• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fasoneria nuk u jep punëtorëve rrogat, shumë muaj pa paguar sigurimet

21:30 : 24/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Më 9 Janar të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e zotit Ergin Isa, i cili u drejtua në redaksinë e “Stop” pasi ka një rrobaqepësi të vogël në qytetin e Durrësit dhe herë pas here lidhet me firma të mëdha, për të marrë punë.

Në muajin Prill firmosi një kontratë me firmën Do-Al shpk në Tiranë. Sipas marrëveshjes, Ergini do të qepte nëpërmjet rrobaqepësisë sasi të ndryshme rrobash dhe do të merrte një pagesë të caktuar. Bëri disa punë, si qepje xhupash dhe bluzash dhe iu tha se në fund do të merrte pagesën, por kjo nuk ndodhi.

Pagesa, që duhet të merrte ishte 2 milionë e gjysmë lekë të vjetra. Si pasojë, Ergini nuk ka paguar as punonjëset e rrobaqepësisë së tij dhe ato tashmë janë larguar. “Stop” shkoi pranë fasonerisë Do-Al Textil Shpk dhe veprimi i parë, që administratorja bëri ishte fshehja në zyrë. Ajo nuk pranoi të sqarojë problematikën, por thirri policinë për të bërë denoncim për hyrje pa leje në godinë edhe pse “Stop” kishte leje nga pronarët.

Pas këtij transmetimi, denoncime të tjera vërshuan në redaksinë e emisionit “Stop”. Armanda Gjata tregon se ka punuar pranë fasonerisë nga muaji Janar deri në muajin Gusht dhe më pas ka dhënë dorëheqjen, pasi kishin vonesë rrogash. Ajo thotë se ka një pagë të papaguar dhe 5 muaj pa sigurimet shoqërore.

“Kam punuar nga muaji Janar deri në muajin Gusht në tekstil. Në muajin Gusht jam shkëputur nga puna kam dhënë dorëheqjen, kishte 2 muaj që na vononte rrogat. Unë kam një muaj rrogë brenda që nuk ma ka dhënë fare. E kam kontaktuar që të më bëjë pagesën dhe asgjë, nuk pranon që ta paguajë. Ndërkohë nga Prilli deri në Gusht nuk më janë paguar siguracionet. Kam shkuar pranë inspektoratit dhe nuk më kanë dhënë asnjë zgjidhje. Ia kemi lënë në ngarkesë thonë, por asgjë”, tha Armanda Gjata.

Lexo edhe:

Kosovë/ Punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë rritjen e pagave

Për çfarë protestojnë punëtorët shqiptarë këtë 1 Maj?

Drande Dedaj thotë se ka punuar makiniste një vit dhe nuk iu ka dhënë pagesën që u jepej në dorë prej muajit Prill dhe ka 8 muaj të pasiguruar.

“Kam punuar në tekstil për një vit makiniste. Që na muaji Prill na kanë vonuar rrogat, pastaj në Nëntor mua më ka mbajtur lekët e dorës kurse Dhjetorin mua nuk ma ka dhënë fare. Mua m’i kanë kaluar në bankë të gjitha. 3 muajt e fundit m’i kanë kaluar 400-420 në bankë, të tjerat në dorë. Në dorë më takonte të merrja 120 dhe nuk m’i ka dhënë. Unë kam gati 500 mijë lekë pa marrë. Kam qenë e siguruar, por prej 8 muajsh jam pa sigurime. I ka deklaruar, por nuk i ka paguar”, tha Drande Dedaj.

Etleva Barçi dëshmon gjithashtu, se ka punuar si makiniste gati 3 vjet e gjysmë. Ka për të marrë paratë për 20 ditë punë dhe ka disa muaj boshllëqe në sigurimet shoqërore.

“Kam punuar për gati 3 vite e gjysmë. Ka për të më paguar një shumë prej 20 ditësh pune, ose bashkë me siguracionet dhe lejen që i binte të më paguante i bien të paktën 500 mijë lekë. Për arsye se ajo mbylli punën për 10 ditë dhe nuk na ktheu përgjigje. Në momentin që hapi punën unë nuk isha e gatshme për të shkuar në punë sepse kisha arsyet e mia dhe që nga ai moment ajo më ka hequr nga letrat në fillim të Korrikut. Problemet në këtë kompani kanë filluar që në Qershor. Qershorin që nuk i ka paguar pothuajse të gjithë punëtorët që kanë ikur nga puna. I kam kërkuar arsyen, i kam shkruar dhe më ka thënë do të t’i jap”, tha Etleva Barçi.

“Stop” u drejtua pranë Drejtorisë Rajonale të Inspektoratit të punës dhe Armando Loga, përgjegjësi i inspektimit tregon se çështja është dërguar për kompetencë pranë Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës, për të vjelë detyrimet e subjektit.

“Subjekti Do-Al Textil Shpk është inspektuar shumë herë nga ne. Për herë të fundit është me ankesë nga punëmarrës të cilët kishin pagat pa marrë dhe sigurimet pa hedhur, kontributet shoqërore. Ne kemi marrë masë ndaj subjektit është sanksionuar për problemet që ka. Gjithashtu i kemi dërguar për kompetencë Drejtorisë Tatimore Rajonale Tiranë për mbledhjen e kontributeve me forcë pasi nuk e kemi ne eksesin për të mbledhur detyrimet me forcë. Por, i bëhet me dije kjo komptenecë institucionit që ka detyrimin ligjor për t’i mbledhur këto kontribute dhe ne herë pas here i kemi dërguar shkresë Drejtorisë Rajonale Tiranë për çdo rast dhe për çdo ankesë që na ka ardhur këtu, që nuk janë derdhur kontributet për sigurimet shëndetësore shoqërore. I vetmi institucion që mund ta urdhërojë subjektin dhe mund t’i thotë që të shlyejnë detyrimet është gjykata, nuk kemi dashur që të shkojë deri në gjykatë për të harxhuar kohë. Por, ka qenë e pamundur me ndërhyrjen tonë që subjekti të paguajë pagat e punëmarrësve dhe sigurimet e prapambetura”, tha Armando Loga.

Ndaj këtij subjekti është vendosur një gjobë dhe i është lënë detyrë, që të bëjë pagesat. Sipas tij gjykata është institucioni, që do të detyronte subjektin të shlyente detyrimet./tvklan

Etiketa: fasoneriapunetoretrroga

Lajme të lidhura

BOTA

Kosovë/ Punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë rritjen e pagave

14:14 : 01/05/2025
AKTUALITET

Për çfarë protestojnë punëtorët shqiptarë këtë 1 Maj?

12:32 : 01/05/2025
AKTUALITET

Paga minimale u rrit në të gjitha vendet e Rajonit, përveç Shqipërisë, mbetet më e ulëta

10:00 : 29/04/2025
AKTUALITET

“Shqipëria sot ka kapital, por jo forcë punëtore”/ Qori: Synojmë përmirësimin e kushteve të punës

22:47 : 24/04/2025
AKTUALITET

“Nuk më del rroga e drejtorit të TVSH”, OJQ-ja e Iris Luarasit, 300 mijë USD në vit nga USAID

12:21 : 09/03/2025
BOTA

Vendi më i ftohtë në botë kërkon punëtorë, rroga minimale 35 mijë euro në vit!

10:19 : 28/02/2025
Para

Inteligjenca artificiale në Shqipëri, frikë apo mundësi?

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com