• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Norvegjia ndalon një anije për dëmtimin e kabllove nënujore në detin Baltik

19:25 : 31/01/2025
në BOTA

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore të telekomunikimit mes Suedisë dhe Letonisë në Detin Baltik.

Policia në qytetin Tromso tha të premten se anija me pronësi norvegjeze dhe e regjistruar në Norvegji, Silver Dania, u ndalua pas një kërkesë ligjore nga autoritetet letone dhe bazuar në një urdhër nga Gjykata e Qarkut në Troms të Norvegjisë.

Kjo është anija e dytë që ndalohet në javën e fundit në lidhje me dëmtimin e kabllove. Policia suedeze e ndaloi një anije mallrash me flamuj maltezë nën dyshimin se dëmtoi kabllot nënujore.

“Ka dyshime se anija është përfshirë në dëmtimin e madh të një kablloje fibër në Detin Baltik mes Letonisë dhe Suedisë”, tha policia në një komunikatë.

“Policia është duke e kryer një operacion në anije, për të kontrolluar, kryer intervistime dhe për të gjetur prova”, tha ajo.

Lexo edhe:

Goditje për Dinamon në prag të sezonit të ri, titullari dëmtohet rëndë në gju

Vllaznia merr lajmin e mirë, dy “armë” më tepër për kuqeblutë në Islandë

Disa kabllo nënujore të telekomunikimit dhe energjisë janë dëmtuar në Detin Baltik që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Ekspertët dhe politikanët kanë fajësuar anijet e flotës së fshehtë të Rusisë, të përbërë nga cisterna të vjetra nafte. Kremlini ka mohuar përfshirjen.

Si pasojë e veprimeve sabotuese në rajon në kohët e fundit, liderët e NATO-s dhe BE-së janë pajtuar për ta nisur një mision vëzhgimi në Detin Baltik.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se “veprime të tilla armiqësore” nuk do të mbeten pa përgjigje, duke premtuar shtimin e pranisë ushtarake të NATO-s në rajon.

Rasti i parë i madh i sabotimit të infrastrukturës ndodhi në shtator të vitit 2022, kur një seri shpërthimesh nënujore shkatërruan tubacionet e gazsjellësit Nord Stream, që ishin ndërtuar për të bartur gazin rus në Evropë. Ende nuk është përcaktuar se çfarë i shkaktoi shpërthimet.

Një gazsjellës nënujore midis Finlandës dhe Estonisë u mbyll në tetor të vitit 2023 pasi u dëmtua nga spiranca e një anije kineze e mallrave.

*Video nga arkivi: Në nëntor, autoritetet finlandeze dhe gjermane

Incidenti më i fundit ndodhi më 26 janar, kur u këput kablloja që lidh telekomunikacionin midis Suedisë dhe Letonisë.

Një muaj më herët, në një tjetër incident, u dëmtuan kablloja elektrik “Estlink 2” dhe katër kabllo të telekomunikacionit që lidhin Finlandën dhe Estoninë.

Kjo ndodhi vetëm disa javë pasi dy kabllo telekomunikimi në ujërat suedeze u këputën më 17-18 nëntor.

Për incidentin e 25 dhjetorit dyshohet “Eagle S”, një cisternë nafte me flamurin e Ishujve Kuk, e cila besohet të jetë pjesë e “flotës së fshehtë” të Rusisë. Hetuesit dyshojnë se kabllot u dëmtuan kur cisterna i tërhoqi ato me spirancën e saj./ REL

Etiketa: baltikdemtimDetikabllonënujoreNorvegjia

Lajme të lidhura

SPORT

Goditje për Dinamon në prag të sezonit të ri, titullari dëmtohet rëndë në gju

16:35 : 28/07/2025
SPORT

Vllaznia merr lajmin e mirë, dy “armë” më tepër për kuqeblutë në Islandë

15:37 : 28/07/2025
NDRYSHE

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025
SPORT

Probleme për Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet në stërvitje

20:14 : 14/07/2025
SPORT

Musiala “fal” Donnarumma-n: Gjëra që ndodhin, nuk fajësoj askënd për dëmtimin

16:44 : 09/07/2025
SPORT

Pësoi dëmtim të rëndë ndaj PSG, ja sa pritet të mungojë Musiala

08:47 : 06/07/2025
Para

Një burrë gjendet i vdekur në oborrin e banesës në Korçë

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com