Emisioni “Stop” iu drejtua Tepelenës pasi mësoi Fatmir Dervishi bën fizioterapi shumë efektive. “Pacientes” së programit Dervishi i tha se ka hernie diskale duke i dhënë një ilaç pasi i bëri mirë e mirë fërkimin e rastit. Madje ai tha se punonte edhe në Shkodër veç Tepelenës.
Fatmir Dervishi: Pusho!
Qytetarja: Se më dhemb shumë.
Fatmir Dervishi: Pusho moj, të thashë!
Qytetarja: Uff!
Fatmir Dervishi: Pusho moj! Uff e buf ju. O pika neve! Edhe themi ne, që do na bëjnë fëmija, ne po ju shërbejmë akoma juve. Lëre të lirë këtu!
Qytetarja: Po!
Fatmir Dervishi: Mos u sforco! Na shfrytëzoni sa na keni me dorë e me këmbë, se nesër nuk do jemi!
Pasi mbaron punë me duar, Fatmir Dervishi shet edhe produkte që kushtojnë 40 mijë lekë të vjetra e nuk zgjidhin asgjë. Ai pretendon se ka mbaruar dy universitete dhe ka punuar me emra si Arqile Boti. Dervishi i thotë pacientes se ka punuar edhe në Spitalin Amerikan, madje e kanë kërkuar sërish edhe në spitalin ‘Nënë Tereza”. Licencën pranon që nuk e ka pasi nuk e do vetë. Në përfundim të ekzaminimit, pacientja duhet të lyejë mesin në mëngjes e në darkë me pomadën e doktorit. Dhe për të gjetur zgjidhje kur ke hall, 50 mijë lekë të vjetra janë hiçgjë.
Fatmir Dervishi: Unë kam punuar me Arqile Botin.
Qytetarja: Ke punuar dhe me doktor Arqilenë?
Fatmir Dervishi: Moj ti, Ylli Merjan unë e Arqileja e kemi zgjedhur.
Qytetarja: Juve?
Fatmir Dervishi: Ylli Merja mësues ka qenë.
Qytetarja: Sa vite ke?
Fatmir Dervishi: 53 vjet. 11 vjet kam qenë te Amerikani, te “Nënë Tereza”. Andeja kam dalë në pension. Te “Nënë Tereza” kam dalë. Ata po më kërkojnë akoma dhe sot dhe u kam thënë, po është se më doni për në Tufinë, a për në Sharrë hajde, po jua bëj qejfin, po vij që nesër. Po më kërkoni i thashë, unë të vij në Tiranë, i thashë ëhë.
Qytetarja: Po gjynah, që s’ke marrë një licencë e të hapësh!
Fatmir Dervishi: Ça licence me?! Unë licencën e marr që nesër, po s’e dua. Tani vëri duart këtu! Fort! Fort, fort! Këtu je te mekaniku dhe po u prishe, ne i ndreqim prapë. Siç je aty, siç je aty! Ulu moj, se s’ke gjë tani!
Qytetarja: Ohh..!
Fatmir Dervishi: Ça ndien?
Qytetarja: Asnjë gjë!
Fatmir Dervishi: Tani këtu, ke patur dhimbje? Këtu në rrëzë të kofshës nga brenda?
Qytetarja: Rrallëherë.
Fatmir Dervishi: Për momentin ke, s’ke?
Qytetarja: Jo! Tani jo!
Fatmir Dervishi: E mirë! Në rregull! Më saktë s’ke një, ke dy defekte. Je me hernie diskale te tresh-katra, që kur shtriheshe këtej, i bie këmba e djathtë dhe dy unaza më lartë ke një shtypje unaze. Këto shtypjet e unazës, të vjen ose nga peshat e rënda, ose nga ndonjë goditje, nga ndonjë rrëzim i pavullnetshëm, që trupi i themi ne, mund të kapi bosh. Trupi i papërgatitur. Nuk e dimë, nga se mund të të ketë ardhur. Një kërc i tillë në mënyrë të pavullnetshme, të ka dalë si gjethe në mes të brinjës së tretë dhe të katërt në këtë krah këtej që i bie krahu i djathtë. Ka dalë si ky këtu. Me këtë defekt, ti Elona mund të kesh mbi 10-vjet. Kur të vesh në shtëpi, çdo darkë dhe çdo mëngjes, dy herë dita. Është ky pomadë. Ça lyeve me të parën, do lyhesh direkt me të dytën.
Qytetarja: Ok!
Fatmir Dervishi: Këto i ke 100% bimore ato të bëjnë 40-të mijë lekë.
Qytetarja: 50-të, janë mjaftueshëm?
Fatmir Dervishi: Lëri aty mos…!
Qytetarja: Shumë faleminderit!
Fatmir Dervishi: Kurse për pjesën e doktorit, lër ça të duash atje, mos e vër veten në sëkëlldi, se unë atje tani të thashë atje, unë dua që ti të ngelesh e kënaqur, jo unë nga ti domethënë.
