• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me letra e firma false, si u përvetësua prona 300 milionë Euro në Ksamil

21:42 : 05/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në fundvitin e kaluar emisioni “Stop” transmetoi disa denoncime për Suzana Isufajn, me pretendimin se ajo përmes dokumenteve të parregullta ka përfituar prona që nuk i takojnë. Silvi Golja, një i afërm i Suzanës dëshmoi nga Kanadaja se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure, që i ati Agron Golja i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017.

Të ardhurat e qirasë së pronës me 25 bashkëpronarë i merr vetëm Suzana Isufaj. Gjithçka ka nisur me një kërkesë-padi në Janarit 2012, me të cilën Suzana Isufaj kërkon të godasë një vendim të vitit 2007 të Agjencisë së Kthimit të Pronave. Përmes këtij procesi gjyqësor Suzana kërkon të bëhet pronare e 100 hektarëve pronë, anës detit në Ksamil.

Bëhet fjalë për një pronë me vlerë tregu rreth 300 milionë euro. Palë procesin e mbyllur në kohë rekord, për tre muaj, kanë qenë Agjencia e Kthimit të Pronave dhe Avokatura e Shtetit, dy institucione Kushtetuese që mbrojnë interesat e shtetit shqiptar.

Mesa duket disa dëftesa komunikimi janë falsifikuar, pasi tek ftuesi dhe marrësi është vetëm firma pa emër e mbiemër. Gjithashtu ka dyshime se firma e përfaqësuesit të Avokaturës së Shtetit Kristaq Kutra është e falsifikuar, nëse krahasohet me të tjera nënshkrime të tij.

Lexo edhe:

“Ec, vazhdo…”/ Vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme, si u bë pronare e shkollës

Falsifikimi i markave të veshjeve luksoze, arrestohet edhe djali i ish-kandidatit të PD

Trupi gjykues me kryesues Alltun Cela dhe anëtarë Nevrie Duka e Petrit Aliaj vendosën pranimin e kërkesës së Suzana Isufaj Cini, duke e bërë pronare të 100 hektarëve prona në Ksamil.

Sipas komunikimeve zyrtare që “Stop” kas pasur me Avokaturën e Shtetit bëhet e ditur se ky institucion nuk ka asnjë lidhje më këtë vendim.

Gazetari: Emisioni “Stop” interesohet në lidhje me një dëftesë komunikimi e cila mban vitin 2012 me numër protokolli 3386. Ky vendim i Shkallës së Parë të rreth gjyqësor Sarandë, a ka mbërritur pranë këtij institucioni dhe a është apeluar ky vendim.

Avokatura e Shtetit: Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë se në bazë të verifikimeve të kryera pranë Arkivës së Trajtimit të Pronave, në dosjen bazë nuk ndodhet dëftesa e komunikimit nga Gjykata e Rrethit Sarandë me numër protokolli 3386 datë 11.04. 2012.

“Stop” takoi ish-kryetarin e Gjykatës Sarandë Alltun Çelën, i cili shmanget nga shpjegimi duke thënë se nuk i kujtohet rasti. Të gjitha faktet duhet të hetohen nga prokuroria.

Gazetari: Edhe një detaj tjetër. Ju i keni dhënë vërtetimin e faktit Suzanës dhe keni gjykuar edhe çështjen e pronës. Nuk është konflikt kjo?

Ish-kryetari i Gjykatës Alltun Çela: Jo, nuk është, se është në tërësi konflikti, nuk kam ide tani, të të sqaroj pa parë dokumentet.

Gazetari: Po dokumentet janë, sepse unë e kam verifikuar tek ATP-ja, sepse prandaj erdha…

Ish-kryetari i Gjykatës Alltun Çela: Nuk mbaj mend fare, o flori…

Gazetari: Po investigojmë një rast, që lidhet me Suzana Isufaj Cini dhe kemi rënë në dijeni të këtij vendimi, që e keni dhënë ju në 2012-ën, ku nga verifikimet, që ne kemi bërë si emision, na rezulton të gjitha njoftimet, që janë bërë institucioneve janë false dëftesat e komunikimeve kemi edhe përgjigjen nga ATP-ja. E mban mend, sepse është pronë shumë e lakmuar në Ksamil. Ti ke qenë kryetar ke bërë seancat. Jo, jo, sepse ti ke qenë kryesuesi dhe n.q.s pala dhe institucionet nuk vijnë ka marrë formën e prerë vendimi këtu pa u apeluar.

Ish-kryetari i Gjykatës Alltun Çela: S’di gjë unë…nuk e di, shiko dosjen, o flori! S’mbaj mend fare! Më vjen keq, nuk mbaj mend! Për kokën time! Ato i bën sekretaria. Nuk di gjë fare! Madje ka qenë Avokatura e Shtetit, mesa mbaj mend unë. Po të shoh dosjen, mund të të them…

Gazetari: E kam unë dosjen këtu. Ja, ku e ke! Kjo dëftesa është false, sepse e kemi konfirmuar në ATP. Është shkruar numri i regjistrimit. Ideja është, që të gjitha fletë-thirrjet kanë vetëm firmën, as emrin, as mbiemrin e ftuesit dhe të marrësit. Kurse çuditërisht njoftimet që i bëheshin Suzanës kishin emër, mbiemër.

Ish-kryetari i Gjykatës Alltun Çela: Nuk e di…, s’mbaj mend farë, çfarë është bërë. Unë kam bërë 1 mijë gjyqe.

Gazetari: Këtë duhet ta mbash, sepse ky është shumë specifik, sepse është tokë e konsiderueshme. Mos i hyjmë asaj! E kuptoj, që s’mban mend, po si ish-gjyqtar, si jurist…

Ish-kryetari i Gjykatës Alltun Çela: Mund të marrësh dosjen, të vesh në gjykatë! Nuk mbaj mend. Le të jetë false! Po është false le të vejë në prokurori, ça të them unë…?!/tvklan

Etiketa: falsifikimksmailprone

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ec, vazhdo…”/ Vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme, si u bë pronare e shkollës

21:12 : 04/06/2025
AKTUALITET

Falsifikimi i markave të veshjeve luksoze, arrestohet edhe djali i ish-kandidatit të PD

11:27 : 04/06/2025
AKTUALITET

Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i Bashës

12:41 : 03/06/2025
AKTUALITET

18 vite konflikt! Tragjedia e paralajmëruar në Has që i mori jetën 34-vjeçarit

21:29 : 20/05/2025
AKTUALITET

Blen shtëpi në bankë, ish-pronari ndërron bravën dhe e jep me qira: As ma ndjen

21:24 : 28/04/2025
AKTUALITET

I falsifikuan firmën një shtetasi për t’i vjedhur ndihmën ekonomike, e pësojnë dy zyrtarët në Elbasan

12:30 : 25/04/2025
Para

Çfarë po ndodh? Gjesti vendos të largohet nga "BBV", Egli në lot

TË GJITHA

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025

“Robin Hudi izraelit”/ Misteret e beduinit të armatosur nga Izraeli për të luftuar Hamasin

15:49 : 06/06/2025

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com