Milot Rashica është protagonisti absolut i Besiktasit pasditen e sotme në ndeshjen që ekipi i tij po luan në shtëpi përballë Athletic Bilbao.
Sfida e vlefshme për raundin e 7-të të grupit të Europa League,kryesohet 2-1 nga klubi turk.
Ishte pikërisht Rashica ai që shënoi golin e parë për të tijët në minutën e 17-të. Ernest Muçi merr topin nga mesi i fushës dhe me një sprint të fuqishëm depërton drejt zonës kundërshtare duke pasuar për Rafa Silva.
Ky i fundit pason bukur për Rashicën i cili me një goditje spektakolare dërgon topin në fundin e rrjetës së portës kundërshtare.
Pjesa e parë do të mbyllej në barazim 1-1 pasi për spanjollët realizoi Unai Gomez në minutën e 45-të. Por në minutën e 60-të, Rashica merr sërish vëmendjen duke realizuar golin e dytë për të rikthyer skuadrën e tij në avantazh.
Rafa Silva pason për sulmuesin e Kosovës i cili me portën e boshatisur nuk ka asnjë problem për të dërguar topin në rrjetë.