• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Proces i thellë shpirtëror

09:29 : 28/02/2025
në AKTUALITET

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, që fillon ditën e shtunë, më 1 Mars.

Bujar Spahiu shpreht se muaji i Ramazanit është një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror.

“Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj”, shprehet kreu i KMSH-së.

Ai shprehet se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.

Lexo edhe:

Sot nata e Kadrit, Berisha uron besimtarët muslimanë

Muaji i Ramazanit, Partizani me tetë agjërues

“Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë”, thekson Bujar Spahiu.

Mesazhi i plotë:

Nesër, më 1 mars, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror.

Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj.

Ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar. Është një mundësi e artë për të shprehur falënderim ndaj Tij, për të kultivuar durimin, për të rivitalizuar lidhjen tonë me Kuranin Famëlartë dhe për të rrezatuar dashuri ndaj të tjerëve.

Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.

Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar.

Allahu (xh.sh.) thotë në Kur’an: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.”

(Sureja El-Bekare, ajeti 183)

Ky mesazh hyjnor na rikujton se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.

Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë.

Lusim Allahun Fuqiplotë që të na japë forcë, përkushtim dhe sinqeritet për ta jetuar këtë muaj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përfituar nga mirësitë dhe begatitë e tij të shumta.

Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!

Etiketa: Bujar SpahiuKreu i KMSH-sëmuaji i ramazanit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot nata e Kadrit, Berisha uron besimtarët muslimanë

22:21 : 05/04/2024
SPORT

Muaji i Ramazanit, Partizani me tetë agjërues

20:29 : 20/03/2024
BOTA

Guterres bën thirrje për armëpushim në Gaza: Të nderojmë frymën e Ramazanit

18:57 : 11/03/2024
SHENDETI

Muaji i Ramazanit, ja ushqimet që duhet të konsumoni

12:56 : 11/03/2024
AKTUALITET

Sot, nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kreu i KMSH apel për paqe dhe solidaritet

08:38 : 11/03/2024
AKTUALITET

Meta uron nisjen e Ramazanit: Agjërim të lehtë e të pranuar!

22:43 : 10/03/2024
Para

Misteri i vrasjes së Pavlin Prekës/ Detaje nga krimi i rëndë në Shkodër, Policia shoqëron afro 20 persona

TË GJITHA

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

17:47 : 01/06/2025

Nesho: Duhet qeveri teknike dhe protestë deri në rrëzimin e autokracisë

17:39 : 01/06/2025

New York Times e akuzoi se drogohej, Elon Musk i përgjigjet të përditshmes amerikane: Gënjeni!

17:04 : 01/06/2025

Këngëtarja shqiptare rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, VIDEO-ja bëhet virale në rrjet

16:55 : 01/06/2025

“Mbreti bën qejf me Nusretin”/ Paloka: Pensionistët pa bukë, por Rama në festë

16:41 : 01/06/2025

Diell dhe temperatura të larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

16:21 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com