• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimet online, Shoqata Shqiptare e Bankave tregon 3 skemat kryesore

14:58 : 16/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në një deklarate për mediat ditën e sotme, ka folur për mashtrimet online ku po keqpërdoren të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve për të kryer veprime në internet.

Shoqata Shqiptare e Bankave ka zbuluar 3 skemat kryesore që përdorin mashtruesit për të marrë të dhënat bankare të një qytetari, si oferta joshëse nga tregtarë të rremë ku përdorin emra të njohur për të fituar besimn e tyre, faqe interneti të rreme ku paraqiten sikur ofrojnë oferta apo shërbime të vërteta, si edhe me anë të njoftimeve ku premtojnë përfitime financiare.

“Këto përpjekje mashtruese realizohen kryesisht përmes SMS-ve, email-eve dhe rrjeteve sociale, duke u kërkuar qytetarëve të ndjekin linqe të dyshimta. Nëse linqet ndiqen, mashtruesit kërkojnë të dhëna personale dhe të dhëna sigurie, si kode, PIN etj., duke realizuar transaksione të paligjshme në favor të llogarive të tyre”, shpjegon AAB.

Deklarata e plotë: 

Lexo edhe:

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes! Mashtrimet online po marrin forma të reja

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

Si funksionojnë këto mashtrime?

Sipas informacionit nga bankat, janë identifikuar tre forma kryesore përpjekjesh për të mashtruar mbajtësit e një karte apo llogarie bankare:

  1. Oferta joshëse nga tregtarë të rremë, duke përdorur edhe emra të mirënjohur tregtarësh për të fituar besimin e qytetarëve.
  2. Faqe tregtare të rreme, të cilat paraqiten sikur ofrojnë oferta apo shërbime të vërteta.
  3. Njoftime që premtojnë përfitime financiare, si p.sh. fonde falas nëse je mbi një moshë të caktuar për t’i shpenzuar te njësia tregtare (këto raste publikohen më shumë në internet, në rrjetet sociale), të ka ardhur një pako por mungon informacioni i adresës, ose mesazhe telefonike (kryesisht SMS ose iMessage) për pako të mbërritura në emrin tënd për të cilën duhet të kryhet pagesë me kartë online në një faqe të rremë.

Këto përpjekje mashtruese realizohen kryesisht përmes SMS-ve, email-eve dhe rrjeteve sociale, duke u kërkuar qytetarëve të ndjekin linqe të dyshimta. Nëse linqet ndiqen, mashtruesit kërkojnë të dhëna personale dhe të dhëna sigurie, si kode, PIN etj., duke realizuar transaksione të paligjshme në favor të llogarive të tyre. Në rast të mashtrimit, të vidhen të dhënat personale dhe ato të kartës bankare, plus dëmi financiar sepse transaksioni në para realizohet me sukses. Fatkeqësisht, ka pasur raste të raportuara ku individë kanë rënë pre e këtyre skemave mashtruese.

Masat parandaluese të sugjeruara

Për të mbrojtur veten nga këto mashtrime, AAB dhe bankat anëtare i këshillojnë qytetarët të ndjekin këto udhëzime:

  • Fshini çdo mesazh apo email të ardhur nga burime të dyshimta që ju kërkon të klikoni në linqe ose të bëni telefonata në numra të treguar në tekst.
  • Mos tregoni asnjë kuriozitet për të provuar se çfarë mund të jenë këto njoftime joshëse ose që ju kërkojnë të kryeni një veprim me urgjencë.
  • Mos iu përgjigjni teksteve që duket se janë nga një institucion financiar ose shitës që ju kërkojnë të përditësoni informacionin e llogarisë tuaj ose të jepni informacione personale.
  • Në asnjë rast banka nuk do t’ju kërkojë të dhënat personale bankare, si numrin e kartës, PIN, kode sekrete ose fjalëkalime. Në qoftë se ju kërkohen këto të dhëna nëpërmjet email-it, sms ose telefonatave, me shumë mundësi është një përpjekje mashtrimi.
  • Kryeni pagesa online vetëm në dyqanet dhe tregtarët e besueshëm, pasi të keni verifikuar faqen e tyre zyrtare në internet dhe në qoftë se keni kryer më përpara një blerje të suksesshme.
  • Njoftoni menjëherë bankën tuaj për të gjurmuar burimin e mesazhit dhe marë masa për të bllokuar dërguesin.
  • Në rast se keni kryer një transaksion të tillë, pra jeni mashtruar, duhet patjetër të kontaktoni menjëherë bankën që të ndryshoni menjëherë kartën dhe elementët e tjerë të sigurisë së qasjes dhe veprimit në llogari.

Bankat anëtare të AAB-së kanë ndërmarrë hapa konkretë për të informuar dhe mbrojtur klientët duke publikuar njoftime për ndërgjegjësim në rrjetet sociale dhe ATM-të dhe përmirësuar  sistemet e  sigurisë për të parandaluar këto mashtrime. AAB ka intensifikuar bashkëpunimin me institucionet përkatëse për të ndjekur dhe adresuar këto raste mashtrimi. Ky bashkëpunim institucional së bashku me ndërgjegjësimin e klientëve bankarë, është i nevojshëm për të eliminuar rreziqet dhe rritur sigurinë financiare të qytetarëve.

Ftojmë çdo mbajtës të një llogarie apo karte bankare të jetë i vëmendshëm dhe të kontaktojë menjëherë bankën në rast të dyshimeve për mashtrim.

Etiketa: mashtrimeShoqata Shqiptare e Bankave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes! Mashtrimet online po marrin forma të reja

14:37 : 18/09/2025
AKTUALITET

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mashtrimet online me ilaçet, përdorin imazhet e mjekëve për të bindur të moshuarit për “mrekullinë”

20:05 : 07/08/2025
BOTA

WhatsApp mbyll 6.8 milionë llogari: Merreshin me mashtrime

09:03 : 06/08/2025
AKTUALITET

KUJDES/ Vazhdojnë mashtrimet me mesazhe në celular! Mos hapni linqet, ju vjedhin të dhënat

11:30 : 21/07/2025
Teknologji

Paralajmërim për 1.8 miliardë përdorues të Gmail: Bëni këto ndryshime tani

09:44 : 19/06/2025
Para

Çmontohet "çerdhja e prostitucionit" në Tiranë, arrestohet turku që rekrutonte eskorta

TË GJITHA

Çudit Xheneta: Më kanë bërë magji të zezë, nuk arrij të fle në shtëpinë time

17:50 : 18/09/2025

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

17:37 : 18/09/2025

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për “konflikt interesi”

17:34 : 18/09/2025

Takimi Trump-Starmer, SHBA investon miliarda dollarë për infrastrukturën britanike të IA

17:31 : 18/09/2025

Paguan për “kokën” e Bujar Nasufit, kush janë dy vëllezërit Xhani nga Përmeti

17:30 : 18/09/2025

Zyrtare/ Mourinho rikthehet në Portugali, firmos me klubin ku nisi karrierën si trajner

17:16 : 18/09/2025

“Putin më ka zhgënjyer!” Trump nga Londra: E ndjej detyrim të zgjidh luftën në Ukrainë

17:12 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com