• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Fjalimi i Presidentit Trump para Kongresit

17:52 : 04/03/2025
në BOTA

Presidenti Donald Trump do t’i drejtohet sot në mbrëmje Kongresit pas disa javësh në detyrë gjatë së cilës ka marrë vendime që kanë pasur ndikimin më të madh në historinë e çdo presidence.

Presidentit Trump pritet të paraqesë vizionin e tij mbi ekonominë dhe politikën e imigracionit.

Po kështu ai pritet të mbrojë disa nga vendimet e fundit polemizuese të tij, siç është ai për të shkurtuar qeverinë federale, apo mbi përplasjen me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Por sfida më urgjente për Presidentin Trump do të jetë bashkimi i shumicës republikane në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve për të miratuar buxhetin për financimin e qeverisë, para 14 marsit, afatit kur skadon buxheti aktual.

Lexo edhe:

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

Republikanët ndahen në çështje që lidhen me shkurtimin e programeve jetike të tilla si ‘Medicaid’, që ofron sigurim shëndetësor për personat me të ardhura të ulëta, uljen e borxhit, si dhe zgjatjen, ose jo të një ligji të miratuar në vitin 2017, për shkurtimin e taksave, miratuar gjatë mandatit të parë të zotit Trump.

Presidenti Trump ka bërë thirrje për miratimin e atij që e ka quajtur “një ligj të madh e të bukur” për të financuar axhendën e tij të politikës së brendshme.

“Ne kemi shumë punë përpara nesh, por do të ofrojmë rezultate lidhur me axhendën Amerika e Parë”, u tha gazetarëve javën e kaluar kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson.

“Ne do ta zbatojmë atë të gjithën dhe jo vetëm pjesë të saj”, shtoi ai.

Demokratët e Kongresit thonë se qasja e republikanëve mbi buxhetin do të thotë përfitim për të pasurit.

“Nuk duhet të keni asnjë dyshim, se do të grabisë të moshuarit, fëmijët personat me aftësi të kufizuar, ata do të paguajnë që të pasurit të bëhen më të pasur”, tha javën e kaluar kreu i pakicës në Senat, Chuck Schumer.

Presidenti Trump pritet të flasë gjithashtu mbi çështjen e tarifave ndaj vendeve të tjera dhe të mbrojë nevojën e vendosjes së tyre.

Të martën hynë në fuqi tarifat prej 25% ndaj mallrave që importohen nga Kanadaja e Meksika.

Presidenti Trump thotë se tarifat do të ishin një nxitje për kompanitë që të prodhonin më shumë brenda Shteteve të Bashkuara, si një mënyrë për t’i shmangur ato.

“Pra, ajo që ata duhet të bëjnë është të ndërtojnë fabrikat e tyre të makinave, apo për produkte të tjera në Shtetet e Bashkuara e në këtë mënyrë nuk kishin tarifa”, tha ai.

Por eksperti Shannon Bow O’Brien tha për Zërin e Amerikës se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë.

“Me siguri ajo që do të ndodhë është se shumica e prodhuesve do të shkojnë në vende të tjera ndaj të cilave nuk janë vendosur tarifa, ose thjesht do të largohen”, tha Shannon Bow O’Brien, profesor i asociuar në Universitetin e Teksasit në Austin.

“Nuk besoj se (Presidenti Trump) do të arrijë atë që ai dëshiron, që është që prodhimi të bëhet brenda Shteteve të Bashkuara”, tha zoti O’Brien.

Javët e para në detyrë të Presidentit Trump u shënuan nga urdhra ekzekutivë që trajtonin një nga çështjet kryesore të fushatës së tij, reformën në imigracion.

Gjatë fjalimit në Kongres zoti Trump pritet të theksojë ndryshimet që administrata e tij ka bërë lidhur me sigurinë e kufirit jugor të vendit me Meksikën.

Ai mund të flasë gjithashtu edhe mbi Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, njohur gjithashtu si ‘DOGE’, një departament që drejtohet nga biznesmeni miliarder Elon Musk.

Ndërsa tradicionalisht fjalimet presidenciale në Kongres përqëndrohen tek çështjet e brendshme, Presidenti Trump do të trajtojë edhe disa sfida urgjente të politikës së jashtme.

Pas takimit me tone të ashpra në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësin e Ukrainës Zelenskyy të premten e kaluar, Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai nuk mendon se Ukraina e ka pranuar plotësisht se Shtetet e Bashkuara e kanë ndihmuar me rreth 200 miliardë dollarë që nga fillimi i sulmit rus më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti Trump pritet gjithashtu të trajtojë çështjen e armëpushimit në Gazë si dhe planet e tij për rindërtimin e rajonit të përfshirë nga lufta.

Do të jetë senatorja dhe ish-analistja e CIA-s Elissa Slotkin, e cila do të mbajë fjalimin në emër të demokratëve, si përgjigje ndaj fjalimit të Presidentit Trump.

Zonja Slotkin fitoi zgjedhjet në shtetin e fushëbetëjës, atë të Miçiganit, duke u përqendruar në çështje si ekonomia./VOA

Etiketa: donald trumpkongres

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

19:13 : 18/09/2025
BOTA

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

17:37 : 18/09/2025
BOTA

“Putin më ka zhgënjyer!” Trump nga Londra: E ndjej detyrim të zgjidh luftën në Ukrainë

17:12 : 18/09/2025
BOTA

Steve Bannon: Vrasësi i Kirk nuk veproi i vetëm, hetimet të lidhen me atentatin ndaj Trump

20:40 : 17/09/2025
BOTA

Trump thyen protokollin në Britani, u vonua 21 minuta dhe nuk u përkul para çiftit mbretëror

17:53 : 17/09/2025
BOTA

Trump vizitë dy ditore në Londër, pritet nga Mbreti Charles III dhe Kryeministri Starmer

08:20 : 17/09/2025
Para

Agaçi “mollë sherri” mes Berishës e Ramës, kryeministri nxjerr VIDEO-n: Ishte në fije të perit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com