• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbetjet e rrezikshme, mjedisorët ngrenë alarmin për ngecjen e hetimit

18:47 : 04/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Basel Action Network dhe Milieukontakt Shqipëri e cilësuan të martën shqetësues mungesën e rezultateve të hetimit nga Prokuroria e Durrësit dhe mungesën e një plani të qartë për trajtimin e mbetjeve të dyshuara të rrezikshme, që u rikthyen në portin e Durrësit 12 javë më parë nga Ministria e Mjedisit.

Mbetjet e dyshuara të rrezikshme u eksportuan fillisht nga Shqipëria drejt Tajlandës, por pasi rasti u ekspozua në publik, anija u kthye pas në Portin e Durrësit, ku mbërriti në 28 tetor 2024. Pasi u shkarkuan në Durrës mbetjet u vunë nën sekuestro nga prokuroria, e cila kishte nisur më herët hetim në lidhje me këtë çështje.  Por 12 javë pas këtij procesi, organizatat e mjedisit thonë se ende nuk ka asnjë përgjigje mbi dyshimet e ngritura rreth kësaj ngarkese.

“Nuk jemi të sigurt as nëse mostrat janë marrë dhe analizat kanë filluar,” tha zoti Jim Puckett nga BAN. “Nëse ka filluar, është shqetësuese që mostrat nuk janë marrë publikisht dhe pa ndjekur protokollet e duhura dhe zinxhirin e ruajtjes së provave. Trafikimi i paligjshëm i mbetjeve të rrezikshme është një çështje serioze që kërkon ndëshkim penal sipas konventave që Shqipëria ka nënshkruar. Nuk është e pranueshme që kjo të injorohet dhe të lihet në harresë,” shtoi ai.

BAN dhe Puckett iu ofruan Prokurorisë e Durrësit me informacion dhe dëshmi, përfshi fotografi të marra nga denoncuesi dhe deklaratat e tij origjinale mbi ngarkesën e mbetjeve në portin e Durrësit, si dhe të dhëna të analizave laboratorike që tregonin nivele të larta ndotjeje nga objekti i parashikuar për pranim në Tajlandë. Në deklaratën për shtyp,  bëhet me dije se prokuroria refuzoi ta merrte këtë dëshmi dhe kërkoi që ajo të dorëzohej personalisht.

Lexo edhe:

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

Organizatat ngritën një sërë pyetjesh mbi procesin hetimor dhe po ashtu mbi planet e Shqipërisë për trajtimin e këtyre mbetjeve.

Të pyetur nga BIRN mbi shqetësimet e ngritura në deklaratë, drejtuesja e prokurorisë së Durrësit Suela Beluli dhe Ministria e Mjedisit nuk u përgjigjën kërkesave për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Në një investigim të mëparshëm BIRN gjeti se rasti i denoncuar nga BAN për eksport të mbetjeve të duyshuara të rrezikshme, është vetë një prej disa eksporteve të kësaj natyre. BIRN gjeti se të paktën 20 mijë ton mbetje të rrezikshme u eksportuan jashtë Shqipërisë që nga viti 2020 për shkak se autoritetet dështuan të ushtronin kontroll./BIRN

Etiketa: Mbetjet e rrezikshmemjedisorëtporti i durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025
AKTUALITET

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

15:54 : 28/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit

10:45 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

12:47 : 27/10/2025
Para

Conceição vendos Milanin në dietë, Maignan në qendër të kritikave për mbipeshë

TË GJITHA

Studentët e Mjekësisë kërkuan shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri, Strasburgu merr në shqyrtim çështjen

10:34 : 17/11/2025

Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit

10:28 : 17/11/2025

Rama: Na merrni në BE ose do ju përndjekim deri në fund

10:24 : 17/11/2025

“Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale”/ Gjekmarkaj-mazhorancës: Keni koncepte shërbëtorësh

10:09 : 17/11/2025

“Përndjek Krenarin dhe Endin”/ Luana Vjollca hedh në gjyq gazetarin, Tozaj: Do nxjerr listën e eskortave

10:01 : 17/11/2025

Paketa Fiskale/ Nis me debate Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

09:57 : 17/11/2025

Përkeqësim i kushteve të motit në të gjithë vendin, zonat që rrezikohen nga përmbytjet

09:56 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com