• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e VOA: Evropa dhe pasojat e bisedimeve SHBA-Rusi për Ukrainën

16:47 : 20/02/2025
në BOTA

Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po hyn në vitin e saj të katërt, udhëheqësit evropianë paralajmërojnë se rezultati i bisedimeve që po mbahen mes Moskës dhe Uashingtonit do të ketë pasoja të mëdha për të gjithë Evropën. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, udhëheqësit e kontinentit, së bashku me vetë Ukrainën, i frikësohen përjashtimit nga vendimmarrja për fatin e tyre.

Tanket e Rusisë kaluan kufirin ukrainas tre vite më parë, duke filluar konfliktin më të rëndë në territorin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Megjithë të ftohtin e acartë në vijën e frontit, luftimet vazhdojnë ndërsa forcat ruse përparojnë. Ben Barry është ekspert për luftimet tokësore me Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

“Çdo ditë fronti ukrainas zmbrapset me nga një kilometër. Mendimi im është se kjo mund të vazhdojë gjatë gjithë këtij viti”, thotë zoti Barry.

Por pas kuintave, forcat gjeopolitike që ndikojnë tek konflikti duket se po ndryshojnë me shpejtësi.

Lexo edhe:

Lufta në Ukrainë/ Trump pritet të flasë me Zelenskyn

VIDEO/ Sherr masiv në një plazh të Ukrainës, vajzat përleshen me njëra-tjetrën

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara filluan bisedimet e paqes këtë javë në Arabinë Saudite. Ukraina dhe Evropa nuk u ftuan të merrnin pjesë.

“Do të ketë alarmim shumë domethënës në kryeqytetet evropiane për atë që mund të jetë diskutuar në lidhje me sigurinë e kontinentit të tyre, të gjithë rajonit të tyre. Një ndër rezultatet e mundshme jo të mira mund të jetë kur kryeqytetet evropiane të kuptojnë se amerikanët u kanë lënë detyrën, pa i pyetur, të një lloj misioni paqeruajtës në Ukrainë, ose diçkaje të ngjashme”, thotë David Blagden, profesor për sigurinë ndërkombëtare në Universitetin e Exeterit.

Britania dhe Franca kanë thënë tashmë se do të ishin të gatshme të kontribuonin për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë. Mendohet se do të nevojiten të paktën 100 mijë forca dhe ka shqetësim të thellë për rreziqet e mundshme.

“Shtetet e Bashkuara duket se e janë hequr nga Neni 5 i Traktatit të NATO-s për sa i përket forcave që mund të dislokohen në Ukrainë. Kjo do të thotë se ato nuk do të kishin mbrojtje, pra bie efekti parandalues. Pra është shumë e mundshme që Rusia të shkelë kushtet e armëpushimit apo marrëveshjes së paqes që mund të arrihet. Kjo në vazhdim shtron pikëpyetjen se çfarë do të bëjnë evropianët si kundërpërgjigje?”, thotë analistja Armida van Rij, nga organizata “Chatham House”.

Bashkimi Evropian thotë se i ka dhënë Ukrainës rreth 145 miliardë dollarë ndihma ushtarake, financiare, humanitare dhe për refugjatët gjatë tre viteve të fundit – mbi gjysma e ndihmës së përgjithshme për Kievin.

Sekretari amerikan i mbrojtjes ka thënë se siguria evropiane nuk do të jetë më një përparësi dhe Uashingtoni u ka kërkuar aleatëve në NATO të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen.

“Një çështje kryesore është se nga do të vijnë paratë. Komisioni Evropian duket i hapur për të lejuar një lloj fleksibiliteti për rregullat fiskale. Por, e gjitha kjo do të dojë kohë; pra, do të jetë vërtet e vështirë”, thotë zonja van Rij.

Vendime të vështira, me pasoja të mëdha për Evropën, thotë sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey.

“Vendimet që marrim tani, gjatë javëve në vazhdim, do të përkufizojnë jo vetëm rezultatin e konfliktit në Ukrainë, por edhe sigurinë e botës tonë gjatë gjeneratës së ardhshme”, thotë zoti Healey. Shumë në rajon frikësohen se këto vendime po merren pa praninë e Evropës./VOA

Etiketa: sgbaUkrainevoa

Lajme të lidhura

BOTA

Lufta në Ukrainë/ Trump pritet të flasë me Zelenskyn

17:28 : 06/08/2025
BOTA

VIDEO/ Sherr masiv në një plazh të Ukrainës, vajzat përleshen me njëra-tjetrën

17:14 : 06/08/2025
BOTA

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

19:16 : 29/07/2025
AKTUALITET

Konflikti si gjendje e përhershme

08:42 : 28/07/2025
BOTA

Zelensky premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri i viktimave në Ukrainë

15:23 : 27/07/2025
BOTA

SHBA-ja miraton shitjen potenciale të armëve në Ukrainë në vlera milionëshe

08:16 : 24/07/2025
Para

Tirana merr lajmin e keq, titullari i bardhebluve mbyll sezonin para kohe

TË GJITHA

Jo vetëm afrime, Liverpool shet sulmuesin për 46 milionë paundë

22:29 : 06/08/2025

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025

Bie nga dritarja e tualetit të banesës, humb jetën tragjikisht një grua në Durrës

22:10 : 06/08/2025

Zjarri në Patos/ Digjen 4 hektarë me pisha, rrezikohen zonat e banuara

21:59 : 06/08/2025

Trump paralajmëron test gjinor për sportistet në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”

21:52 : 06/08/2025

Drejt arritjes së paqes? Trump planifikon takim me Putin dhe Zelenskyn javën e ardhshme

21:45 : 06/08/2025

Sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut, sulmuesi firmos në Kategorinë e Parë

21:38 : 06/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com