• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Shkatërrohet’ rrjeti i trafikut të drogës në Britani, dënohen edhe 3 shqiptarë – EMRAT

21:50 : 07/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Tetë persona janë dënuar me burg, ndërsa ishin të akuzuar se qëndronin pas një rrjeti të trafikut të kokainës me vlerë 7 milionë paund në Wiltshire.

Hetimet e policisë zbuluan se ata kishin trafikuar të paktën 70 kg të lëndës narkotike nga viti 2016 deri në vitin 2020 me lidhje me një grup kriminal shqiptar.

BBC shkruan se kreu i grupit, Warren Allison, 36 vjeç u dënua me 23 vjet burg ndërsa vëllai i tij, Kelroy Allison, 41 vjeç u burgos për 16.5 vjet.

Policia shpjegoi se Warren Allison kishte blerë një Lamborghini me “fitimet e tij të paligjshme”.

Lexo edhe:

SHBA godet një anije të dyshuar për trafik droge, humbin jetën gjashtë persona

Pastruan 1.25 mln euro, GJKKO dënon me 22 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës dhe 3 të tjerët

Hetimet ekzaminuan mijëra dokumente, biseda telefonike dhe të dhëna të telekomit si dhe pamje të mbikëqyrjes. Banda, e drejtuar nga vëllezërit Allison, bleu drogë me shumicë dhe përdorte rrjete të koduara komunikimi për ta shpërndarë në sasi më të vogla.

Ata siguruan një automjet të modifikuar posaçërisht për këtë çështje dhe një shofer të besuar si Richard Cowell, 57 vjeç. Ai kishte krijuar një zonë të posaçme në makinë për të fshehur kokainën dhe paratë ndërsa përdorte një telefon me EncroChat për të folur me vëllezërit Allison. Duke pranuar se kishte bërë korrierin edhe për grupe të tjera kriminale, ai u burgos për 9 vjet.

Ndërsa e dashura e Warren Allison, Porcia Densley, 38 vjeç vepronte si një “menaxhere financash”, duke mbledhur dhe shpërndarë para sipas udhëzimeve të tij. Ajo u burgos për 8 vjet.

Policia sekuestroi një sasi droge në Bristol ku oficerët ndërhynë kur ajo po i dorëzohej kushëririt të Allisons, Anthony Burke. 34-vjeçari u burgos për 8 vjet.

Kokainën e furnizonin shqiptarët Ledian Hoxha dhe Pjetër Pisha. Ata tentuan të largohen nga Britania e Madhe për t’i shpëtuar arrestimit, por Hoxha, 38 vjeç, u burgos për 7 vjet e 4 muaj dhe Pisha, 37 vjeç u dënua me 6 vjet e 8 muaj. Ndërsa shqiptari Enid Aliko, 28 vjeç, u burgos për 4 vjet pasi kishte siguruar një pajisje të koduar dhe vepronte si kontakt për grupin e krimit shqiptar pas arrestimeve.

Gjatë gjyqit 12-javor, vëllezërit Allison dhe Cowell pretenduan se mesazhet u referoheshin rrobave false dhe jo drogës, por prokurorët sollën përgjime të shumta për të mbështetur akuzën.

 

Goditet një rrjet i trafikut të drogës në Britani,

Etiketa: denohen shqiptarettrafik droge

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA godet një anije të dyshuar për trafik droge, humbin jetën gjashtë persona

19:18 : 24/10/2025
AKTUALITET

Pastruan 1.25 mln euro, GJKKO dënon me 22 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës dhe 3 të tjerët

12:43 : 20/10/2025
BOTA

SHBA godet një varkë tjetër në brigjet e Venezuelës, vriten 6 të dyshuar për trafik droge

10:24 : 15/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

14:54 : 10/10/2025
AKTUALITET

Goditet banda e narkotrafikantëve në Itali, kapen 6 mln € kokainë, në pranga 13 shqiptarë/ EMRAT

15:08 : 05/10/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Franca për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

13:46 : 05/10/2025
Para

Lideri suprem i Iranit hedh poshtë mundësinë e bisedimeve bërthamore me SHBA-në

TË GJITHA

Bashkia Kamëz merr vendimin! Rritet çmimi i transportit publik për linjën Kamëz–Tiranë

12:28 : 31/10/2025

“Pse kryebashkiaku i Tropojës u trajtua ndryshe, unë jo”, Veliaj: Po sikur t’ja bëjnë edhe Ogertës ose Florit

12:19 : 31/10/2025

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

12:17 : 31/10/2025

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025

Veliaj në Kushtetuese: Më donin me pranga në duar! Izolimi im ishte i imponuar nga shteti (LIVE)

11:44 : 31/10/2025

“Qeveria më shkeli të drejtat”, Veliaj në Kushtetuese: Goditja më erdhi nga të mitë (LIVE)

11:34 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com