Dy qytetare tregojnë sesi janë mashtruar dhe kërcënuar nga Elisabeta dhe Albert Koçi që kanë në pronësi mobilieri “Greis”. Zonjat kanë bërë porosi në këtë mobilieri, por thonë se nuk kanë marrë as punën dhe as lekët. Madje njëra prej tyre thotë se i morën peng vajzën dhe dhëndrin, e nuk i ka marrë paratë e veta edhe pse njoftoi komisariatin e policisë.
“Më 18 Tetor të 2023 me anë të internetit në Instagram në mobilieri ‘Greis’ porosita mobilie, një kënd. Kontaktuam zonjën Elisabeta Koçi e shoqja e Albert Koçit. Në fillim u treguan shumë të saktë. Bëra një porosi në fillim që më erdhi, bëra dhe një porosi të dytë. Porosita një dhomë gjumi dhe një kuzhinë. 1600 mijë paradhënie. Porosia duhet të vinte për një javë, por nuk erdhi. Nuk më hapnin telefonin, më thoshin kam qenë në burg, kam qenë këtu, kam qenë jashtë shtetit, filluan kërcënimet, filluan dhe pengmarrjet nga ana e Albertit. Shkoi në shtëpinë e gocës, i mori me makinë dhe i çoi në Fushë-Krujë me makinën e tij dhe thotë që ata më kanë marrë peng. Aty filloi gjithçka. Bertin e kam thirrur dy herë në rajon. Ka ardhur dhe më tha që në datën 25 Shtator do të të sjell lekët. Erdhi 25 Shtatori, erdha përsëri bëra denoncimin, sa ktheva kurrizin e kanë lëshuar dhe që prej asaj dite nuk kam marrë asnjë lloj shpjegimi as nga policia e as nga Alberti”, tha njëra prej denoncuesve.
Njëra nga gratë pret të marrë 1.6 milionë lekë të vjetra, ndërsa tjetra gati 3 milionë lekë. “Stop” provoi të kontaktonte Albertin, por ky i fundit nuk e hap telefonin.
“Unë jam Hysnie Jakupaj banuese në Astir. Në Facebook më del mobilieri “Greis” dhe pashë shumë mobilie të bukura. I shkruaj atij dhe e marrim në telefon, më është gjendur brenda ditës. Ka ardhur Albert Koçi dhe bëri matjet. U thashë të më tregonin se ku e kishin mobilierinë e më thanë që e kishin në “5 Maji”, bëri llogaritë dhe shkonin 3 milionë e 900 mijë lekë. Do vinin për dy javë. Pastaj më thoshin do vijmë sot, do vijmë nesër, jemi jashtështetit. Nuk hapnin telefonin. Arritëm sa pastaj hymë në debate”, tha denoncuesja tjetër.
Ndërsa Elisabeta thotë se nuk i njeh zonjat denoncuese edhe pse ato kanë kontrata për punën, që duhet të bëhej.
Gazetarja: Elisabeta si kalove?
Elisabeta: Po!
Gazetarja: Në emisionin “Stop” kanë ardhur dy qytetare nga Tirana.
Elisabeta: Nuk i njoh!
Gazetarja: I njeh se kanë bërë porosi tek mobilieria juaj dhe nuk kanë marrë porosinë
Biseda e qytetares me mobilerinë në Fushë-Krujë:
Qytetarja: A ke ftyrë? Ti ke ftyrë me marrë në telefon? Ose sill lekët, ose hajde përballu tani! Më thu me kërcënimet dhe kush të ka marrë peng! Ti më ke marrë peng, se ke qenë ti me makinë, ke qenë ti në timon!
Albert Koçi: Deshët me m’marrë makinën, më m’çu në Fushë Krujë! M’keni thanë “hajde, do të lëmë në Fushë Krujë, do të marrim makinën”!
Qytetarja: Jo, jo, jo m’ke çu ti në Fushë Krujë.
Albert Koçi: A je duke dhanë deklaratë ti, do me i ranë hashës?
Qytetarja: Jo, jo, jo … a thamë pengmarrje, m’ke marr ti mu! Më ke ardhë te dera e shpisë, më ke marrë peng, më ke çu n’Fushë Krujë! Ne ju kemi mashtru juve! Ne po ju lutemi 1 vit për lekët tona dhe qenkemi ne të këqinj? Të kanë dalë aq shumë çështje penale, sa ti nuk del më nga burgu!
“Stop” ka siguruar dhe një bisedë të pronarit të mobilierisë me klientët e tij.
Qytetarja: Berti si kalove?
Albert Koçi: Mirë!
Qytetarja: Hë mo burrë, e patëm lanë për dje, as u bëre i gjallë, as…
Albert Koçi: Unë të pata thanë 25-27, deri këtij muaji me mbaru punë pra, kur folëm para 10 ditësh!
Qytetarja: Jo, shpirt, jo! Ka qenë me 25.
