• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsioni në Rinas/ Dërgohen në gjyq 8 policë dhe pronari i një agjencie turistike

10:26 : 01/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 8 punonjës të kontrollit kufitar që lejuan kalimin e kufirit të personave të deportuar apo me shkelje të ligjit. Po ashtu ne gjyq eshte derguar edhe pronari i nje agjencie udhëtimi, ky i fundit akuzohet  për veprat penale “Korrupsion aktiv”, ‘Korrupsion pasiv’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.

Skema korruptive u zbardh pas zbërthimit të aparatit telefonik të pronarit të agjencisë Eneo Sulejamanaj i ndaluar më parë me lëndë narkotike.

Nga kqyrja e aparatit telefonik të këtij shtetasi, u gjetën biseda me punonjës të policisë për verifikimet në sistemin TIMS në Rinas.

Sipas organit të akuzës, Eneo Sulejamanaj ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi  “Bus Albania” me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”.

Shuma që policët përfitonin ishte nga 50 deri në 500 euro.

Lexo edhe:

Gjykata i kishte ndaluar daljen jashtë shtetit, 37-vjeçari kapet duke kaluar kufirin drejt Malit të Zi

I shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova

Nga hetimet, Prokuroria e Tiranës, informon se rezultoi se punonjësi i policisë, Briken Tereziu, për periudhën Prill 2023 – Mars 2024, lejoi daljen nga territori i RSH për 55 shtetas në shkelje të ligjit me ditë qëndrimi në konsumuara në zonën shengen dhe 10 shtetas të mitur, të papajisur me prokurë nga prindërit.

Në të njëjtën mënyrë vepruan edhe inspektorët e tjerë të akuzuar, Sokol Xhika, Ermal Mesi, Aris Drini, Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj, dhe Argil Hasa, të cilët për të njëjtën periudhë kanë lejuar kalimin e shtetasve të ndryshëm me ditë qëndrimi në konsumuara në zonën shengen apo që ishin deportuar nga vendet e BE si dhe të mitur pa prokurën e prindërve.

“Në përfundim të hetimeve rezultoi i provuar gjithë mekanizmi i kësaj veprimtarie të kundraligjshme dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë dërgon në gjyq të pandehurit: për veprat penale “Korrupsion aktiv”, ‘Korrupsion pasiv’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.

E tërë skema korruptive u zbardh pas zbërthimit të aparatit telefonik të shtetasit Eneo Sulejmanaj i ndaluar me më pare me lëndë narkotike. Nga kqyrja e aparatit telefonik të këtij shtetasi, u gjetën biseda me punonjës të policisë për verifikimet në sistemin TIMS në Rinas.

Nga hetimet e Prokurorisë Tiranë, rezultoi se shtetasi Eneo Sulejmanaj, ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi “Bus Albania” me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”. Me qëllim rritjen e përfitimeve të kompanisë së tij, ky shtetas rekrutonte dhe siguronte pasagjerë për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, duke marrë përsipër kundrejt pagesave monetare, ekstra vlerës së biletës së udhëtimit, edhe kalimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë të personave të cilëve për arsye të ndryshme nuk mund të udhëtonin” thuhet në dosjen e prokurorisë.

“Për këtë qëllim ai krijoi marëdhënie me punonjësin e policisë të kontrollit kufitar, shtetasin Briken Terziu të cilit kundrejt premtimit të shpërblimit në vlera monetare, i kërkonte kalimin e tyre. Ky punonjës pas kërkesave dhe porosive të ndryshme që merrte e udhëzonte shtetasin E.S. se tek cila kabinë duhet paraqiteshin pasagjerët, vlerën monetare në këmbim, si dhe mënyrën e dorëzimit të tyre, duke marrë përsipër edhe vendosjen e vulave fiktive në dokumentat e tyre të udhëtimit, me qëllim shmangien e prapësimeve nga vendi që kishin si destinacion”, tha akuza.

Ndërkohë kur punonjësi i policisë me inicialet B.T, nuk ishte në shërbim këto pasagjerë ia kalonte për përpunim kolegëve të tij, me detyrë po punonjës të policisë kufitare. Në lidhje me rastet të cilat kishin problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktoheshin edhe vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit dhe vlerat varionin nga 50-500 euro.

Emrat dhe akuzat

E.S. për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244/1 i K.Penal;

B.T. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259/1 dhe 248 të K.Penal;

S.Xh. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

E.M. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

A.D. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Y.P. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

R.Sh. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

E.A. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; dhe

A.H. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Etiketa: dosjagjyqkufi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata i kishte ndaluar daljen jashtë shtetit, 37-vjeçari kapet duke kaluar kufirin drejt Malit të Zi

12:31 : 22/10/2025
AKTUALITET

I shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova

11:26 : 20/10/2025
BOTA

Izraeli pritet të rihapë pikën kufitare të Rafahut

18:39 : 15/10/2025
AKTUALITET

Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

21:05 : 12/10/2025
AKTUALITET

Vdiq një i mitur/ Profesori italian, D’Angelo: Pas aksidentit në Fier, shkova në dasëm, nuk i dija pasojat (Dosja)

10:01 : 12/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025
Para

Vjedhja e fondeve/ PD: KLSH kërkon largimin e Erzen Tolës, pse nuk e dorëzon Manastirliu?

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com