Për të kuptuar se çfarë bën realisht “fizioterapisti” i famshëm i Tepelenës, Fatmir Dervishi, emisioni “Stop” takon këtë të fundit. Ndryshe nga sa i tha pacientes, Dervishi mohon të jetë i shkolluar, por thotë se ka qenë shofer dhe i vjen duarsh në çështjet e fizioterapisë.
Gazetarja: Ju punoni si fizioterapist?
Fatmir Dervishi: Unë pensionist jam tani moj motër.
Gazetarja: Punoni si fizioterapist?
Fatmir Dervishi: Më vjen dorësh, ata që vijnë do të thonë… pse? Çfarë të keqeje ka? Ata që vijnë, që kanë ndonjë problem, nuk është se punoj se ka ndonjë… të përditshme, kush më vjen ndonjë kështu tani atje, me aq fuqi sa kemi mundohemi që ta ndihmojmë.
Gazetarja: Ju keni mbaruar për fizioterapi?
Fatmir Dervishi: Unë jam, tani atje do të them fizioterapist, më vjen dorësh, s’kam mbaruar, unë kam qenë shofer tërë jetën. Më vjen dorësh, është diçka që e bëj, ma bën dora.
Gazetarja: Si e keni mësuar?
Fatmir Dervishi: Po tani, si kam mësuar? Praktikë.
Gazetarja: Sa kohë keni që e ushtroni këtë gjë?
Fatmir Dervishi: Unë e kam ditur thuajse këtu e 40 vjet, 50 vjet, e kam ditur.
Gazetarja: 40 vjet, 50 vjet që merreni me këtë gjë.
Fatmir Dervishi: Nuk merrem, që di ta bëj.
Gazetarja: Me keqardhje mund të them që kjo që po bën ti është shkelje, e di?
Fatmir Dervishi: Unë tani do të them të vërtetën, po është shkelje, direkt e mbyllim që sot.
Gazetarja: Nuk e dije që është shkelje që ti bëje fizioterapi pa qenë fizioterapist?
Fatmir Dervishi: Tani unë të thashë, nuk e kam profesion. Po të isha, do ta shpallja në telefon, do të vija shpallje të tjera.
Madje ai thotë se nuk e di që ushtrimi i aktivitetit të tij pa asnjë lloj licence, është i paligjshëm. Gazetarja i nxjerr një kartëvizitë.
Gazetarja: Kjo është shpallja juaj apo jo?
Fatmir Dervishi: Kjo është një kartëvizitë. S’ka ndonjë… as ndonjë titull, as ndonjë gradë.
Gazetarja: Po pse i gënjen pacientët dhe nuk iu thua të vërtetën që nuk ke mbaruar shkollë?
Fatmir Dervishi: Tani me thënë të vërtetën, ata që më kanë pyetur varet sesi e kanë marrë. Vijnë me dhimbje të forta, mundohem…
Gazetarja: Mundohesh t’ua zbusësh dhimbjen.
Fatmir Dervishi: Ana psikologjike, thjesht kjo është.
Gazetarja: Thjesht për t’i qetësuar u thua që kam mbaruar ortopedinë.
Fatmir Dervishi: Thjesht kjo është anë psikologjike.
Sa u takon mjekimeve me pomada të bëra vetë, Fatmiri shpjegon se i ka provuar te vetja dhe të bëjnë mirë.
Fatmir Dervishi: Vaji i ullirit ka hudhrën brenda, ka specin djegës, zihet dhe e përpunojmë dhe del kjo. Kjo tjetra është alkool 96%, disa lloje bimësh, që te dafina, gjethet e ullirit, nga këto të malit, i themi neve murriz qeni ose trëndafil i egër…
Gazetarja: Për çfarë shërbejnë këto?
Fatmir Dervishi: Këto janë për të ushqyer indet nervore përmes lëkurës.
Gazetarja: Po kush jua ka mësuar këtë përbërje?
Fatmir Dervishi: Praktika, kush ma ka mësuar?
Gazetarja: Dhe ju ka rezultuar që bëjnë mirë?
Fatmir Dervishi: Për mua bëjnë mirë.
Gazetarja: Këto janë produkte që nu janë të kontrolluara.
Fatmir Dervishi: Motër, unë e kam provuar te vetja. E kam parë, e kam provuar te vetja dhe më bën mirë. Nëma mua ta provoj unë këtu dhe shikoje ti tani.
Gazietarja hap njërën prej shisheve, e nuhat dhe mbytet nga aroma e fortë. Fatmiri fërkon duart dhe thotë se përzierja të bën mirë. Jo vetëm kaq, ai nuk ka kërkuar pacientë, por ata i vijnë vetë.
Gazetarja: Të bëje një shkollë si njerëzit normalë,të hapje një qendër, të merrje një licencë…
Fatmir Dervishi: Motër, mua më vijnë, nuk i kërkoj, nuk kam kërkuar njeri.
Gazetarja: Të vijnë vetë?
Fatmir Dervishi: Absolutisht, nuk kam kërkuar njeri. Ata që kanë gjetur derman…
Gazetarja: Sa pacientë ke?
Fatmir Dervishi: 1-2 në ditë. Kjo derë, tani kush të vijë, do t’i them që ik gjeni ndonjë derë tjetër se unë nuk punoj më.