Albert Koçi: M’kanë marrë dhe shoqet e tua në telefon. E ke bërë emrin e Bertit…
Qytetarja: Jo, jo nuk du! Berti të lutem…
Albert Koçi: E di, që ke hallet e tua, po jo me m’diskutu mu me njerëzit atje, me sa plaka rri t’u fol! Qytetarja: O Berti…!
Albert Koçi: A do jesh aty në Kombinat sonte?
Qytetarja: Kur?
Albert Koçi: Sonte! Se m’kanë marrë në telefon me u paraqit!
Qytetarja: Në qoftë se nuk ke lekë me vete, mos më ço kot!
Albert Koçi: Jo, nuk kam me vete, se kam ba shumë mobilie! Do mundohem me ti pru brenda këtij muaji.
Qytetarja: Jo, jo,jo… për 1 vit jo t’keqen i kam bërë! I kam bërë nuk prita dot !Jo, t’keqen i kam ba! E lamë, që do m’jepje lekët më 25.
Albert Koçi: A bëmë marrëveshje? A të thashë unë më datë 25?
Qytetarja: Do më bish lekët? Në qoftë se ke lekët, unë vij tani tek Rajoni, në këmbë vij, nëqoftëse s’i ke, mos me dërgo mu aty!
Albert Koçi: Jo, jo nuk i kam!
Zonjat në fjalë pasi kontaktuan emisionin “Stop”, tregojnë se morën edhe kërcënime me jetë nga kunati i pronarit të mobilierisë. “Stop” siguroi gjithashtu dhe komunikimin e një qytetareje me kunatin e Albert Koçit, pronarit të mobilerisë.
Kunati i Albert Koçit: Zoti m’qit fare n’gjo Mirin ktu. Me bo vaki, me ju pa kund, për at çap buke, për t’ju me vdek n’tokë ju kam! A morët vesh ore, moj ju q**sha robt mu n’p*dh ju q**sha! Juve paskët qen familje ma e degjenerume, që paska pas rrethi i Jugut mor ju q**sha robt! Tani keni pun me mu, se me Policinë u mor vesh. Tani do e lem dhe me shtet pastaj keni punë dhe me mu! Juve të vini me mu pasha Zotin, pasha Zotin shanse për me jetu nuk keni ma! N’gjo ktu ore, se Zoti m’qit fare, s’i paske ba llogarit mirë se për atë çapë bukë, nuk e di çfarë ka me bë me ju, or ti. Zoti m’qit fare, ngjo Mirin ktu, unë do të çoj lokacionin ktu, n’Prru t’Gurrës se Zoti m’qit fare, pa ta q* motrën, nuk rroj!
Në komisariatin numër 6 thonë, që kjo çështje ka shkuar në prokurori.
OPGJ Komisariati 6: Janë referuar materialet në Prokurori! Duhet të interesohet atje, sepse ne nuk kemi asnjë akses të materialeve, vetëm në qoftë se na sjellin ndonjë dosje të deleguar.
Gazetarja: Bëhet fjalë për një shumë 3 milionë lekë dhe ju i keni thënë zonjës që merrni 500 mijë lekë.
OPGJ Komisariati 6: Po! Domethënë, ky i ka dhënë 500 mijë lekë të vjetra, kur ka qenë në zyrën tonë, edhe tha që do ta presë djali edhe një muaj, për të dhënë pjesën tjetër.
Gazetarja: Atë 500 mijë lekëshin e ka marrë tek komisariati numër 6.
OPGJ Komisariati 6: Jo ia ka dhënë ai vetë, nuk e di, se ku ia ka dhënë! Domethënë ky i ka dhënë 500 mijë lekë të vjetra, kur ka qenë në zyrën tonë! Materialet janë deleguar në Prokurori për mashtrim. Pas disa ditësh, ka ardhur djali i zonjës dhe ka bërë prapë kallëzim për kanosje dhe janë dërguar materialet në prokurori. Pas disa kohësh ka ardhur bashkëshortja e këtij zotërisë, që kishte lekët borxh edhe thotë që më ka kanosur djali dhe vajza e zonjës, që ti ke afër. Përsëri janë çuar materialet në prokurori.
Gazetarja: Tani gjatë kohës që janë dy kallëzime vetëm tek komisariati 6 për mobilierinë, tani ky operoan pas asnjë lloj pengese në Fushë Krujë?
OPGJ Komisariati 6: Unë kontaktoj me Prokurorin, që është i gatshëm, nëqoftëse thonë ta arrestoj, unë e arrestoj.
Po kështu dhe në komisariatin numër 2 jepet e njëjta përgjigje.
Inspektori i Policisë: Unë jam Inspektor i Policisë së Rendit, kam qenë i gatshëm dhe e kam trajtuar për momentin. Odeta këto janë ballafaquar dy palët dhe zotëria i ka thënë, që unë do t’i kthej lekët!
Gazetarja: Por, nuk ia ka kthyer që atëherë.
Inspektori i Policisë: Kjo nuk ka një ankesë të dytë! Do ta shoh, se nuk e di, se ka kohë, që ka kaluar!/tvklan