• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kanabisi mjekësor, hyjnë në fuqi procedurat për pagimin e tarifës së licencimit dhe paketimit

14:39 : 06/02/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Këtë vit pritet të hapen aplikimet për licencimin e operatorëve që do të lejohen të kultivojnë dhe përpunojnë kanabisin në vend për qëllime mjekësore.

Nga ministritë përgjegjëse është vijuar me miratimin e procedurave për kryerjen e pagesave të tarifës për pajisjen me licencë të operatorëve, si dhe rregullat për kontrollin e cilësisë dhe paketimin e produkteve.

Në Fletoren Zyrtare është miratuar udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së shëndetësisë dhe Financave dhe ekonomisë “Për procedurën e pagimit të tarifës së licencës së prodhimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe mënyrën e përdorimit të kësaj tarife”.

Tarifa e përcaktuar në nenin 14, pika 9, të ligjit nr. 61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së Cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale” është në vlerën 100,000 lekë. Kjo tarifë është e pakthyeshme.

Në udhëzim përcaktohet se tarifa do të paguhet nga subjekti që kërkon të licencohet sipas faturës për arkëtim, referuar modelit të miratuar me urdhrin nr. 35, datë 11.11.2009, të ministrit te Financave, “Për miratimin e faturës për arkëtim”.

Lexo edhe:

Gjokutaj takohet me Ilir Metën tek ‘burgu 313’, avokati: Po përgatis ankimimin

Votimi i emigrantëve, KQZ paraqet dy alternativat/ Ja si mund të bëhet regjistrimi i tyre

Subjekti, për të proceduar me pagesën, duhet të shkarkojë nga faqja web e Agjencisë faturën për arkëtim. Më tej “Fatura për arkëtim”, paraqitet nga subjekti në bankën e nivelit të dytë për të kryer pagesën.

Banka e nivelit të dytë do të pranojë arkëtimin e tarifës vetëm me paraqitjen e faturës së plotësuar me të dhënat sipas modelit bashkëlidhur. Dokumenti i lëshuar nga banka, që vërteton kryerjen e pagesës, dorëzohet pranë Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Të ardhurat e përfituara nga kjo tarifë arkëtohen në llogarinë e të ardhurave të thesarit në favor të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it dhe përdoren sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 646, datë 16.10.2024, “Për procedurën dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, ka përcaktuar se 70% e arkëtimeve nga tarifat e licencimit do t’i kalojnë buxhetit të shtetit dhe 30% buxhetit të Agjencisë Kombëtare të Cannabis-it.

Po ashtu sipas nenit 15 i ligjit për kultivimin e cannabisit për qëllime mjekësore përcaktohej se pas vitit të tretë, operatorët do të paguajnë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5% të qarkullimit vjetor, por, në çdo rast, jo më pak se 10, 000, 000 lekë.

Ndërsa udhëzimi i ministrisë së Bujqësisë “Për metodat e kontrollit të cilësisë, lidhur me përmbajtjen e kanabinoideve, si dhe të kontrollit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik, për mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë” i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton metodat e kontrollit të cilësisë, para paketimit të materialit si dhe mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë.

Në udhëzim thuhet se metodat që do të ndiqen për analizimin do të jenë në përputhje me kriteret e vendeve importuese. Ndërsa paketimi në çdo rast, duhet të plotësojë kërkesat sipas shtojcës nr. 2 bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi, duke përfshirë kritere si etiketa nuk duhet të përmbajë reklamim të produktit dhe të dhëna që shkaktojnë keqinformim të konsumatorit, si dhe paketimi të jetë i sigurt për transportin./ Monitor.al

Etiketa: Kanabisi mjekësoilicencimipaketimiprocedurat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjokutaj takohet me Ilir Metën tek ‘burgu 313’, avokati: Po përgatis ankimimin

14:11 : 24/10/2024
AKTUALITET

Votimi i emigrantëve, KQZ paraqet dy alternativat/ Ja si mund të bëhet regjistrimi i tyre

15:59 : 04/01/2021
SHENDETI

Testet e shpejta, kur dhe kush mund t’i bëjë/ Përgjigjet brenda 30 minutave, çfarë duhet të dini

13:35 : 06/12/2020
AKTUALITET

Pasaportat biometrike, hapen 6 zyra të reja aplikimi në Europë/ Ja procedurat

14:55 : 03/11/2020
AKTUALITET

Sot nis lotaria amerikane, ja si të plotësoni aplikimin

15:27 : 07/10/2020
BOTA

Vizat gjermane: Më shumë se një vit për bashkim familjar

08:05 : 22/09/2020
Para

Shkeljet në garën për drejtorin e ri të RTSH, japin dorëheqjen dy anëtarë të Këshillit Drejtues

TË GJITHA

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:19 : 09/05/2025

Mot i paqëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

08:15 : 09/05/2025

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com