• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

REL: Pas Konferencës së Munihut, Zelensky dhe aleatët në ujëra të trazuar

19:39 : 17/02/2025
në BOTA

Konferenca e Sigurisë në Munih, që u zhvillua në tre ditët e fundit, u hapi rrugë disa zhvillimeve të rëndësishme.

Ukraina, aleatët e saj evropianë dhe Kremlini – që të gjithë janë duke u pozicionuar për të negociuar me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, e cila e ka bërë të qartë se rregullat tradicionale gjeopolitike, nuk do të zbatohen më.

Në një postim në X, Kristi Raik, drejtore e Qendrës Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Talin, përshkroi atmosferën e zymtë në konferencë.

“Duke u larguar nga Munihu me shqetësim”, shkroi ajo.

Lexo edhe:

Analiza: Vendet e BE-së kanë 5 vite kohë për t’u përgatitur për luftë me Rusinë, çfarë parashikon plani

Marrëveshja e paqes në Gaza, Izraeli: Një nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk u përket pengjeve!

“[Presidenti ukrainas Volodymyr] Zelensky e bëri të qartë se Ukraina nuk shpreson që [SHBA-ja] do të punojë për një paqe të drejtë. Varet nga Evropa. Nuk jam e sigurt nëse Evropa është në lartësinë e detyrës. [Evropa] duhet të ndalojë së ankuari për mosftesën në negociata dhe të fokusohet në atë që mund të japë”, shtoi Raik.

Për ta përmbledhur situatën: udhëheqësit evropianë janë duke planifikuar të mbajnë një samit urgjent për luftën në Ukrainë, administrata Trump do të dërgojë një ekip negociator në Arabinë Saudite për të filluar negociatat me zyrtarët rusë, me synimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe Ukraina nuk duket se ka ende ndonjë vend në tryezë, gjatë atyre bisedimeve.

Të gjitha këto zhvillime pasojnë një paraqitje luftarake në Munih të zëvendësoresidentit amerikan, JD Vance.

“Kërcënimi për të cilin shqetësohem sa i përket Evropës, nuk është Rusia”, tha ai.

“Nuk është Kina, nuk është ndonjë aktor tjetër i jashtëm. Për çka shqetësohem unë, është kërcënim i brendshëm. Tërheqja e Evropës prej disa vlerave të saj më themelore”, shtoi ai, duke përmendur në mënyrë specifike lirinë e shprehjes.

Vance nuk i përmendi sulmet e Rusisë kundër opozitës së mbetur demokratike e as shkeljet që iu ka bërë ajo normave ndërkombëtare.

Paraqitja e tij para audiencës evropiane erdhi vetëm disa ditë pasi presidenti Trump njoftoi se ka pasur një telefonatë “të gjatë dhe shumë produktive” me presidentin rus, Vladimir Putin, më 12 shkurt.

Duket, gjithashtu, se Trumpit i është bërë edhe ftesë për të vizituar Moskën.

Biseda ka rritur shqetësimet në Kiev dhe në kryeqytetet evropiane se Trump do të ketë një qasje shumë më transaksionale gjatë negocimit të fundit të luftës në Ukrainë.

Formati i saktë i bisedimeve të tilla duket i qartë. Në një panel në konferencën e Munihut, i dërguari i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, tha se Evropa mund të mos jetë “në tryezë” kur të vijë koha për ndërmjetësimin e fundit të luftës në Ukrainë.

Konferenca e Munihut, përndryshe, ishte një moment sqarues për Ukrainën dhe mbështetësit e saj. Duke folur në konferencë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Evropa duhet të rritet kolektivisht në mbështetje të Ukrainës, derisa Uashingtoni i ndryshon prioritetet e tij.

“Ukraina nuk do të pranojë kurrë marrëveshje pas shpine, pa përfshirjen tonë”, tha ai.

“I njëjti rregull duhet të zbatohet për të gjithë Evropën. Nuk ka vendime për Ukrainën pa Ukrainën – asnjë vendim për Evropën pa Evropën”, shtoi Zelensky.

Kjo, mësa duket, është pyetja kryesore që mund të nxirret nga Konferenca e këtij viti në Munih: a do të negociohet paqja pa ukrainasit?

Konferenca, po ashtu, shihet si një ripërsëritje e paraqitjes së ashpër të presidentit rus, Putin, në vitin 2007 në Munih, kur ai shpërtheu kundër “botës unipolare”, të udhëhequr nga Uashingtoni.

Por, për ta parafrazuar ish-sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld: Ju e shkruani rrëfimin me analogjinë historike që keni, jo me atë që mund ta dëshironi ose dëshironi ta keni në një kohë të mëvonshme.

Historia mund të ofrojë vetëm paralele të pasakta, dhe Ukraina dhe Evropa janë duke hyrë në një territor krejtësisht të ri pas Munihut./REL

Etiketa: lufteZelensky

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza: Vendet e BE-së kanë 5 vite kohë për t’u përgatitur për luftë me Rusinë, çfarë parashikon plani

15:36 : 16/10/2025
BOTA

Marrëveshja e paqes në Gaza, Izraeli: Një nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk u përket pengjeve!

12:40 : 15/10/2025
BOTA

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025
BOTA

Komandanti i lartë ushtarak: Nuk do të ketë vendosje të trupave amerikane në Gaza!

21:05 : 11/10/2025
BOTA

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

13:20 : 09/10/2025
BOTA

Tmerri i 7 Tetorit 2023: Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

08:22 : 07/10/2025
Para

Merr flakë një banesë dykatëshe në fshatin Mënik të Tiranës

TË GJITHA

Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit

20:58 : 16/10/2025

Çmontohet organizata shqiptaro-kineze në Spanjë, trafikon 50 mln euro në vit për drogë

20:43 : 16/10/2025

Banorët e Tiranës pa ujë: Vjen vetëm dy herë në ditë, nga një orë!

20:40 : 16/10/2025

Protesta për krerët e UÇK-së nesër në Tiranë, Ali Ahmeti: Së shpejti do të organizohet edhe në Shkup

20:25 : 16/10/2025

Kapje me “IMSI Catcher”/ Si u fut në “çark” Aldo Avdyli? I merret ADN-ja, pyetet për 2 atentate në Tiranë

20:20 : 16/10/2025

Trump konfirmon takim me Putinin në Budapest

20:03 : 16/10/2025

“Ekspertiza e kryer në Itali është e tmerrshme”/ Rrëfimi i babait të Brian Spahiu: Jam i shokuar!

19:58 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com