• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Trump uron presidenten Osmani për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

18:13 : 16/02/2025
në RAJONI

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për 17-vjetorin e Pavarësisë së vendit, njoftoi Presidenca të dielën.

Presidenca e Kosovës tha në një njoftim për media se në mesazhin e tij, Trumpi e “përgëzoi popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces”.

Qytetarët e Kosovës do ta shënojnë të hënën përvjetorin e Pavarësisë, të cilën Prishtina e shpalli më 2008 me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Në letrën e Trumpit, sipas Presidencës së Kosovës, thuhet se “lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona”.

Lexo edhe:

Trump: Europa duhet të ndalojë së bleri naftë ruse

Trump paralajmëron Putinin: Do të ketë pasoja nëse nuk respektohen interesat e SHBA për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi, citohet të ketë thënë Trump në në mesazhin e tij.

Në fillim të shkurtit, presidentja Osmani tha se me administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump, Kosova synon të thellojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të investimeve strategjike.

Osmani zhvilloi një mori takimesh me zyrtarë amerikanë dhe kongresistë në Uashington në fillim të shkurtit, u takua me nënpresidentin JD Vance më 11 shkurt në një samit botëror për inteligjencë artificial në Paris, si dhe takoi delegacione të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë këtë fundjavë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Në letrën e tij, Trump tha se SHBA-ja mezi pret të ndërtojë lidhje më produktive me Qeverinë e Kosovës në vazhdim të këtij viti.

Kosova pret të ketë qeveri të re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të cilat i fitoi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, por pa arritur ta sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për ta formuar e vetme qeverinë.

Letra e Trumpit pason kritikat që i dërguari i tij për misione të veçanta, Richard Grenell, i bëri ndaj Qeverisë së kryeministrit Kurti më 3 shkurt, kur tha se SHBA-së i duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa ajo e Kurtit nuk është e tillë.

Kabineti i Kurtit nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me këto komente, por duke folur për një medium në Kosovë ai ka përsëritur se marrëdhëniet me SHBA-në janë në nivelin më të mirë – në çka ka reaguar sërish Grenell, duke thënë se ato në fakt nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët.

Kurti ishte përballur me kritika edhe nga administrata paraprake amerikane e udhëhequr nga Joe Biden, për shkak të disa veprimeve të ndërmarra në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, të cilat lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe.

Kurti i ka arseytuar ato veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Ndërkohë, Trump nuk e përmendi në urimin e tij drejtuar Osmanit dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Trump nuk e përmendi dialogun as në urimin drejtuar presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë së Serbisë javën e kaluar.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel – me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – prej vitit 2011, kanë arritur një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL

Etiketa: donald trumpvjosa osmani

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Europa duhet të ndalojë së bleri naftë ruse

16:37 : 04/09/2025
BOTA

Trump paralajmëron Putinin: Do të ketë pasoja nëse nuk respektohen interesat e SHBA për Ukrainën

19:00 : 03/09/2025
BOTA

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025
BOTA

Kriptomonedha e familjes Trump sjell 5 miliardë dollarë: American Bitcoin debuton në bursë

18:14 : 03/09/2025
BOTA

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

17:31 : 01/09/2025
BOTA

Çfarë ndodh nëse tarifat e vendosura nga Donald Trump shpallen të paligjshme?

18:30 : 30/08/2025
Para

Komisionerja europiane: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor po përshpejtohet, ndikuar nga gjeopolitika

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com