• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ilir Beqaj mbetet në qeli/ GJKKO rrëzon kërkesën e ish ministrit të Shëndetësisë

10:52 : 17/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqajt për zëvëndësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për dosjen SASPAC, duke e lënë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Avokati i ish ministrit të Shëndetësisë, kërkoi zëvëndësim mase me argumentin se nuk është marrë ende i pandehur nga SPAK dhe se nuk ka rrezik për t’u larguar nga vendi.

Ish-ministri Beqaj, i cili është në hetim pasuror për abuzimet me fondet e SASPAC, u arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme më 4 korrik 2024. Ai akuzohet lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Ilir Beqja deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit, lidhur me dosjen e “Sterilizimit”.

Nga ana tjetër, edhe Gjykata e Lartë la ne fuqi masën e arrestit në burg të caktuar ndaj Beqajt, për të cilin po mbahet edhe një proces tjetër në lidhje me dosjen e sterilizimit.

  • DOSJA

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Lexo edhe:

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

Gzona është një restorant i vendosur në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës – e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanatit dhe kulinarisë.

I drejtuar nga një shef kuzhine që mori famë prej shfaqjes së tij në emisionin ‘Masterchef’, restoranti premton një evolucion të traditës, me pjata të tilla si byreku me qepë-domate, tru viçi me lulelakër në qymyr si dhe njoki panxhari me djathë mishavinë.

Restoranti frekuentohet nga njerëzit më të pushtetshëm në kryeqytet, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, si dhe nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian – përfshirë ish-ambasadorin Luigi Soreca dhe shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Megjithatë, prokurorët shqiptarë dyshojnë se pas listës së shquar të klientëve dhe artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Në qendër të kësaj skeme dyshohet se qëndron Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë që drejtonte deri në dhjetor Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, dhe Ermal Kurtulaj, koordinator i programit ‘USAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

i pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmorri më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Kontrollin në banesë e konfirmoi për gazetarët vetë Beqaj, i cili u paraqit në SPAK në të njëjtën ditë për shkak të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij sa i përket hetimeve për aferën e sterilizimit të pajisjeve mjekësore – një çështje paralele ku ish-ministri dyshohet për shpërdorim detyre.

“Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty,” tha Beqaj për gazetarët jashtë dyerve të SPAK.

Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj po ashtu konfirmoi kontrollin për mediat dhe shtoi se ishin sekuestruar dokumente, kompjuterë dhe telefonat celularë dhe konfirmoi se veprimet hetimore lidheshin me rolin e ish-ministrit si drejtues i SASPAC.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për t’i caktuar atij masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat mbi aferën e sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Etiketa: beajkGJJKKoilir beqajish-ministrishendetesiavebndimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

10:40 : 15/07/2025
AKTUALITET

Transplantet, në vendnumëro/ Në Shqipëri bëhen vetëm veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

14:29 : 12/07/2025
AKTUALITET

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët! Historiku i IEVP Durrës

14:02 : 29/06/2025
AKTUALITET

Sterilizimi/ Kërkohet nga 10 vite burg për Rrjepajn e Rrapajn, SPAK jep pretencën për 8 të pandehur

15:46 : 25/06/2025
AKTUALITET

Koncesioni i sterilizimit drejt mbylljes, kostoja reale 53% më shumë se kontrata

08:09 : 23/06/2025
Para

Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë: Çfarë pritet për Shqipërinë dhe Ballkanin?

TË GJITHA

Vodhi një makinë të parkuar në Astir, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

13:19 : 18/07/2025

SKANDAL/ Salmon i infektuar nga Serbia në supermarketet shqiptare, AKU hesht

13:14 : 18/07/2025

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025

Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

12:51 : 18/07/2025

Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit”

12:42 : 18/07/2025

Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

12:28 : 18/07/2025

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com