markës “Huawei”, me ngjyrë të zezë, i shtetasit Mohaed Sherif, aparat telefoni celular me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin mbrapa “ONE”, i shtetasit Mohaed Sherif, aparat telefoni celular me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin në kapak “Redmi” i shtetasit Erjol Lleshi, aparat celular i markës “Iphone” ngjyrë të zezë i shtetasit Fatjon Belaj, aparat telefoni i markës “Samsung remax”, me ngjyrë gold i shtetasit Robert Hysa, aparat telefon i markës “Samsung Galaxy A 21s”, me ngjyrë blu, me 2 karta sim i shtetases Kristiana Kocllari, aparat telefon i markës “Samsung” me ngjyrë të zezë, me ekran të thyer, i shtetasit Qazim Ismailaj, aparat telefon i markës “Iphone X”, me ngjyrë të bardhë, i shtetasit Fatjon Kocllari, telefon i markës “Iphone 6”, me ngjyrë gri, i shtetasit Dushan Spahiu, telefon i markës “Samsung” me ngjyrë të zezë, i shtetasit Robert Hysa, telefon “Samsung”, me tastiere me ngjyrë e zezë i shtetasit Zamir Muliu, telefon “Nokia”, me tastierë ngjyrë e zezë i shtetasit Petrit Pashaj, telefon “Iphone”, me ngjyrë e zezë i shtetasit Paulin Koci, telefon “Iphone”, me ngjyre e zezë i shtetasit Paulin Koci, telefon “Iphone”, me ngjyrë e bardhë i shtetasit Dushan Spahiu. – Një pasaportë e shtetasit Mohamed Abdel Renim Mohamed Eliva Sherif, ti kthehet shtetasit Mohamed Sherif.

Shpenzimet procedurale të parapaguar nga shteti në fazën e hetimeve paraprake, si dhe ato të gjykimit, t’i ngarkohen të pandehurve solidarisht konform neneve 393/1 dhe 485/3 të K.Pr.Penale.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të ekzekutojë këtë vendim.

Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”– thuhet në njoftim.

Etiketa: trafik emigrantesh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fotot në TikTok dhe Facebook “marrin në qafë” bosin shqiptar të trafikut të emigrantëve në Angli

14:39 : 02/03/2025
AKTUALITET

Trafik emigrantësh, Policia e Tiranës arreston 15 persona

10:02 : 15/10/2024
AKTUALITET

Trafikonte emigrantë me skaf nga Shqipëria drejt Italisë, ekstradohet nga Gjeorgjia shtetasi turk

10:13 : 03/09/2024
AKTUALITET

Boçi: Shqipëria, vend i trafikut të qenieve njerëzore. Shteti i përfshirë në krim

21:32 : 02/04/2024
Para

Qori: TikTok mbyllet për arsye politike, do shohim mundësinë e një padie në Kushtetuese

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com