Është dorëzuar në KQZ kërkesa e dytë për koalicion në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje dhe Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë kanë dërguar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet e 11 majit.
Në shkresën dërguar KQZ thuhet se ky koalicion do të mbajë emrin Nisma Shqipëria Bëhet, ndërsa drejtues do të jetë Adriatik Lapaj.
Gjithashtu logoja e koalicionit do të jetë logoja e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.
Kërkesa:
Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Lënda: Kërkesë për të regjistruar koalicionin në zgjedhjet e 11 Majit 2025 Baza ligjore: Neni 64, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë I nderuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Në bazë të Kodit Zgjedhor, po ju dërgojmë kërkesën për të regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025, koalicionin e partive politike të mëposhtme:
- Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” (SHB)
- Partia “Nisma Thurje” (Nisma)
- Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë” (PLDSH)
Partia drejtuese e koalicionit është Partia Shqipëria Bëhet, dhe drejtuesi i saj do të jetë edhe drejtues i koalicionit.
Emri i koalicionit është Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj, dhe logoja e koalicionit do të jetë logoja e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”. Veprimtaria e koalicionit, përgatitja e listave garuese dhe marrëdhëniet mes anëtarëve rregullohen me marrëveshje mes palëve, e cila është bashkangjitur kësaj kërkese.